Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Zgjidhjet e përpunimit

Përpunimi dhe paketimi nga një ofrues i vetëm

Si një prodhues lider në botë i zgjidhjeve të plota për përpunimin dhe paketimin, MULTIVAC ofron një portofol gjithëpërfshirës nga një ofrues i vetëm, i cili zgjerohet në vazhdimësi – nëpërmjet zhvillimeve të reja, nëpërmjet blerjeve, si dhe nëpërmjet integrimit të produkteve cilësore të partnerëve tanë në spektrin e zgjidhjeve që ne ofrojmë.

Në segmentin e përpunimit, ne bashkë me grupin FRITSCH demonstrojmë një kompetencë të shkëlqyer në fushën e përpunimit të brumit. Për pjekësit artizanë dhe për industrinë. Gama shtrihet nga makinat e hapjes së brumit te linjat fleksibël gjysmë-automatike e deri te linjat e posaçme industriale.

Me spektrin gjithnjë në rritje të produkteve nga partnerët tanë, MULTIVAC mbulon funksione tipike në sferën e përpunimit të ushqimeve. Nga grirja dhe përzierja te zierja, konservimi, tymosja ose tharja e deri te hallka e ftohjes. Portofolin ne e përcaktojmë në mënyrë individuale sipas nevojave të klientëve për tregjet dhe vendet përkatëse.

Partnerë të MULTIVAC janë vetëm ato sipërmarrje që ndajnë vizionin tonë për efikasitetin, higjienën, lehtësinë e përdorimit, si dhe për sigurinë e proceseve dhe sigurinë ushqimore. Në sajë të kompetencës sonë unike në automatizim dhe në linja prodhimi, ne mund t'i integrojmë pa asnjë problem produktet e partnerëve tanë në zgjidhjet tona të plota efikase.

Sigurisht që edhe në produktet e partnerëve ju përfitoni nga të gjitha shërbimet e këshillimit dhe të servisit, ashtu siç ata vlerësojnë klientët e MULTIVAC. Me rrjetin tonë të shtrirë në mbarë botën që përbëhet nga kompanitë e shitjeve dhe të servisit ne jemi gjithmonë pranë klientëve në maksimumin e mundshëm.

Zgjidhjet e përpunimit