Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Zgjidhjet e qëndrueshme të paketimit

Me MULTIVAC ju përmbushni të gjitha kërkesat për aftësinë e riciklimit dhe pakësimin e konsumit të materialeve të paketimit

Materialet

Me konceptet e ndryshme për materialet, prodhuesit mund të japin kontributin e tyre për përmbushjen e kërkesave aktuale të tregut për sa i përket zgjidhjeve të qëndrueshme të paketimit.

Dizajni i paketimit

Përmes zbatimit të koncepteve inovative të paketimit, si p.sh. format e reja të paketimit, vëllimet e materialeve të paketimit mund të reduktohen dhe në këtë mënyrë të frenohen mbetjet plastike.

Teknologjitë e përpunimit

Konsumi i materialit të paketimit mund të reduktohet nëpërmjet përdorimit të teknologjive inovative të përpunimit.


Materialet

Materialet e paketimit me bazë fibrat e letrës

> Mësoni më shumë

Materialet e paketimit nga lëndët e para të rinovueshme

> Mësoni më shumë

Monomaterialet

> Mësoni më shumë

1. Materialet e paketimit me bazë fibrat e letrës

MULTIVAC PaperBoard

Një qasje premtuese është zhvillimi i koncepteve për paketimet që bazohen në materiale për të cilat ekzistojnë tashmë cikle të mbyllura riciklimi. Një shembull për këtë janë zgjidhjet e paketimit të bazuara te fibrat e letrës, sepse letra pas përdorimit mund të dërgohet sërish për riciklim në qarkun ekzistues të riciklimit të letrës. Edhe kur materiali hidhet në mbeturinat e zakonshme të paketimit dhe jo në ndarjet e letrës, sot në impiantet moderne të riciklimit ajo mund të zbulohet, të klasifikohet dhe të kanalizohet në ciklin përkatës të riciklimit.

Me PaperBoard, MULTIVAC ofron zgjidhje të ndryshme për prodhimin e paketimeve prej materialesh të bazuara në fibrat e letrës. Materialet e paketimit, të cilat janë zhvilluar së bashku me prodhuesit lider të tyre dhe që plotësojnë kërkesat e industrisë ushqimore për sa i përket funksionit pengues dhe mbrojtës, mund të përpunohen në makineritë standarde. Për prodhimin e paketimeve MAP dhe të atyre me mbulesë, portofoli i produkteve përfshin zgjidhje si për makineritë mbyllëse të vasketave, ashtu edhe për makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit. Për këtë, makineritë e paketimit mund të projektohen në mënyrë individuale sipas kërkesave të veçanta të rendimentit nga klienti.

Kështu në makineritë e mbylljes së vasketave mund të përpunohen ose vasketa me përbërje kartoni, ose me mbështetëse kartoni, të cilat pas përdorimit nga klienti fundor mund të hidhen të ndara. Për prodhimin e paketimeve me bazë fibrat e letrës në makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit, MULTIVAC ofron tre zgjidhje të ndryshme. Për prodhimin e paketimeve me mbulesë me vakuum mund të përdoret kombinime letre me formë të ndryshueshme, të cilat shiten në gramatura të ndryshme dhe me shtresa të ndryshme funksionesh. Gjithashtu, për paketimet me mbulesë me vakuum mund të përdoren si materiale mbajtëse kombinime kartoni nga bobina. Që të dyja materialet mbajtëse mund të seleksionohen nga konsumatori fundor pas përdorimit prej tij.

Përveç kësaj ne kemi zhvilluar një koncept makinerie për përpunimin e vasketave të kartonit, vetëm prej kartoni, në makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit. Këto plotësohen në pajisjen e stampimit termik me një shtresë izoluese plastike të përshtatshme mbi të cilën mund të ngjitet një film mbështjellës mbulues. Ky koncept mundëson gjithashtu një ndarje të qartë nga konsumatori fundor sipas llojit të materialit të paketimit.

2. Materialet e paketimit nga lëndët e para të rinovueshme

Përdorimi i biopolimereve

Në zhvillimin e paketimeve të qëndrueshme merren në konsideratë si alternativë edhe të ashtuquajturat "biopolimere". Termi "biopolimere" përfshin dy kategori materialesh: nga njëra anë janë polimeret që prodhohen nga lëndë të para të rinovueshme, si p.sh. PLA ose PHA. Këto polimere janë të biodegradueshme. Në anën tjetër të kësaj kategorie materialesh qëndrojnë edhe polimere që mund të prodhohen plotësisht ose pjesërisht nga burime të rinovueshme, por që gjithsesi nuk janë të biodegradueshme, si p.sh. PET ose PE.

