- Ndodhesh këtu:
- Faqja kryesore
- Zgjidhjet
- Zgjidhjet e transportimit
- Sistemet e paletizimit
MULTIVAC
Zgjidhjet për paletizimin të mbështetura me robot bindin me nivelin shumë të lartë të fleksibilitetit, besueshmërisë dhe kosto-efektivitetit. Ato i realizojnë detyrat e ndryshme në procesin e paletizimit me performancë dhe precizion optimal, me rentabilitet maksimal dhe konsum të ulët të energjisë.
Sistemet e paletizimit MULTIVAC trajtojnë kartonë dhe kuti plastike nga më të ndryshmet, si objekte të veçanta ose si stivë, si dhe paleta të madhësive nga më të ndryshmet. Softueri bën të mundur që edhe operatorët që nuk janë trajnuar në mënyrë specifike, të krijojnë modele të ndryshme të vendosjes së paletave.
Sistemi modular i grupeve të konstruksionit mundëson projektimin individual me mbërthyes, sisteme furnizimi dhe largimi, si dhe me sistemin më modern të sensorëve. Si rezultat, është e mundur të arrihet një përshtatje perfekte për sa i përket produkteve, kapaciteteve, sipërfaqeve të vendosjes, si dhe e proceseve përpara dhe atyre vijuese. Sistemet e instaluara të paletizimit mund të pajisjen lehtë me funksione të tjera shtesë.
Njësia e komandimit e sistemeve të paletizimit është e integrueshme në njësinë e komandimit të të gjithë linjës. Operimi kryhet në mënyrë komode dhe të sigurt nga një HMI e veçantë. Për sigurinë e lartë të procesit kontribuojnë precizioni i lartë dhe saktësia në përsëritje.
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.