- Ndodhesh këtu:
- Faqja kryesore
- Zgjidhjet
- Zgjidhjet e transportimit
- Modulet e transportimit
MULTIVAC
Modulet e forta të transportimit nga MULTIVAC i kryejnë detyrat e furnizimit me performancë, precizion dhe fleksibilitet maksimal. Përmes servomotorëve dhe teknologjive inovative të mbërthimit ato mundësojë edhe efiçencë të lartë energjie. Ndërtimi modular me një shumëllojshmëri robotësh, mbërthyesish, transportierësh dhe sensorësh mundëson projektim individual të tyre. Përveç kësaj, disa module transportimi mund të integrohen direkt në skeletin e makinerive të formimit termik të ambalazhit dhe paketimit. Kjo gjë bënë të mundur një gjurmë minimale të pakrahasueshme të makinerisë në këtë industri. Nëse kërkesat për zgjidhjen e transportimit vijnë duke u rritur, modulet e transportimit të instaluara më parë mund të zgjerohen më tej në drejtim të nivelit të hapësirës dhe sistemit të sensorëve.
Modulet e transportimit MULTIVAC shquhen për përfitimin e lartë ekonomik që ofrojnë. Ndërrimi i shpejtë i produktit, konsumi i ulët i energjisë dhe përdorimi efikas i personelit kontribuojnë në kosto të ulëta pune në mënyrë të vazhdueshme.
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.