Sipas nivelit të sotëm të njohurive, për prodhimin e paketimeve me formim termik nga biopolimeret prej burimeve të rinovueshme termoplastika PLA shihet në alternativat më të zakonshme. Por fushat e përdorimit për paketimet prej këtij materiali janë të kufizuara për shkak të karakteristikave të kufizuara të tij si barrierë mbrojtëse dhe të rezistencës së ulët në këputje nga goditja. Zakonisht ai përdoret vetëm në sektorin e frutave dhe të perimeve të freskëta. Për një shfrytëzim të plotë të biopolimereve duhet që përveç aspekteve ekonomike, ku përfshihen çmimi dhe disponueshmëria e tyre, të merret në konsideratë edhe mundësia e ripërdorimit të këtyre materialeve në përfundim të ciklit të jetës. Akoma sot nuk është e mundur që të prezantohet një ndarje plotësisht e klasifikuar e këtyre materialeve si rezultat i mungesës së edukimit të konsumatorit dhe i mungesës së sistemeve të përgjithshme. Kjo mund të bëjë që polimeret e biodegradueshme të dërgohen në rrymën e riciklimit të plastikave të zakonshme në vend që të dërgohen në impiantet industriale të kompostimit.

3. Monomaterialet

Materialet nga PP ose APET

Një qasje tjetër është zhvillmi i paketimeve që në maksimumin e mundshëm të përbëhen vetëm nga një material, d.m.th. nga monomateriale. Këto paketime mund të dërgohen më pas për riciklim në ciklin përkatës të materialit. Nga pikëpamja e ditëve të sotme, për të proces janë veçanërisht të përshtatshme materialet prej polipropileni (PP) dhe prej polietilen teraftalati amorf (APET).

Megjithatë, në përdorimin e monomaterialeve për paketimin e produkteve ushqimore duhet marrë në konsideratë diferenca në karakteristikat mbrojtëse të tyre, në krahasim me materialet kompozite të përdorura deri më sot, si dhe ndikimet që ato mund të kenë mbi produktin e paketuar. Gjithashtu, si rezultat i eliminimit të shtresave funksionale, si p.sh. i shtresave izoluese, hapësira e përpunimit të materialeve mund të ndryshojë. Kjo bën që projektimi i parametrave të përpunimit duhet të përshtatet patjetër.

PP - Polipropilen

Filmi mbështjellës PP është një material plastik standard që përdoret më së shumti për paketimet. Ky material shquhet për karakteristikat e mira mbrojtëse, rezistencën ndaj nxehtësisë dhe qëndrueshmërinë e tij. Ndër të gjitha materialet plastike standarde, polipropileni (PP) ka dendësinë më të vogël. Për rrjedhojë, paketimet me polipropilen kanë peshë më të vogël krahasuar me materialet e tjera, dhe ky është një aspekt i rëndësishëm në drejtim të qëndrueshmërisë dhe të mbrojtjes së mjedisit. Megjithatë, përpunimi i këtij materiali në makineritë e paketimit me formim termik është më i vështirë se me plastikat e tjera.

 

APET - Polietilen teraftalat

APET mjaft transparent shquhet gjithashtu për vlerat shumë të mira të barrierës mbrojtëse ndaj avullit të ujit dhe gazit. Ai është rezistent ndaj vajrave dhe yndyrave dhe mund të përdoret në intervale temperaturash nga –40°C deri në +70°C. Aktualisht për prodhimin e paketimeve të produkteve të freskëta përdoren tashmë vasketa me APET dhe monomateriale të tjera në vend të materialeve kompozite. Për një rezultat të sigurt paketimi këtu përdoren filma mbështjellës mbulues me materiale ngjitëse të holla, si p.sh. solucioni ngjitës.

 

 

 

Dizajni i paketimit

Kursim i materialeve përmes dizajnit të optimizuar

Madhësia e paketimit

Në parim, çdo paketim duhet që të përshtatet sa më mirë me produktin përkatës për sa i përket formës dhe madhësisë. Konceptet e ndërrimit të formatit nga MULTIVAC favorizojnë përshtatjen e shpejtë individuale të formateve në madhësinë e paketimit që nevojitet realisht. Në këtë mënyrë shmanget paketimi më i madh sesa nevojitet te produktet e vogla dhe kursehet materiali i ambalazhit.

