Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Sistemet e inspektimit me rreze rëntgen (rreze-X)

Objekte të huaja në paketim? Kontroll cilësie pa mangësi me MULTIVAC!

Sistemet tona fleksibël dhe me gjurmë të vogël të inspektimit me rreze rëntgen janë projektuar për rendiment maksimal në funksionim të vazhdueshëm dhe identifikojnë edhe objektet më të vogla të huaja në produkt dhe paketim në mënyrë plotësisht automatike, të sigurt dhe të besueshme. Përveç një kontrolli të plotë të cilësisë, ato bëjnë të mundur edhe një verifikim të formës, të dendësisë dhe të integritetit të produkteve, si dhe një përjashtim të paketimeve me

Metal, qelq, gur, copa kockash ose plastikë me dendësi të lartë – sistemet e inspektimit me përdorim të gjithanshëm me rreze rëntgen nga MULTIVAC zbulojnë edhe objektet e huaja më të vogla në produkt dhe në paketim. Në mënyrë plotësisht automatike, të sigurt dhe të besueshme. Përveç një kontrolli të plotë të cilësisë, ato bëjnë të mundur edhe një verifikim të formës, të dendësisë dhe të integritetit të produkteve, si dhe një përjashtim të paketimeve me "niO".

Ashtu si të gjitha zgjidhjet e inspektimit nga MULTIVAC, edhe pajisjet tona të inspektimit me rreze rëntgen janë projektuar për performancë maksimale – ndërrimin e shpejtë të produktit, rendimentin maksimal dhe detyrat komplekse të kontrolli i menaxhoni me precizionin, efikasitetin dhe saktësinë më të lartë në vazhdimësi. Me dizajnin e tyre që kursen hapësirë dhe mundësitë e tyre të lidhjes, këto pajisje integrohen në mënyrë perfekte në linjat e paketimit të performancës së lartë. Falë sistemit modular të grupeve të konstruksionit ato mund të përshtaten individualisht sipas kërkesave specifike, dhe të kombinohen me funksione shtesë dhe me opsione për pajisje shtesë.

Sistemet e inspektimit me rreze rëntgen nga MULTIVAC impresionojnë me konsumin e ulët të energjisë dhe konsumimin e vogël të tyre në sajë të detektimit të objekteve pa pasur kontakt me to. Me normën e lartë dhe të shpejtë të kthimit të investimit (ROI), ato kontribuojnë në një përfitim ekonomik të lartë.

Avantazhet në një vështrim të shpejtë

Përdorim i lehtë dhe i sigurt

  • Ndërfaqe përdoruesi me përdorim intuitiv
  • Koncept mbrojtës i provuar dhe i sigurt për burimin e rrezeve
  • Pastrim i thjeshtë në sajë të dizajnit që ndihmon higjienën dhe lidhjeve të shpejta

Cilësi e lartë inspektimi

  • Inspektim i sigurt dhe pa kontakt i paketimeve
  • Precizioni dhe saktësia më e lartë në përsëritje
  • Përshtatje perfekte për çdo detyrë zbulimi dhe mjedis prodhimi në sajë të furnizuesve të ndryshëm të produkteve, si dhe të pajisjeve të ndryshme të seleksionimit

Përfitim ekonomik dhe efiçencë

  • Llamba rrezesh rëntgen me jetëgjatësi të madhe
  • Shpenzime të ulëta mirëmbajtjeje falë konstruksionit që s'ka nevojë për mirëmbajtje
  • Konstruksion i fortë dhe jetëgjatë

Shkarkimet

Quality inspection:
Product and pack inspection
8.10 MB PDF

Shkarkuar PDF

BASELINE I 100

Sistemi i inspektimit me rreze rëntgen BASELINE I 100 është një model bazë kompakt dhe kosto-efektiv, i cili është i përshtatshëm për paketimet parësore dhe dytësore të një madhësie deri në mesatare. Ashtu si të gjithë sistemet e inspektimit me rreze rëntgen nga MULTIVAC, edhe ky përmbush të gjitha kërkesat e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare për sigurinë ushqimore.

Mëso më shumë >

I 110

Sistemi MULTIVAC i inspektimit me rreze rëntgen I 110 ofrohet në gjerësi të ndryshme skanimi. Për inspektimin e paketimeve të lehta dhe të pambyllura disponohet një version pa perde mbyllëse. Një llambë rrezesh rëntgen metal-qeramikë me jetëgjatësi veçanërisht të madhe është ai që kontribuon në efikasitetin e lartë të I 110.

Mëso më shumë >

Na kontakto

Dhënia e pëlqimit*

Paketim i qëndrueshëm

Konsum i reduktuar i materialeve paketues. Riciklim i optimalizuar. Materiale paketues nga burime të rinovueshme.

Ne ju nxisim të rrisni mundësitë e riciklimit të paketimeve tuaja dhe të reduktoni konsumin e lëndëve plastike. Këshilluesit, ekspertët e materialeve paketuese dhe teknikët zbatues të MULTIVAC janë në dispozicionin tuaj në mbarë botën!

Linja të plota  gati për përdorim nga një furnizues i vetëm

Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.

Mëso më shumë >