MULTIVAC
Sistemet e transportierëve MULTIVAC kanë përdorim të gjithanshëm. Ata automatizojnë në mënyrë të sigurt, ekonomike dhe higjienike furnizimin e produkteve dhe të vasketave për në makineritë e paketimit, furnizimin e paketimeve për në modulet pasuese, si dhe largimin e kutive të kartonit.
Sistemet e transportierëve MULTIVAC shquhen për efiçencën e lartë, jetëgjatësinë dhe përfitimin ekonomik. Sistemi modular i grupeve të konstruksionit me gjeometri dhe gjatësi të shumëllojshme të transportierëve mundëson projektimin individual sipas kërkesave specifike. Sistemet e transportierëve MULTIVAC mund të integrohen pa asnjë problem në linjat e paketimit dhe në njësinë e kontrollit të tyre. Si zgjidhje e pavarur, ata punojnë në mënyrë të pandërprerë ose mund të komandohen me sensorë. Përdorimi i tyre është i thjeshtë, intuitiv dhe i sigurt. Pastrimi dhe mirëmbajtja realizohen shumë shpejt falë dizajnit ergonomik të tyre.
Conveyor systems:
Converging and transport
5.99 MB PDF
Automation:
3.68 MB PDF
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.