Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

MULTIVAC Smart Services & MULTIVAC Pack Pilot

Efikasitet më i lartë në sajë të zgjidhjeve dixhitale

 

Në sajë të zgjidhjeve dixhitale revolucionare, MULTIVAC ofron që sot një larmi mjetesh me të cilat mund të rritni disponueshmërinë për punë të makinerive dhe si rezultat edhe efikasitetin.

Proceset transparente dhe të dhënat e procesit në kohë reale japin një kontribut të rëndësishëm në efikasitetin dhe rentabilitetin e makinerive dhe linjave të plota.

Me produktet dixhitale dhe shërbimet e MULTIVAC ne u ofrojmë klientëve tanë zgjidhje inovative për monitorimin, komandimin dhe optimizimin e prodhimit - edhe të lidhur në rrjet nga vende të ndryshme dhe në mënyrë paralele. Në mënyrë të thjeshtë, komode dhe "live". Për impiantet e reja, si dhe për modernizimin e makinerive tashmë ekzistuese.

Përdorimi i MULTIVAC Smart Services nuk kërkon asnjë investim fillestar të madh, sepse portofoli i ndërtuar në mënyrë modulare me asistentë dixhitalë mundëson përshtatjen fleksibël në çdo makineri MULTIVAC dhe në komponentët përkatës të linjave. Nga kjo klientët tanë përfitojnë njëlloj në të gjitha nivelet operative dhe strategjike, nga operatori i makinerisë e deri te drejtuesi i firmës.

 

Shërbimet tona Smart Services në një vështrim të shpejtë

 

Smart Production Dashbaord

Ky ju ofron një tablo të shpejtë dhe të thjeshtë, kur dhe çfarë sasie është prodhuar realisht nga prodhimi juaj, apo që nuk është prodhuar?
Në 8 nga 10 raste, mosarritja e objektivit të prodhimit identifikohet në fazë të hershme dhe në gjysmën e këtyre rasteve arritja e objektivit të prodhimit është ende e mundur nëpërmjet marrjes së masave në kohën e duhur.

Me Smart Production Dashboard (paneli inteligjent i prodhimit) ju keni në çdo kohë dhe në çdo vend kontroll direkt mbi shifrat e prodhimit dhe jeni gjithmonë një hap përpara.

Mëso më shumë >

 

 

Smart OEE Analyzer

A e dini se me çfarë efektiviteti i prodhoni realisht artikujt tuaj të veçantë?

Shumë prej klientëve tanë nuk kanë shifra të sakta për efektivitetin e tyre të prodhimit. Prodhimet me efiçencë të burimeve nuk janë vetëm më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm në treg, por edhe kostot e prodhimit ulen në mënyrë të ndjeshme dhe marzhet e fitimit rriten.

Me Smart OEE Analyzer (analizuesi inteligjent i OEE) ju mund të analizoni efektivitetin mbi bazën e të dhënave konkrete. Ju identifikoni nëse prodhimi ka ecur sipas planifikimit, apo nëse nevojitet që procesi të optimizohet në një pikë apo në një tjetër.

Mëso më shumë >

 

 

Smart Log Analyzer

A i njihni problemet që shfaqen më shpesh në makineritë tuaja? A i dini gjithashtu se për sa kohë ndalon puna për shkak të këtyre problemeve?

Dëshironi t'i trajtoni përmirësimet e efikasitetit me fokus të veçantë dhe t'i monitoroni ato në mënyrë transparente?

Me Smart Log Analyzer (analizuesi inteligjent i evidencave) ju mund të identifikoni shkaqet kryesore të kohëve të avarive dhe të mësoni në moment problemet më të shpeshta dhe kohën mesatare të ndalimit të punës për shkak të tyre.

Mëso më shumë >

 

Smart Machine Report

Ndërrimi i filmit mbështjellës në makineritë tona mund të zgjatë 3 minuta. Sa kohë i duhet një punonjësi tuaj për ta bërë këtë gjë?

Me Smart Machine Report (raporti inteligjent i makinerisë) ju do të keni në dorë në moment krahasimet e ndryshme të makinerive ose të turneve, detajet për recetat dhe për ndërrimin e recetave.

Mëso më shumë >

 

Smart Data Backup

E konsideroni sigurinë e recetave tuaja po aq të rëndësishme sa ne? Dëshironi që të mos i humbisni të gjitha ndryshimet e recetave që ekzekutoni dhe të keni akses tek to në çdo kohë?

Me ndihmën e Smart Data Backup (rezervimi inteligjent i të dhënave), të gjitha ndryshimet e recetave ruhen në mënyrë automatike dhe ju mund t'i riktheni lehtë recetat, pa qenë e nevojshme që për këtë të ndërhyni në procesin e prodhimit.

Mëso më shumë >

 

MULTIVAC Pack Pilot

A e dinit që parametrizimi i një recete të re në makineritë tona zakonisht zgjat mbi 20 minuta?

