- Ndodhesh këtu:
- Faqja kryesore
- Zgjidhjet
- Zgjidhjet e inspektimit
- Peshoret kontrolluese automatike
MULTIVAC
Peshoret automatike të kontrollit nga MULTIVAC transmetojnë në mënyrë precize dhe të besueshme peshën e paketimit dhe japin një kontribut mjaft të madh në përmbushjen e rregullave të brendshme për cilësinë dhe të kërkesave të përcaktuara me ligj. Peshoret tona të kontrollit disponohen në versionin me një dhe me dy korsi dhe mund konfigurohen edhe me pajisje seleksionuese për paketime me peshë më të vogël dhe më të madhe sesa specifikimi. Gjithashtu ato mund të pajisen edhe me funksione shtesë, si p.sh. zbulimi i metaleve.
Ato integrohen pa problem në sistemet ekzistuese të prodhimit dhe të paketimit. Klientët e MULTIVAC përfitojnë nga kompetenca jonë e shquar për sistemet, e cila përveç lidhjes inteligjente dhe komandimit superior të moduleve fokusohet edhe në reduktimin e gjurmës së të gjithë linjës.
Inspektimi i automatizuar i peshimit me rendiment dhe saktësi maksimale të përsëritur jep një kontribut të konsiderueshëm për përfitim të lartë ekonomik dhe siguri të lartë të procesit. Gjithashtu, ato që impresionojnë janë konsumi i ulët i energjisë, kalibrimi i thjeshtë dhe mundësia e përdorimit komod e sistemeve tona.
Peshorja e kontrollit me një korsi me pajisje seleksionuese konfigurohet në mënyrë individuale, është fleksibël në përdorim dhe shquhet për gjurmën kompakte të saj.
Peshorja e kontrollit me një korsi me detektor metali dhe pajisje seleksionuese ndërthur kontrollin e peshës dhe zbulimin e metaleve në një pajisje të vetme, duke kursyer hapësirë.
Peshorja e kontrollit me dy korsi me pajisje seleksionuese konfigurohet në mënyrë individuale, është fleksibël në përdorim dhe shquhet për gjurmën kompakte të saj. Dizajni me dy korsi garanton rendimentin më të lartë të mundshëm.
Peshorja e kontrollit me dy korsi me detektor metali dhe pajisje seleksionuese ndërthur kontrollin e peshës dhe zbulimin e metaleve në një pajisje të vetme, duke kursyer hapësirë. Dizajni me dy korsi garanton rendimentin më të lartë të mundshëm.
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.