Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Zgjidhjet e inspektimit

Sistemet tona të inspektimit - zgjidhja e përkryer për çdo kërkesë.

Me portofolin tonë të zgjidhjeve të besueshme të inspektimit, ne ofrojmë zgjidhjen perfekte pothuajse për çdo kërkesë. Spektri ynë i shërbimeve shtrihet nga zbulimi automatik i metaleve dhe i objekteve të huaja deri te kontrolli i peshës dhe inspektimi optik në proceset me kërkesat më të larta të prodhimit dhe paketimit – dhe është në zgjerim të vazhdueshëm.

Me portofolin e veçantë të zgjidhjeve të besueshme të inspektimit, MULTIVAC ofron zgjidhjen perfekte pothuajse për çdo kërkesë. Spektri i shërbimeve shtrihet nga zbulimi automatik i metaleve dhe i objekteve të huaja deri te kontrolli i peshës dhe inspektimi optik në proceset me kërkesat më të larta të prodhimit dhe paketimit – dhe është në zgjerim të vazhdueshëm.

Teknologjitë e ndryshme dhe modulariteti i sistemeve tona mundësojnë një aftësi të lartë për ndryshime, dhe si rezultat edhe mundësinë e projektimit optimal sipas detyrave të inspektimit, të produkteve dhe paketimeve të veçanta. Me fleksibilitet dhe efiçencë maksimale, por mbi të gjitha me siguri maksimale të procesit.

Sistemet tona të inspektimit mund të integrohen pa problem edhe në linjat ekzistuese të paketimit. Ato mundësojnë një kombinim të teknologjive të inspektimit dhe zgjidhjeve të etiketimit, si dhe zgjerimin me funksione të tjera shtesë.

Zgjidhjet e inspektimit nga MULTIVAC janë projektuar për jetëgjatësi të madhe dhe janë realizuar në standarde të ndryshme higjiene. Ato shquhen për kostot e ulëta të punës dhe për përfitimin e lartë ekonomik që ofrojnë.

Shkarkimet

Quality inspection:
Product and pack inspection
8.10 MB PDF

Shkarkuar PDF

Linja të plota  gati për përdorim nga një furnizues i vetëm

Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.

Mëso më shumë >