- Ndodhesh këtu:
- Faqja kryesore
- Zgjidhjet
- Zgjidhjet e inspektimit
- Sistemet e inspektimit optik
MULTIVAC
Sistemet e inspektimit optik përdoren për kontrollin e automatizuar të cilësisë së paketimeve dhe të etiketimit të tyre. Natyra e detyrave varion nga kontrolli i etiketave dhe i printimit deri te verifikimi i plotësisë së paketimeve. Falë performancës së besueshme në inspektim dhe cilësisë njëtrajtësisht të lartë të inspektimit, zgjidhjet e inspektimit optik nga MULTIVAC ofrojnë një kontribut të ndjeshëm në drejtim të një procesi paketimi efikas dhe të sigurt.
Portofoli ynë përfshin sensorë dhe pajisje për leximin e kodeve për detyrat e thjeshta të kontrollit, si dhe sisteme inspektimi me kamera për të përmbushur kërkesat më komplekse. Sistemet e inspektimit optik disponohen si modele të pavarura ose integrohen pa problem në linjat ekzistuese. Ato mund të projektohen në mënyrë optimale sipas nevojave individuale të klientëve dhe shquhen për përfitimin e lartë ekonomik që ofrojnë.
Modeli i pavarur me përdorim fleksibël dhe konfigurim individual I 410 i kryen detyrat e inspektimit gjithmonë në mënyrë precize dhe të besueshme. Produktet dhe paketimet ose merren nëpërmjet një pajisjeje transportimi të montuar para tij, ose ngarkohen manualisht. Një pajisje përzgjedhëse seleksionon paketimet me defekt duke i nxjerrë jashtë. Përdorimi kryhet në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt nga terminali i përdorimit me HMI 2.0.
Sistemi i inspektimit optik I 420 është projektuar për integrim në makineritë e prodhimit termik të ambalazhit dhe paketimit MULTIVAC dhe ai mund të konfigurohet në mënyrë individuale për çdo detyrë të veçantë inspektimi. Spektri i pajisjeve të tij përfshin, për shembull, sensorë për kontrollin e pranisë së produkteve dhe etiketave, si dhe sisteme kamerash për monitorimin e imazheve dhe të përmbajtjes të printimit mbi filmin mbështjellës dhe në etiketa.
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.