Përpunimi i materialeve më të holla nëpërmjet proceseve inovative të formimit

Nëpërmjet përdorimit të filmave mbështjellës më të hollë në paketimin me formim termik, vëllimi i materialit të paketimit mund të reduktohet ndjeshëm. Për këtë qëllim mund të përdoren materiale, të cilat me gjithë trashësinë e vogël të tyre kanë karakteristika mbrojtëse të krahasueshme dhe në këtë mënyrë garantojnë të njëjtën mbrojtje të produktit si materialet e trasha. Me ndihmën e një dizajni të përshtatshëm të paketimit mund të arrihet e njëjta qëndrueshmëri dhe të njëjtat funksione të paketimit si në përpunimin e materialeve më të trasha. Kjo arrihet me sukses midis të tjerash nëpërmjet përdorimit të brinjëve stabilizuese në faqet anësore të paketimeve, si dhe nëpërmjet dhënies së një forme të përshtatur në cepa dhe në bazamentin e paketimit.

Një aspekt tjetër lidhet me procesin e formimit gjatë paketimit me formim termik. Përmes përdorimit të proceseve alternative të formimit mund të optimizohet më tej fluksi i materialit në pajisjen e formimit, ku sërish mund të përpunohen materiale të holla për paketimet – pa cenuar mbrojtjen e produkteve. Këtu mund të përdoret për shembull procesi i ashtuquajtur i formimit me stampim ose formimi me plasje. Kështu, në formimin me plasje mund të arrihet një formë më e mirë si rezultat i rritjes së shpejtë të presionit në pajisjen e formimit termik, pasi edhe filmi mbështjellës shpërndahet njëtrajtësisht dhe më shpejt sesa në një sistem formimi standard. Nëpërmjet kombinimit të formimit me plasje me mbështetjen me stampim këto efekte pozitive mund të forcohen akoma më shumë – me të njëjtën cilësi në formim mund të përdoret film mbështjellës deri në 20% më i hollë.

 

Paketimet me mbulesë me vakuum

Për prodhimin e paketimeve me mbulesë me vakuum përdoren materiale, të cilët pavarësisht trashësisë së vogël të tyre kanë karakteristika shumë të mira mbrojtëse, dhe për rrjedhojë kontribuojnë në afatin optimal të përdorimit të produktit. Përveç kësaj, në kombinimin e filmit mbështjellës të hollë me bazamentin prej fibrash letre pjesa më e madhe e paketimit mund të riciklohet në rrymën e riciklimit, pasi shtresa izoluese PE të jetë hequr nga bazamenti prej letre.

Paketimet me palosje

Nëse merret në konsideratë i ashtuquajturi "paketim me palosje", atëherë ky mund të jetë shumë mirë një alternativë atraktive kundrejt paketimeve të zakonshme prej filmi mbështjellës të fortë me formim termik të përdorura për sallamet e prera në feta ose djathin – me një sasi shumë më të vogël të burimeve të përdorura. Një mundësi tjetër e përshtatshme për pakësimin e materialeve të paketimit është përpunimi i materialeve prej shkume, të cilët si rezultat dendësisë së vogël garantojnë një përdorim shumë më të vogël të plastikës. Kështu, sot disponohen filma mbështjellës APET të shkumëzuar mekanikisht, pesha për njësi sipërfaqeje e të cilëve është sa 25% e filmave mbështjellës kompaktë.

Teknologjitë e përpunimit

Reduktim i materialit të paketimit falë përdorimit të teknologjive inovative të përpunimit

Në prodhimin e paketimeve me formim termik krijohen mbetje të filmit mbështjellës si rezultat i procesit, të cilat gjithsesi mund të reduktohen në minimum nëpërmjet përdorimit të teknologjive inovative të pajisjeve dhe të procesit – me një rezultat pozitiv në konsumin e materialeve të paketimit dhe si përfundim në ekonominë e prodhimit të paketimeve.

1. Prodhimi i paketimeve me rreze standarde (9 mm)


 

 

 

Reduktimi i mbetjeve të filmit mbështjellës

Në procesin e formimit termik, shiritat anësorë garantojnë një drejtim të saktë të filmit mbështjellës për formim, si dhe të paketimeve të gatshme dhe të mbushura, deri në veçimin e tyre në fund të procesit. Për të siguruar një cilësi të lartë dhe një konsum minimal, duhet që shiritat anësorë të kenë një gjerësi minimale, të cilët në fund, por jo nga rëndësia, garantojnë edhe ruajtjen e seksioneve tërthore të thithjes në pajisjen e ngjitjes dhe si rezultat garantojnë kohë minimale të evakuimit dhe të largimit të ajrit.
Me gjeneratën e re të veglave të punës "X-tools" për makineritë e paketimit me formim termik RX 4.0, shiritat anësorë që nevojiten për drejtimin e filmit mbështjellës për formim termik në procesin e paketimit mund të reduktohen secili nga 19,5 në 15 mm, dhe kjo pa asnjë humbje të rendimentit në procesin e paketimit.

