- Ndodhesh këtu:
- Faqja kryesore
- Zgjidhjet
- Zgjidhjet e transportimit
- Furnizuesi centrifugë
MULTIVAC
Furnizuesi centrifugë është një zgjidhje ndarjeje efikase dhe që mbron produktin në zonën e furnizimit të produktit. Ai është veçanërisht i përshtatshëm për produktet e drejta dhe uniforme, si p.sh. salsiçet.
Në kombinim me një transportier elevator, furnizuesi centrifugë krijon një qarkullim të orientuar në një korsi të produkteve. Ngarkimi i një sistemi paketimi të montuar pas tij realizohet në mënyrë tipike me anë të një moduli transportimi.
Falë konstruksionit të fortë dhe higjienik furnizuesi centrifugë mund të pastrohet plotësisht me ujë. Përdorimi i çelikut inoks dhe i materialeve higjienike të cilësisë tepër të lartë kontribuojnë në pastrimin e sigurt dhe në jetëgjatësinë e sistemit.
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.