- Ndodhesh këtu:
- Faqja kryesore
- Zgjidhjet
- Zgjidhjet e inspektimit
- Detektorët e metaleve
MULTIVAC
Falë besueshmërisë dhe jetëgjatësisë së tyre, si dhe kapacitetit të lartë zbulues, detektorët e metaleve nga MULTIVAC janë një modul thelbësor në procesin e prodhimit. Kontrolli plotësisht automatik me të njëjtën cilësi të lartë inspektimi dhe saktësie në përsëritje të rezultateve ofron siguri maksimale të produktit, të paketimit dhe të procesit. Ai ndihmon gjithashtu në përmbushjen e kërkesave të standardeve si HACCP, IFS ose BRC.
Edhe në drejtim të përfitimit ekonomik, sistemet tona përfshihen në ato të klasit më të lartë. Ndërthurja e fuqisë më të madhe, konsumit të ulët të energjisë elektrike dhe e konsumimit të paktë të pjesëve i bëjnë detektorët e metaleve MULTIVAC një zgjedhje realisht të zgjuar. Në përfitimin e lartë ekonomik kontribuojnë norma e lartë dhe e shpejtë të kthimit të investimit (ROI) dhe përdorimi efikas i personelit.
Sistemi modular i grupeve të konstruksionit mundëson projektimin individual sipas kërkesës së klientit për çdo detyrë inspektimi, me hapësirë të nevojshme minimale. Detektorët e metaleve me përdorim të thjeshtë MULTIVAC mund të plotësohen pa asnjë problem edhe me funksione të tjera shtesë për inspektimin e peshës dhe me sisteme të ndryshme për përjashtimin e paketimeve me "niO".
Detektori i metaleve I 310 konfigurohet në mënyrë individuale për çdo detyrë inspektimi për sa i përket bobinave të kërkimit, opsioneve të seleksionimit dhe transportierëve.
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.