Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Përpunimi i brumit

Brumi është pasioni ynë. Synimi ynë mbetet jetësimi i cilësisë.

Produkte për pjekje të klasit të parë dhe plot shije – teknologjia e avancuar e FRITSCH është sinonim i suksesit tuaj në treg. Sepse zgjidhjet tona inovative për përpunimin e brumit janë pararendëse në çdo aspekt. Kudo nëpër botë. Për pjekësit artizanë dhe për industrinë. Portofoli ynë shtrihet nga makinat e hapjes së brumit te linjat fleksibël gjysmë-automatike e deri te linjat teke industriale.

Tashmë prej shumë dekadash makineritë FRITSCH impresionojnë në përdorimin e përditshëm në mbarë botën. Sfida jonë: përpunim delikat i brumit, fleksibiliteti më i madh i mundshëm dhe siguria maksimale e procesit. Edhe në rendimentin më të lartë në operim të vazhdueshëm.

Sepse ne e njohim tregun dhe njohim edhe nevojat e klientëve tanë kreativë. Dhe ndërthurim gjithmonë njohuritë teknologjike dhe kapacitetin artizanal me pasionin tonë të madh për brumin dhe përpunimin e tij. Në këtë mënyrë krijohen makineri me cilësi të shkëlqyer për prodhimin efikas dhe të saktë të produkteve për pjekje të llojeve nga më të ndryshmet. Në sasi të mëdha dhe të vogla.

 

 

Avantazhet në një vështrim të shpejtë

Përpunim delikat i brumit për cilësinë më të lartë të produktit

  • Përpunim delikat i brumit nëpër të gjithë ecurinë e procesit
  • Shmangie e tensioneve dhe ngjeshjeve të panevojshme në brumë
  • Saktësi e lartë e peshës dhe cilësi e lartë e produkteve përfundimtare

Fleksibilitet i lartë

  • Konstruksion modular
  • Spektër i gjerë produktesh në sajë të një larmie pajisjesh shtesë të specializuara
  • Ndërrim i shpejtë dhe i lehtë i produktit pa vegla të posaçme

Proces më i sigurt

  • Konstruksion i fortë dhe i menduar në detaj për rendimentet më të larta në përdorim të vazhdueshëm
  • Saktësia më e lartë për siguri maksimale të procesit dhe disponueshmëri maksimale të makinerive
  • Përdorim i shpejtë dhe i thjeshtë në sajë të konceptit të përdorimit me intuitë

Rendiment i lartë

  • Produktivitet i lartë me cilësi konstante të produktit
  • Komponentë të shpejtë dhe që punojnë me saktësi
  • Sasi shumë e ulët e produktit jashtë normave

Makineritë për prodhimin e brumit në shirita

ROLLFIX

Me makinerinë tonë të parë "ROLLFIX" në 1956, ne kemi vendosur standarde në treg − të vlefshme edhe në ditët e sotme. Kjo makineri klasike, pjesë e makinerive për hapjen e brumit, disponohet në versione dhe klasa të ndryshme performance. Të gjitha modelet impresionojnë me hapjen delikate dhe të njëtrajtshme të brumit, përdorimin e thjeshtë dhe me rezultatet lehtësisht të përsëritshme. Gama e modeleve plotësohet me disa modele të veçanta me aftësi të zgjeruara.

Mëso më shumë >

MULTILINE

Zgjidhja universale për prodhimin e shiritave pa ndërprerje të brumit, nga brumëra të llojeve nga më të ndryshmet. Në sajë të dizajnit kompakt dhe sipërfaqes së vogël të vendosjes, ajo kërkon shumë pak vend dhe impresionon me cilësinë më të lartë dhe me fleksibilitetin e saj.

Mëso më shumë >

LAMINATOR 300

"LAMINATOR 300" nga FRITSCH është makineria optimale e hyrjes në teknologjinë e automatizuar të shtrimit të petëve dhe të prodhimit të brumit në shirita − dhe ajo është një mjeshtre e vërtetë në hapjen e petëve të llojeve të brumit për petë sfoliate, për kruasantë, të brumit të butë dhe të brumit në formë shtresash. Rezultatet e pandryshueshme dhe gjithmonë të përkryera të hapjes së petëve dhe rentabiliteti i saj ekonomik janë karakteristikat me të cilat makineria lë mbresa në mënyrë të veçantë.

Mëso më shumë >

LAMINATOR 3000

Performancë e lartë edhe në prodhim në sasi të mëdha − "FRITSCH LAMINATOR 3000" është dhe mbetet një hallkë e fuqishme e linjës suaj të prodhimit. Makineria përpunon në mënyrë të besueshme të gjithë gamën e llojeve të ndryshme të brumit. Nga brumërat e butë te brumi sfoliat, brumi në shtresa, brumi për kruasantë dhe deri brumërat me maja. Në sajë të teknologjisë "Soft Processing" të gjitha llojet brumit përpunohen në mënyrë delikate.

