MULTIVAC
Makineritë e etiketimit me shirit transportues me konstruksion modular MULTIVAC ofrojnë fleksibilitetin më të lartë në etiketimin e paketimeve nga më të ndryshmet, si p.sh. kavanoz, kanaçe, kuti me palosje, qese tub, paketime me formim termik ose vasketa. Ato integrohen pa ndërprerje në linjat ekzistuese të mbushjes ose të paketimit ose mund të përdoren edhe si zgjidhje të pavarura me furnizim manual të produkteve.
Makineritë e etiketimit me shirit transportues janë gjithashtu mjaft fleksibël edhe në drejtim të pozicionimit të etiketave. Paketimet mund të etiketohen në anën e sipërme ose të poshtme, në një ose në disa faqe anësore, si dhe në faqen ballore ose diagonalisht. Si opsione pajisjesh disponohet një gamë e gjerë e konvejerëve shirit, e aplikuesve, e printerëve dhe e pajisjeve të kontrollit.
Marking:
Labelling and Printing
9.08 MB PDF
Makineria e etiketimit me shirit transportues BASELINE L 300 është një zgjidhje ekonomike për detyrat e thjeshta të etiketimit, të cilat kryhen jashtë linjave të paketimit. L 300 ka një njësi komandimi të pavarur dhe mund të përdoret me fleksibilitet në vende të ndryshme brenda prodhimit.
Makineria e etiketimit me shirit transportues BASELINE L 301 është një zgjidhje ekonomike për detyrat e thjeshta të etiketimit, të cilat kryhen brenda linjave të paketimit. Përdorimi i L 301 kryhet në njësinë HMI të makinerisë së paketimit MULTIVAC, dhe jo përmes një njësie komandimi të pavarur.
Makineria e etiketimit me shirit transportues L 310 është një zgjidhje fleksibël me mundësi maksimale konfigurimi për detyrat më komplekse të etiketimit. Transportimi i paketimeve kryhet nëpërmjet konvejerit shirit.
Etiketimi "Full Wrap" me makinerinë L 310 dallohet për nivelin e lartë të automatizimit, për saktësinë maksimale të etiketimit, për shumëllojshmërinë e formave dhe të materialeve të etiketave, si dhe për fleksibilitetin e lartë në drejtim të formave të paketimit.
Makineria e etiketimit me shirit transportues L 320 është një zgjidhje fleksibël e etiketimit me konfigurim individual për produktet cilindrike, shishet, gotat ose kavanozat. Etiketimi kryhet rreth e përqark ose në anën përpara dhe prapa.
L 330 është konceptuar në mënyrë të veçantë për etiketimin e produkteve të sheshta, si p.sh. fetat e sallamit ose të djathit. Transporti i paketimeve nëpërmjet rripave anësorë të dhëmbëzuar kujdeset për një arritje optimale për etiketimin nga lart dhe poshtë të tyre, si dhe për një kontroll optimal të etiketimit.
Makineritë e etiketimit me shirit transportues MULTIVAC të serisë L 340 etiketojnë produktet cilindrike në mënyrë të lehtë, precize dhe të besueshme. Produktet vendosen tërthorazi me drejtimin e lëvizjes mbi një shirit transportues me rule në mënyrë që të plotësohen me etiketë rrethore.
Makineritë e etiketimit me mbyllje të serisë L 350 mbyllin me etiketë buzët e hapura të produkteve të palosura prej letre, si për shembull fletë-udhëzuesit në paketime, fletët e jashtme mbështjellëse ose fletushkat e marketingut.
MULTIVAC Marking & Inspection has continually expanded its range of conveyor belt labellers in recent years. The spectrum now includes a wide range of solutions for many different labelling requirements and output categories – from the simple BASELINE conveyor belt labellers to 2-track labelling systems with up to ten…
The new series of BASELINE L 300 conveyor belt labellers was presented for the first time in Belgium at the EMPACK exhibition in Brussels at the end of September 2014. Five of these labellers had already been sold to Belgian customers by the end of 2014.
Fresh salads, delicious soups and ready-to-eat meals are packed by Rabbit N.V, a Belgian family business, in a wide range of different trays and formats. But the wide variety was not the only reason why the changeover of the labelling process to a MULTIVAC labeller for edge-wrap labelling was a real challenge – an…
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.