MULTIVAC
Makineritë e etiketimit transversal MULTIVAC përdoren për etiketimin e paketimeve në makineritë e prodhimit termik të ambalazhit dhe paketimit. Etiketat mund të aplikohen me pozicion të saktë në faqen lart dhe/ose poshtë të një paketimi. Si rezultat mund të përpunohet një gamë e gjerë materialesh dhe formatesh për etiketat. Përdorimi i makinerive të etiketimit transversal kryhet në njësinë HMI të makinerisë së formimit termik të ambalazhit dhe paketimit.
Me gamën e gjerë të opsioneve të pajisjeve makineritë e etiketimit transversal mund të përshtaten në mënyrën më të mirë sipas kërkesave të klientit. Kështu për shembull, të gjitha proceset e zakonshme të printimit mund të integrohen në makinerinë e etiketimit. Sistemet e ndryshme të kontrollit dhe inspektimit kujdesen për procese të qeta dhe për cilësinë e lartë të produktit dhe të paketimit. Me sistemin MULTIVAC Track-and-Trace™ është e mundur një etiketim i sigurt i gjurmueshmërisë. Me funksionin "Zero downtime", dy makineritë e etiketimit transversal garantojnë një proces etiketimi pa ndërprerje në linjat e rendimentit të lartë.
Gjenerata e re e makinerive të etiketimit transversal nga MULTIVAC është përgatitur për kërkesat aktuale dhe për kërkesat e së ardhmes. Përveç sigurisë maksimale të përdorimit dhe të procesit, në karakteristikat e shkëlqyera të kësaj serie inovative të modelit përfshihen edhe performanca mbresëlënëse, saktësia dhe fleksibiliteti më i lartë, si dhe kostot e ulëta të ciklit të jetëgjatësisë.
Përgatitja e saj për të ardhmen garantohet nëpërmjet përdorimit të standardeve më të fundit të komunikimit, të tilla si IO-Link dhe EtherCAT.
Që të dyja makineritë e etiketimit transversal montohen në fund të makinerisë së prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit dhe vendosin etiketat mbi paketimet e mbyllura. CL 220 e aplikon etiketën në anën e sipërme të paketimeve, kurse CL 230 në anën e poshtme të paketimeve.
MR615 EF është e përshtatshme për sasi të mëdha dhe montohet në kabinetin elektrik të makinerisë së prodhimit termik të ambalazhit dhe paketimit, dhe kështu që nuk kërkon vend as në zonën e furnizimit, as në zonën e daljes.
MR619 EF është e përshtatshme për ndërrimin e shpeshtë të produkteve dhe montohet në zonën e furnizimit të makinerisë së formimit termik të ambalazhit dhe paketimit, direkt përpara stacionit të ngjitjes.
The latest generation of MULTIVAC cross web labellers sets a new benchmark: they offer a high level of output with maximum labelling quality. Their other features are ease of operation, low life cycle costs, high level of versatility, maximum safety and future-proofed.
Thanks to their modular construction, MULTIVAC’s conveyor belt labellers offer maximum flexibility for labelling a wide range of pack shapes, such as for example plastic pots, tin cans, folding cartons, tubular pouches, thermoformed packs and trays. They can also be used for labelling a wide range of printed products.
At FachPack 2019 MULTIVAC is presenting its new direct web printer, the DP 225, which is perfectly designed for the requirements of the new traysealer generation, both in terms of its mechanical elements and machine control. The direct web printer is highly impressive with its many improvements over previous models -…
Krahas performancës së përmirësuar dhe sigurisë së përdorimit, makineritë e etiketimit transversal dallohen për precizionin e lartë dhe përfitimin ekonomik.
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.