Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Zgjidhjet e etiketimit

Zgjidhjet e etiketimit me vlerë të shtuar. Precize, të sigurta dhe efiçente.

MULTIVAC është një ndër prodhuesit lider të makinerive të besueshme, të fuqishme dhe me përdorim të gjithanshëm të etiketimit, si dhe i printerëve direktë mbi filmin mbështjellës. Portofoli ynë i sistemeve automatike dhe manuale është gjithëpërfshirës, inovativ dhe në zgjerim të vazhdueshëm. Si ofrues me përvojë për zgjidhje të ndryshme me kompetencë të shquar në shumë degë dhe përdorime, si rezultat ne kemi në fokus klientët tanë mbi çdo gjë.

MULTIVAC është një ndër prodhuesit lider të makinerive të besueshme, të fuqishme dhe me përdorim të gjithanshëm të etiketimit, si dhe i printerëve direktë mbi filmin mbështjellës. Portofoli ynë i sistemeve automatike dhe manuale është gjithëpërfshirës, inovativ dhe në zgjerim të vazhdueshëm. Si ofrues me përvojë për zgjidhje të ndryshme me kompetencë të shquar në shumë degë dhe përdorime ne kemi në fokus klientët tanë mbi çdo gjë.

Teknologjitë e ndryshme të etiketimit dhe ndërtimi modular i zgjidhjeve nga MULTIVAC mundësojnë një përshtatje optimale teknike dhe ekonomike sipas kërkesave individuale, në drejtim të paketimeve të veçanta, të cilësisë së printimit dhe të pozicionit të preferuar të etiketës – me produktivitet dhe efiçencë maksimale. Sistemet e etiketimit MULTIVAC integrohen pa asnjë problem edhe në proceset ekzistuese të prodhimit dhe paketimit dhe mund të zgjerohen me funksionalitete shtesë. Ato mbështetin një produktivitet maksimal të zgjidhjes në tërësi dhe nëpërmjet projektimit për "Zero Downtime" (Zero kohë pa punë) ato kontribuojnë gjithashtu në prodhimin pa ndërprerje.

Në sajë të ekspertizës sonë unike për hapat e veçantë të procesit dhe në veçanti të ekspertizës për të gjithë procesin, ne mund të realizojmë vetë zgjidhje sipas nevojave në rastin e kërkesave komplekse. Këto zgjidhje shquhen për gjurmën e optimizuar të linjës, kostot e ulëta të funksionimit dhe fleksibiliteti i lartë për sa i përket teknologjive dhe materialeve të konsumit. Sistemet tona janë projektuar për jetëgjatësi të madhe dhe disponohen në standarde të ndryshme higjiene.

Integrimi i plotë në njësinë e komandimit të linjës garanton një proces të sigurt me precizion të lartë dhe mundësi të përsëritjes së rezultateve. Ai përbën gjithashtu bazën për një dokumentim të plotë dhe gjurmueshmërinë dhe siguron transparencën e vazhdueshme përgjatë të gjithë zinxhirit të procesit. Sistemet HMI të makinerive të paketimit mundësojnë që të gjitha modulet dhe e gjithë linja e paketimit të operohet në mënyrë intuitive dhe për rrjedhojë në mënyrë të lehtë dhe të besueshme.

Etiketim tërheqës dhe ekonomik

Etiketimi me mbështjellje të plotë (Full Wrap Labelling) nga MULTIVAC ofron një efiçencë unike

 

Etiketimi mbështjellës dallohet për nivelin e lartë të automatizimit, për saktësinë maksimale të etiketimit si dhe për shumëllojshmërinë e formave dhe të materialeve të etiketave.

Shkarkimet

Marking:
Labelling and Printing
7.32 MB PDF

Shkarkuar PDF

Linja të plota  gati për përdorim nga një furnizues i vetëm

Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.

Mëso më shumë >