Zvogëlimi i sipërfaqes së filmit mbështjellës

Gjerësia e tegelit të ngjitjes në paketimet me formim termik zakonisht është 5 mm. Përmes zvogëlimit të tij në 3 mm mund të arrihen kursime të konsiderueshme në sipërfaqen e filmit mbështjellës që nevojitet për prodhimin e paketimeve. Për këtë qëllim, pajisjet inovative garantojnë një cilësi maksimale të tegelit të ngjitjes.

Një zvogëlim i mëtejshëm i gjerësive të anës së ngjitjes në drejtimin e lëvizjes së makinerisë mund të arrihet nëpërmjet përdorimit të njësive të procesit me servomotorë në stacionet e ngjitjes dhe të prerjes.

2. Prodhimi i paketimeve me rreze të madhe

Për prodhimin e paketimeve me rreze të madhe është i nevojshëm përdorimi i një stampuesi të shiritit. Për këtë arsye, në konfigurimin standard të pajisjeve, midis paketimeve dhe tërthorazi me drejtimin e lëvizjes së makinerisë janë parashikuar ndarje me gjerësi prej 5 mm.

Për zvogëlimin e gjerësisë së ndarjes tërthorazi me drejtimin e lëvizjes së makinerisë mund të përdoret një pajisje prerëse e segmentuar, nëpërmjet së cilës gjerësia e ndarjes mund të zvogëlohet në 3 mm. Optimizimi i mëtejshëm i konsumit të materialeve mund të arrihet nëpërmjet kombinimit të pajisjes prerëse me teknologjitë e përmendura më lart; edhe në këtë rast, investimet e nevojshme kompensohen shumë shpejt në sajë të kursimeve të konsiderueshme në materialin e përdorur.

3. Prodhimi i paketimeve me kontur

Për prodhimin e paketimeve me kontur, MULTIVAC ofron pajisje prerëse inovative që garantojnë një prerje pothuajse fare pa mbetje, si p.sh. makina prerëse e formës dhe konturit BAS 20, nëpërmjet së cilës mbetjet që krijohen reduktohen në mënyrë të ndjeshme. Po ashtu, edhe pajisjet prerëse të kompletuara japin kontributin e tyre, të cilat në prodhimin e paketimeve me kontur përgjysmojnë akoma më tej strukturën ekzistuese të krijuar nga presa.

 

4. MULTIVAC X-line

Standarde të reja në treg për sa i përket konsumit të materialeve të paketimit vendos seria "X-line" e MULTIVAC. Gjenerata e re e makinerive të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit, e cila u prezantua për herë të parë në treg në panairin "interpack 2017", është e pajisur me një sërë teknologjish inovative. Këtu futen, përveç "X-tools" të përmendur tashmë, edhe MULTIVAC Pack Pilot, i cili ndihmon përdoruesit që të konfigurojnë në mënyrën më të mirë makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit. Përveç kësaj, me zgjedhjen e karakteristikave të paketimit, të materialit të paketimit dhe të produktit, si dhe të të dhënave të pajisjeve, makineria i rregullon automatikisht vetë parametrat e saj në pikën optimale të funksionimit kur vendoset një recetë e re. Kjo çon në kursime të konsiderueshme për sa i përket produkteve, materialeve të paketimit dhe kohës së prodhimit. Gjithashtu "X-line" disponon një nivel sensorësh të paarritshëm deri më sot. Multi Sensor Control (kontrolli me shumë sensorë) regjistron të gjitha fazat përkatëse të procesit dhe transmeton në qarqet e mbyllura të kontrollit vlerat e përhershme dhe ato nga më të ndryshmet të proceseve, si p.sh. për format, largimin dhe ngjitjen. Këto kombinohen dhe komandohen më pas në mënyrë optimale sipas hapit të procesit – edhe kjo garanton rezultate të shkëlqyera në paketim me konsum efikas të materialeve. Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, konsumi i filmit mbështjellës mund të zvogëlohet ndjeshëm nëpërmjet zvogëlimit të humbjeve në nisje të procesit kur ndërrohen pajisjet ose kur ndërrohet filmi mbështjellës, në veçanti në rastin e ndërrimit të shpeshtë të formateve.

> Mësoni më shumë

 

Kontaktieren Sie uns!

Dhënia e pëlqimit*