- Ndodhesh këtu:
- Faqja kryesore
- Zgjidhjet
- Zgjidhjet e etiketimit
- Printerët direktë të fletëve
MULTIVAC
Printerët direktë të filmit mbështjellës MULTIVAC printojnë në mënyrë të besueshme gjatë procesit të paketimit të dhëna, tekste dhe barkode të ndryshme direkt mbi filmin mbështjellës të sipërm. Ata janë inovativë, me efiçencë të lartë dhe veçanërisht ekonomikë për sa i përket investimit, përdorimit të personelit dhe kostove të punës. Printerët tanë direktë të filmit mbështjellës që disponohen sipas standardeve të ndryshme të higjienës përveç jetëgjatësisë së tyre shquhen në veçanti për nivelin maksimal të fleksibilitetit që ofrojnë dhe për sigurinë e procesit. Ata bindin me performancën maksimale dhe rezultatet e shkëlqyera në printim edhe gjatë funksionimit të vazhdueshëm me shumë ngarkesë – me gjurmën më të vogël të mundshme dhe përdorimin minimal të burimeve dhe të materialeve të konsumit. Falë gamës së gjerë të teknologjive të printimit, të mundësive të montimit dhe opsioneve të procesit, printerët direktë të filmit mbështjellës MULTIVAC përshtaten në mënyrën më të mirë sipas çdo detyre të etiketimit. Printimi mund të kryhet në një ose shumë rreshta dhe, sipas preferencës, në drejtimin e lëvizjes së filmit mbështjellës ose tërthorazi me të.
Te DP 205, montimi i printerëve bëhet në formë statike, kështu që një printer printon çdo herë vetëm në një linjë.
Printeri direkt i filmit mbështjellës DP 215 ka një aks X të zhvendosshëm që lëviz tërthorazi me drejtimin e lëvizjes së filmit mbështjellës. Si rezultat, një printer mund të lëvizet për të printuar në disa linja.
Me printerin direkt të filmit mbështjellës DP 225, filmi mbështjellës mund të printohet në dy dimensione, si në drejtimin e lëvizjes së filmit mbështjellës, ashtu edhe në drejtimin tërthorazi me të.
Të dy këta printerë direktë të filmit mbështjellës janë konceptuar për integrim në makineritë e formimit termik të ambalazhit dhe paketimit. DP 200 printon filmin mbështjellës në lëvizje, kurse DP 240 printon filmin mbështjellës të sipërm të paketimeve të mbyllura.
Since January 2018 MULTIVAC Marking & Inspection has been offering an exchange program for printers
New printer for use in the medical technology and food industries
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.