- Ndodhesh këtu:
- Faqja kryesore
- Zgjidhjet
- Zgjidhjet e transportimit
- Sistemet e transportierëve MBS
MULTIVAC
Sistemet e forta të ndarjes MBS e orientojnë prodhimin nga sistemet e paketimit me disa korsi në një pistë të vetme. Për këtë, sistemet MBS mund të vendosin një distancë konstante midis paketimeve. Ky funksion është veçanërisht i nevojshëm në rastin e integrimit të peshoreve të kontrollit në procesin e paketimit. Sistemet MBS përdoren gjithashtu për të rregulluar flukset e produkteve.
Sistemet e ndarjes MBS mund të porositen, sipas zgjedhjes, me një numër fiks korsish ose në dizajnin me shumë formate. Disa modele mund të integrohet gjithashtu direkt në zonën e daljes së një makinerie paketimi. Kjo mundëson zgjidhje paketimi me një gjurmë të minimizuar të makinerisë.
Falë konstruksionit të tyre të fortë dhe higjienik ato mund të pastrohen plotësisht me ujë. Përdorimi i çelikut inoks kontribuon për një lehtësi në pastrim dhe në jetëgjatësinë e makinerisë. Si mekanizma lëvizës përdoren motorë trefazorë me kontroll nga frekuenca, si dhe servomotorë. Kjo gjë bën të mundur një saktësi të lartë në pozicionim. Sistemet e ndarjes MBS mund të pajisen edhe me sensorë, sisteme inspektimi dhe me pajisje për seleksionimin e paketimeve.
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.