Mëso më shumë >

Makineritë për përpunimin e brumit në shirita

Tavolina e prerjes AMT

Me tavolinën tonë të prerjes ju kurseni kohë të çmuar dhe përveç kësaj reduktoni mbetjet e brumit në minimumin e nevojshëm. Për prodhimin e thjeshtë dhe preciz të produkteve për pjekje nga më të ndryshmet disponohet një shumëllojshmëri rulesh prerës me saktësi prej inoksi. Ato garantojnë një prerje precize të të gjitha llojeve të brumit dhe në këtë mënyrë mundësojnë kohë pjekjeje konstante.

Mëso më shumë >

EASYLINE

Linja ideale për produkte elegante pastiçerie, për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Efikase, kompakte, pa zhurmë dhe mbi të gjitha ekonomike. Në sajë të kapacitetit të saj modular, kjo makineri e talentuar në shumë drejtime përshtatet në mënyrë të përkryer me çdo nevojë të klientit. Kërkon pak vend, konvertohet lehtë për një detyrë tjetër vetëm me disa veprime dhe komandohet në mënyrë intuitive përmes një ekrani me prekje.

Mëso më shumë >

EUROLINE

Ritëm më i lartë, rendiment më i lartë, shumëllojshmëri më e madhe − kjo eksperte e fuqishme për prodhimin e automatizuar të produkteve të pastiçerisë është e duhura për plotësimin e kërkesave më të rrepta në drejtim të cilësisë, produktivitetit dhe fleksibilitetit. Në sajë të shumëllojshmërisë së pajisjeve shtesë të specializuara dhe lehtësisht të integrueshme nuk ekziston praktikisht asnjë kufizim në drejtim të larmisë së produkteve.

Mëso më shumë >

CTR

Makineria e kruasantëve "CTR" nga FRITSCH sjell larmi në produktet me mbledhje. Ky sistem për prodhimin në seri të produkteve të mbledhura, me ose pa mbushje, impresionon me rendimentin e lartë për hapësirën e vogël që zë, si dhe me saktësinë e lartë të formës, peshës dhe pozicionit. Makineria jonë e gjithanshme e preferuar dhe tashmë shumë herë e provuar është elementi i përkryer i hyrjes në linjë të automatizuar − dhe ajo pret e ndan në porcione në një proces të vetëm pune. Në mënyrë të shpejtë dhe duke u kujdesur për brumin.

Mëso më shumë >

MULTICUT

Kjo makineri e talentuar në shumë drejtime dhe me fleksibilitet të lartë për produktet e pastiçerisë, produktet me mbledhje dhe specialitetet e bukës ndërthur në një linjë unike prodhimi avantazhet e procesit shtypje-rrotullim që kujdeset për brumin, me larminë e formave të teknologjisë inteligjente të stampimit dhe prerjes. "FRITSCH MULTICUT" mund të kombinohet në mënyrën më të mirë të mundshme, në sajë të shumëllojshmërisë së opsioneve të pajisjeve për prodhim individual dhe për gamën e artikujve të dëshiruar.

Mëso më shumë >

MULTITWIST

Teknologji moderne e kombinuar me përvojën shumëvjeçare − kjo makineri e shkëlqyer nga FRITSCH e talentuar në shumë drejtime, tashmë e provuar në shumë raste, është makineria perfekte për produktet e bazuara te shiritat e brumit. Makineria "MULTITWIST" me nivel të ulët zhurme dhe e projektuar për rendimente të larta gjatë një ore mund të prodhojë në mënyrë të automatizuar edhe produkte rrethore, produkte të lidhura gërshet dhe nyje, pa llogaritur biskotat e kripura, dhe kjo në sajë të shumëllojshmërisë së madhe të mjeteve të punës. Me cilësinë më të lartë e pa kompromis të produktit.

Mëso më shumë >

IMPRESSA bread

Linja jonë e rendimentit të lartë tashmë shumë herë të vërtetuar për prodhimin industrial të bukës - dhe zgjedhja e parë në mbarë botën për prodhimin efikas të produkteve tradicionale për pjekje me cilësinë më të lartë. Në sajë të ndërtimit të saj me module "IMPRESSA bread" ofron fleksibilitetin më të madh për një gamë të gjerë produktesh. Madje mund të përpunohen me delikatesë edhe brumërat shumë të buta, si dhe të shmangen tensionet dhe ngjeshjet e panevojshme.

Mëso më shumë >

IMPRESSA pizza

Linja e FRITSCH për prodhimin industrial të picave dhe të piteve, me saktësi të lartë në drejtim të formës dhe të peshës. Brumërat hapen me shumë kujdes sipas parimit "Soft Processing" dhe më pas pitja ose baza e picës pritet me formë në makineri.

Mëso më shumë >

IMPRESSA croissant

IMPRESSA croissant" është linja jonë e rendimentit të lartë për të gjitha produktet me mbledhje të pastiçerisë që piqen. Prerja dhe rrotullimi i rripave të brumit kryhet në një hap të vetëm − dhe garanton një saktësi të lartë në drejtim të peshës, formës dhe të pozicionit. Me rendiment maksimal dhe procedurë pune jashtëzakonisht precize.

Mëso më shumë >

Na kontakto

Dhënia e pëlqimit*