Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Teknologjia e printimit

Zgjidhje printimi të integruara. Për cilësi printimi dhe efikasitet maksimal.

MULTIVAC ofron teknologji të ndryshme printimi për rezultate të përkryera printimi në etiketa, filma mbështjellës dhe në paketim. Sistemet integrohen plotësisht në njësinë e komandimit të makinerisë së paketimit ose të makinerisë së etiketimit dhe garantojnë kështu maksimumin në sigurinë e funksionimit dhe në efikasitet. Dhe për performancë akoma më të mirë, te ne do të gjeni materiale konsumi të përputhshme me cilësinë më të lartë.

Printerët MULTIVAC janë të përshtatshëm për printimin direkt të filmit mbështjellës të paketimit brenda makinerisë së paketimit ose për printimin e etiketave brenda sistemeve të etiketimit. Integrimi në njësinë e komandimit të makinerisë së prodhimit termik të ambalazhit dhe paketimit ose të makinerisë së mbylljes së vasketave ofron gjithashtu avantazhe të mëdha, si për shembull automatizimi i proceseve të shumta të operimit. Para së gjithash në lidhje me sigurinë e përdorimit dhe të procesit.

Avantazhet në një vështrim të shpejtë

Komoditet maksimal në përdorim

I thjeshtë, i sigurt dhe mbi të gjitha efikas - terminali qendror i përdorimit me ndërfaqe përdoruesi HMI unike, të provuar nga MULTIVAC del në pah në çdo drejtim. Gabimet e mundshme në futjen e informacionit eliminohen nëpërmjet ngarkimit automatik të strukturës së printimit nëpërmjet recetës, që më përpara.

Cilësi e përkryer etiketimi

Zgjidhjet e printimit nga MULTIVAC shquhen për detyrat e etiketimit nga më sfidueset, në sajë të rezultateve precize dhe të vazhdueshme të printerit. Për performancë maksimale ne ofrojmë një mundësi të madhe zgjedhjeje të materialeve të konsumit të përputhura në mënyrë të përkryer - nga një dorë e vetme. Përfshirë dërgimin sipas nevojave.

Fleksibilitet dhe përfitim ekonomik i lartë

Falë teknologjive të ndryshme të printimit, sistemet tona të printimit përshtaten në mënyrë të përkryer në detyrat individuale të etiketimit. Ndërrimi i lehtë dhe i shpejtë i materialeve të konsumit garanton disponueshmërinë e lartë të tyre.

Reduktim i kostove të përgjithshme

Krahas disponueshmërisë maksimale, edhe produktiviteti i lartë ndikon ndjeshëm në reduktimin e kostove të përgjithshme. Zgjidhjet tona të printimit me efikasitet të lartë mundësojnë një rendiment të lartë prodhimi. Me siguri.

Siguri nga integrimi në linja

Rendimenti dhe fleksibiliteti më i lartë dhe mbi të gjitha siguria më e lartë e procesit me përdorimin më të thjeshtë - sistemet e printimit MULTIVAC integrohen në mënyrë optimale edhe në makineritë tashmë ekzistuese të etiketimit dhe janë një hallkë e ngarkueshme në linjën e paketimit.

Printerët termikë TTO

Printerët tanë TTO janë veçanërisht ekonomikë dhe të përdorshëm në të gjitha sistemet e etiketimit MULTIVAC nga HMI 2. Në sajë të përdorimit të ulët të pjesëve të konsumit, gjatësitë e shiritave me ngjyrë nga 1200 m dhe funksionet e kursimit të shiritit me ngjyra ju ofrojnë një disponueshmëri të lartë me kosto të ulëta pune. Rezolucioni 300 dpi garanton rezultate të shkëlqyera printimi edhe në grafikë, logo dhe të dhëna variabël.

Printerët termikë me bojë MULTIVAC TIJ

Edhe printerët tanë TIJ mund të përdoren në sistemet e etiketimit MULTIVAC nga HMI 2. Ato janë simbioza e përkryer e komoditetit në përdorim, e nevojës së paktë për mirëmbajtje dhe e precizionit. Sepse: rezolucionet e printimit deri në 600 dpi mundësojnë printimin e kodeve të vegjël. Dhe në sajë të kokave të printimit të integruara tashmë në kasetat e bojës, ndërrimi kryhet lehtë dhe shpejt. Përveç kësaj, nuk është i nevojshëm pastrimi i rregullt.

Printerët stampues MULTIVAC STP

Printerët stampues MULTIVAC STP përdoren në printerët direktë të filmave mbështjellës. Ata janë një zgjidhje veçanërisht kosto-efektive, për të printuar strukturat e thjeshta të printimit, si për shembull data e skadencës, numri i lotit ose logoja. Procesi i printimit kryhet me ndihmën e tipeve ose të blloqeve fleksibël me intervale gjatë ciklit të punës së makinerisë së prodhimit termik të ambalazhit dhe paketimit ose të makinerisë mbyllëse të vasketave.

Materialet e konsumit

MULTIVAC ofron gamën e plotë të teknologjive të etiketimit, etiketave dhe të materialeve të konsumit nga një furnizues i vetëm. Sepse vetëm ndërthurja e përkryer e të gjithë komponentëve garanton rezultate të shkëlqyera në printim - dhe në të njëjtën kohë minimizon kohët e defekteve. Këshillimi ynë kompetent në këtë aspekt garanton jo vetëm respektimin e kërkesave ligjore, por edhe prezantimin optimal të produkteve.

Raportet e përdoruesit dhe artikuj teknikë

MULTIVAC is expanding its printer portfolio with the addition of a versatile thermal inkjet printer

New printer for use in the medical technology and food industries

TTO Printer from MULTIVAC Marking & Inspection

Exchange program for printers

Since January 2018 MULTIVAC Marking & Inspection has been offering an exchange program for printers

Na kontakto

Dhënia e pëlqimit*

Linja të plota  gati për përdorim nga një furnizues i vetëm

Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.

Mëso më shumë >