A e dinit gjithashtu që pas parametrizimit në makineri përshtaten vetëm rrallë vlerat optimale në lidhje me sigurinë e procesit dhe performancën?

MULTIVAC Pack Pilot bën të mundur që vetëm me disa klikime të krijoni një recetë të re shumë pranë optimales për produktin tuaj: direkt në makineri ose paralelisht përmes aplikacionit në internet, në mënyrë që të mos ndikoni në procesin aktual të prodhimit tuaj.

Mëso më shumë >

 

Smart Production Dashbaord

Qendra e komandimit për makineritë dixhitale

Qendra e komandimit të një makinerie të dixhitalizuar nga pikëpamja e përdoruesit është paneli kryesor, i cili mund të komandohet jo vetëm nga ekrani i madh i sheshtë në krah të makinerisë, por në rast nevoje ai mund të kontrollohet edhe nga distanca në një kompjuter në një zyrë. Në këtë mënyrë personeli ka akses direkt në makineri në të gjitha informacionet e rëndësishme për performancën aktual, por akses ka gjithashtu edhe menaxhimi. Avantazhi i një mjeti të tillë qëndron në shkurtimin e ndjeshëm të rrugëve të komunikimit dhe të kohëve të reagimit.

  • Aksesi në procesin e prodhimit në kohë reale
  • Shifrat e rëndësishme paraqiten në një panel të përgjithshëm, të ndara sipas stadeve të prodhimit dhe turneve
  • Diferencat midis turneve të ndryshme dhe tendencat në planin afatgjatë janë lehtësisht të dallueshme dhe të analizueshme

 

Smart OEE Analyzer

Një instrument strategjik për rritjen e efiçencës

Smart OEE Analyzer (analizuesi inteligjent i OEE) ofron në shkallë të ndryshme analiza të detajuara të të dhënave të funksionimit të një makinerie paketimi në një hapësirë kohore deri në katër javë. Për këtë, softueri regjistron disponueshmërinë, cilësinë e paketimit dhe rendimentin e makinerisë, i shumëzon këto vlera dhe nga kjo llogarit efektivitetin e përgjithshëm të pajisjes (OEE-Overall Equipment Effectiveness) për makinerinë e paketimit.

  • Përmbledhje e thjeshtë mbi efektivitetin e procesit të paketimit të makinerive dhe linjave
  • Të dhënat shfaqen në një panel qendror interaktiv si seri kohore. Karakteristikat mund të përshtaten nëpërmjet zgjedhjes së intervaleve kohore të ndryshme ose zgjedhjes së modeleve të turneve
  • Meqë rendimenti, disponueshmëria dhe cilësia shfaqen të ndara më vete, shkaqet për një efektivitet të përgjithshëm të pamjaftueshëm të pajisjes (OEE) mund të identifikohen lehtë dhe saktë

 

Smart Log Analyzer

Një mjet fleksibël për optimizime

Smart Log Analyzer (analizuesi inteligjent i evidencave) lexon memorien e mesazheve dhe të gabimeve të makinerisë dhe i ngarkon të dhënat përkatëse në Smart Hub, ku më pas ato analizohen. Regjistrimi i të dhënave shtrihet nga informacionet e përgjithshme, si për shembull kohët produktive të makinerisë, deri te ngjarjet e veçanta që shkaktojnë ndalimet e makinerisë. Me funksionin e tij, Smart Log Analyzer nuk i shërben vetëm përdoruesit, por gjithashtu edhe teknikëve të servisit. Në rast defekti, të dhënat e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve janë menjëherë në dispozicion të tyre, nëpërmjet të cilave shkurtohen kohët e ndalimit të punës së makinerisë.

  • Analizim i saktë i të dhënave të protokollit të një linje apo makinerie MULTIVAC, për të identifikuar shkaqet kryesore për ndalimin e paplanifikuar të punës
  • Të gjitha problemet në periudhën kohore të shqyrtuar renditen dhe shfaqen në mënyrë vizuale, sipas kohës totale të avarisë së shkaktuar, kohës mesatare të avarisë ose sipas shpeshtësisë së problemeve
  • Smart Log Analyzer u mundëson klientëve tanë të identifikojnë shkaqet kryesore për diferencat në rendiment në procesin e prodhimit dhe të trajtojnë problemet specifike

 

Smart Machine Report

Krahasim i shpejtë dhe i rëndësishëm

Një mjet kontrolli i klasit të lartë për drejtuesit e turnit dhe për menaxhimin. Sepse në Smart Machine Report ofrohen në dispozicion për shkarkim dhe për përcjellje te personat e tjerë të gjitha raportet e analizave të krijuara në mënyrë automatike dhe në intervale kohore të rregullta për makineritë tuaja. Raportet e përgjithshme mundësojnë krahasimet e makinerive dhe turneve, japin informacion për recetat dhe ndërrimin e recetave dhe mundësojnë vlerësimin e performancës për të gjithë procesin e prodhimit. Të dhënat ruhen në mënyrë qendrore dhe mund të hapen në çdo kohë në mënyrë komode dhe të shpejtë nga çdo kompjuter ose pajisje celulare.

