- Ndodhesh këtu:
- Faqja kryesore
- Zgjidhjet
- Zgjidhjet e etiketimit
- Makineritë e etiketimit në seri
MULTIVAC
Makineritë e etiketimit në seri MULTIVAC integrohen në mënyrë fleksibël dhe ekonomike në linjat ekzistuese të prodhimit dhe të paketimit. Në sajë të konstruksionit modular të tyre dhe sistemeve të ndryshme mbajtëse, ato mund të montohen lehtësisht në pajisjet ekzistuese të transportit ose në makineritë e paketimit. Ato janë të lehta për t'u përdorur dhe mund të modifikohen shumë shpejt.
Në varësi nga detyra përkatëse e etiketimit dhe shpejtësia e nevojshme ofrohen aplikues të ndryshëm të etiketave. Këta e ngjeshin, e fërkojnë, e shtrojnë ose e fryjnë etiketën mbi paketim. Procesi i etiketimit mund të kryhet me ndërprerje ose në mënyrë të vazhdueshme. Për printimin e etiketave me të dhënat përkatëse të prodhimit ofrohen printerë të ndryshëm.
Makineritë e etiketimit në seri IL 110 dhe IL 111 janë konceptuar në mënyrë të veçantë për shtimin në sistemet e transportit dhe për integrimin në impiantet e mbushjes ose të paketimit. Sistemet fleksibël të mbajtjes dhe shtesat e përshtatshme kujdesen për një integrim të lehtë në të gjithë procesin.
Në vende të ndryshme në prodhim modelet IL 120 dhe IL 121 mundësojnë etiketimin nga lart, poshtë, në një anë ose diagonalisht. Ato janë të pajisura me këmbalec mbajtës të lëvizshëm, me të cilin mund ta përdorni në mënyrë fleksibël në pajisjet ekzistuese të transportimit.
Makineritë e etiketimit IL 130/131 janë konceptuar në mënyrë të veçantë për shtimin në makineritë e paketimit vertikal ose horizontal në qese tub. Ato i vendosnin etiketat në drejtimin e lëvizjes së filmit mbështjellës të paketimit.
Për shtimin në makineritë e paketimit vertikal në qese tub janë zhvilluar modelet IL 140 dhe IL 141. Ato i vendosnin etiketat tërthorazi e drejtimin e lëvizjes së filmit mbështjellës të paketimit. Në këtë mënyrë mund të realizohen, për shembull, etiketa me rimbyllje.
Fresh food products, together with quality, convenience, and sustainability, are of increasing importance in the everyday lives of consumers. Koninklijke Vezet has developed into a fruit and vegetable specialist, which meets all these requirements. Companies which want to survive in the growing but very challenging…
With its deep, clear and cold fjords, Norway is a paradise for salmon and salmon farms alike. Best conditions therefore for Seafood Farmers of Norway AS, which was founded in 1986, and its parent company the HOFSETH Group, which processes the freshly caught fish and exports most of it abroad. In order to increase the…
Full wrap labels offer a broad range of competitive advantages in comparison to other labelling solutions. In addition to their function as an information medium, they are increasingly becoming an important design element of retail packs. This way, they help the brand owners to increase the differentiation of the…
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.