Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Zgjidhjet e transportimit

Individualitet në sajë të modularitetit - zgjidhjet e transportimit të MULTIVAC.

Për transportimin e produkteve të ndryshme në procesin e paketimit MULTIVAC ofron një portofol të gjerë makinerish që është gjithmonë në zgjerim të vazhdueshëm. Spektri përfshin zgjidhje për transportimin e automatizuar, drejtimin, furnizimin dhe veçimin e produkteve, të paketimeve dhe kutive të kartonit me rendiment, saktësi dhe fleksibilitet maksimal - dhe projektimin optimal sipas kërkesave përkatëse të performancës.

Për transportimin e produkteve nga më të ndryshmet në procesin e paketimit MULTIVAC ofron një portofol të gjerë makinerish që është në zgjerim të vazhdueshëm. Ky portofol përfshin zgjidhje për transportimin e automatizuar, drejtimin, furnizimin dhe veçimin e produkteve, të paketimeve dhe kutive të kartonit. Zgjidhjet e transportimit nga MULTIVAC rritin efiçencën e procesit dhe garantojnë një qarkullim optimal të produktit. Ato disponohen në të gjitha klasat e performancës, si dhe në standarde të ndryshme higjiene. Teknologjitë e ndryshme dhe modulariteti më i madh i mundshëm bëjnë të mundur përshtatjen fleksibël sipas kërkesave të veçanta për sa i përket përdorimeve dhe funksioneve.

Zgjidhjet e transportimit MULTIVAC mund të integrohen pa asnjë problem edhe në linjat ekzistuese të paketimit. Ato mund të zgjerohen me funksionalitete shtesë për të plotësuar kërkesat shtesë të reja.

Si ofrues gjithëpërfshirës i zgjidhjeve me kompetencë të mirënjohur për linjat dhe automatizimin, ne nuk kemi në fokus vetëm module dhe hapa të veçantë të procesit, por përkundrazi që të gjithë linjën e paketimit. Projektimi optimal i zgjidhjes së kompletuar për çdo përdorim bën të mundur minimizimin e kohëve të proceseve në kapacitetin maksimal të prodhimit. Kjo gjë kontribuon në kosto të ulëta pune dhe në një gjurmë të optimizuar të linjave.

Integrimi i plotë i sistemeve të transportimit në njësinë e komandimit të linjës garanton një proces të sigurt me precizion të lartë dhe mundësi të përsëritjes së rezultateve. Ai përbën gjithashtu bazën për një dokumentim të plotë dhe gjurmueshmërinë. Kjo gjë siguron transparencën e vazhdueshme përgjatë të gjithë zinxhirit të procesit.

 

 

Zgjidhjet e transportimit

Furnizimi, transportimi (Converging)

Shkarkimet

Automation:
3.67 MB PDF

Shkarkuar PDF

Linja të plota  gati për përdorim nga një furnizues i vetëm

Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.

Mëso më shumë >