  • Raporte analizash të krijuara në mënyrë automatike
  • Për krahasimin e rëndësishëm mbi bazën e turneve, makinerive, ndërrimit të recetave, recetave etj.
  • Hapje e shpejtë dhe komode
  • Shumë i vlefshëm për drejtuesin e turnit, planifikuesin e prodhimit, menaxhimin etj.

 

 

 

Smart Data Backup

Sigurim automatik i të dhënave të çmuara

Me Smart Data Backup nga MULTIVAC jeni gjithmonë në anën e sigurt!
Sepse me ndihmën e këtij mjeti realisht inteligjent, rregullimet në një makineri paketimi MULTIVAC ruhen në mënyrë të automatizuar në një hapësirë online të mbrojtur. Smart Data Backup funksionon në sfond pa ndërhyrje, pa ndikuar në procesin e prodhimit. Aksesi është i mundur nga kudo nëpërmjet një shfletuesi interneti. Të gjitha rregullimet mund të shkarkohen në çdo kohë te Smart Service dhe në rast nevoje të rivendosen sërish mjaft lehtë.

  • Sigurim automatik i të dhënave në një hapësirë online të mbrojtur
  • Shkarkim i thjeshtë dhe rivendosje e besueshme e cilësimeve të makinerive
  • Akses fleksibël nëpërmjet shfletuesit të internetit

 

MULTIVAC Pack Pilot

Optimizim i procesit në një dimension të ri

MULTIVAC Pack Pilot përdoret direkt nga HMI 3 e makinerisë së paketimit. Për aplikimin e konfigurimeve të reja të makinerisë ose të recetës, përdoruesi zgjedh vetëm karakteristikat përkatëse të paketimit, të materialit të paketimit dhe të produktit. Në kombinim me të dhënat e makinerisë dhe të mjeteve, paketimi mund të prodhohet shumë afrë pikës optimale të funksionimit dhe receta përkatëse mund të ngarkohet direkt, nëse nevojitet. Për këtë, parametrat e nevojshëm krijohen nga sistemi mbi bazën e një motori rregullues, që kujdeset për optimizimin e vazhdueshëm.

Me anë të MULTIVAC Pack Pilot, makineria e paketimit është e konfiguruar në mënyrë optimale që në nisje të prodhimit, kështu që ju mund të prodhoni paketime të cilësisë së lartë me rendiment të lartë, pa humbje të konsiderueshme në nisje të procesit. Kjo çon në kursime të konsiderueshme për sa i përket produkteve, materialeve të paketimit dhe kohës së prodhimit. Edhe ndërrimi i një makinerie në një material tjetër paketimi realizohet me Pack Pilot në mënyrë po aq të thjeshtë dhe të sigurt si kurrë më parë.

  • Identifikim automatik dhe paracaktim i modelit të formatit të përdorur aktualisht
  • Përllogaritje e mbi 10 parametrave të rëndësishëm për aplikimin e një artikulli (RX 4.0)
  • Komunikim i sigurt i të dhënave
  • Përdorimi i Pack Pilot shtohet në mënyrë të rrjedhshme në ndërfaqen e përdoruesit HMI 3 dhe disponohet në të gjitha gjuhët e përdorimit
  • Kërkim i thjeshtuar me plotësim automatik të mbi 100 specifikimeve të filmit mbështjellës

myMULTIVAC - Pika juaj qendrore e hyrjes në botën e MULTIVAC

Një identifikim për të gjitha aplikacionet e MULTIVAC:

  • Portali i klientit
  • Smart Services
  • Trajnimet

 

Mundësitë gjithëpërfshirëse të vetëshërbimit:

  • Blerja e pjesëve të këmbimit, materialit të paketimit dhe produkteve dixhitale
  • Informacionet dhe dokumentet e porositjes, ndjekja e dërgesave
  • Informacionet, dokumentet dhe performanca e makinerisë
  • Administrimi i bazës së instaluar
  • Informacionet dhe raportet e servisit

Raportet e përdoruesit dhe artikuj teknikë

Ter Beke uses digital solutions from MULTIVAC

The Belgian food company, Ter Beke, counts on digitalization – and on MULTIVAC – in its factory in Veurne. Thanks to MULTIVAC’s digital services, it has been possible to optimize the complex packaging processes for the different sausage varieties to a very significant degree – and within just the initial phase of…

Guido Spix - Director, CTO and COO of MULTIVAC

From packaging machine manufacturer to digital company - MULTIVAC’s innovation strategy

Interview with Guido Spix, Director, CTO and COO

Together towards the Smart Food Factory

CSB-System AG and MULTIVAC are jointly developing solutions for
food production of the future

MULTIVAC Pack Pilot - a new dimension in operating convenience

MULTIVAC Pack Pilot is cloud-based software, which supports operators in setting up the packaging machine to the optimum degree, without a high level of expert knowledge being required.

 

Na kontakto