- Ndodhesh këtu:
- Faqja kryesore
- Zgjidhjet
- Zgjidhjet e transportimit
- Ngarkuesi shirit
MULTIVAC
Ngarkuesi shirit MULTIVAC kryen marrjen e porcioneve nga një pajisje prerëse në feta, si dhe drejtimin, zbutjen dhe vendosjen e tyre në paketime, me rendiment dhe precizion të lartë. Sistemi fleksibël modular mund të lidhet më së miri në zgjidhjet ekzistuese të paketimit dhe disponohet edhe si version që integrohet në njësinë e komandimit, edhe si pajisje e pavarur më vete.
Ngarkuesi shirit shquhet për mënyrën e konstruksionit higjienik dhe që kursen hapësirë. Njësitë e ndara të shiritit lejojnë aksesin e shpejtë dhe të lehtë në makinerinë e paketimit, për shembull, për të kryer ndërrimin e filmit mbështjellës. Për përdorim fleksibël në makineritë e ndryshme të paketimit përshtatja e shiritit zbutës dhe të drejtimit mund të kryhet shpejt dhe lehtë.
Ngarkuesi shirit MULTIVAC shquhet për përfitimin e lartë ekonomik që ofron. Ndërrimi i shpejtë i produktit, konsumi i ulët i energjisë dhe përdorimi efikas i personelit kontribuojnë në kosto të ulëta pune në mënyrë të vazhdueshme.
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.