Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

MULTIVAC Line Control

Njësi komandimi dhe përdorim i përgjithshëm i linjës

 

MULTIVAC Line Control (MLC) bën të mundur një përdorim veçanërisht efikas të linjave MULTIVAC. Kjo përfshin ndezjen e plotë të linjës, nisjen, ndalimin, zbrazjen dhe ndërrimin e recetës. MLC e thjeshton ndjeshëm përdorimin, garanton procese të sigurta dhe të përsëritshme dhe minimizon gabimet e mundshme në përdorim. Ajo ofron bazën për një lidhje të thjeshtë të një linje në sistemet ERP, MES, MRP ose PPS të klientëve tanë.

MULTIVAC Line Control (MLC) është një zgjidhje inovative, e cila lehtëson në ekstrem operimin dhe përdorimin e linjave dhe i konfiguron në mënyrë efikase.
Hapat e operimit që përsëriten shpesh, si ndezja, nisja, ndalimi, zbrazja dhe ndërrimi i recetave kthehen nga MLC në procese të plota, të standardizuara dhe të përsëritshme të linjave.

Stafi përdorues përfiton nga rrugët e lëvizjes të shkurtuara ndjeshëm, si dhe nga hapat e përdorimit që kryhen në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe pa gabime. Rezultati është një disponueshmëri qartësisht e lartë për punë e të gjithë linjës dhe minimizimi i gabimeve në operim. Nëpërmjet përpunimit të të gjitha të dhënave përkatëse të procesit, MULTIVAC Line Control është gjithashtu baza ideale për shërbime dixhitale opsionale, si për shembull analizat OEE.

MULTIVAC Line Control ofron bazën për një lidhje të thjeshtë të një linje në sistemet ERP, MES, MRP ose PPS të klientëve tanë.

Ndezja e linjës

Pas aktivizimit të çelësit kryesor në të gjithë elementët e linjës, në një terminal përdorimi çfarëdo (HMI 3) mund të zgjidhet në mënyrë qendrore një recetë e linjës për të gjithë linjën. Çdo element i linjës merr automatikisht propozimin e duhur të recetës, që konfirmohet nga operatori pas disa proceseve manuale të nevojshme të pajisjes së linjës.

MULTIVAC Line Control e bën ndezjen e linjës shumë më efikase dhe më të sigurt. Si rezultat, për përdoruesin nuk shkurtohet vetëm koha dhe rruga për ngarkimin e recetave të veçanta për çdo makineri. Administrimi i recetave në mënyrë qendrore për linjën garanton automatikisht përdorimin e recetave të duhura.

MLC bën të mundur nisjen e linjës vetëm pasi të gjitha modulet e linjës janë të gatshme për punë. Për rrjedhojë, kështu minimizohen edhe burimet e mundshme të gabimeve.

Nisja dhe ndalimi i linjës

Me MLC, nisja dhe ndalimi i të gjithë linjës mund të bëhet në mënyrë qendrore nga një terminal përdorimi çfarëdo (HMI 2, HMI 3). Gjatë ndalimit, çdo modul i linjës kalon automatikisht në statusin "stopped" (ndaluar).

MULTIVAC Line Control e bën nisjen dhe ndalimin e linjës një proces të rregulluar dhe si rezultat në mënyrë më të thjeshtë dhe më të shpejtë. Përveç shkurtimit të kohës dhe të rrugëve të shkurtra të lëvizjes për përdoruesin, rritet gjithashtu edhe disponueshmëria për punë e impiantit.

Ndërrimi i recetës në gjithë linjën

Me MLC mund të zgjidhet në mënyrë qendrore receta që dëshironi për linjën, në një terminal përdorimi çfarëdo (HMI 3). Çdo element i linjës merr automatikisht propozimin e duhur të recetës, që konfirmohet nga operatori pas disa proceseve manuale të nevojshme të pajisjes së linjës.

Përveç kësaj, në njësinë e komandimit mund të shfaqen listat e kontrollit për detyrat manuale të pajisjes, të cilat ekzekutohen nga përdoruesi dhe konfirmohen në terminalin e përdorimit.

Në sajë të MULTIVAC Line Control, ndërrimi i recetës në linja bëhet dukshëm më i sigurt dhe më i shpejtë. Si rezultat, për përdoruesin nuk shkurtohet vetëm koha dhe rruga për ngarkimin e recetave të veçanta për çdo makineri. Në të njëjtën kohë garantohet që ndryshimi i recetës të bëhet dhe të ekzekutohet saktë në çdo makineri.

Administrimi i recetave për të gjithë linjën garanton automatikisht, për shembull, përdorimin e të dhënave të sakta të prodhimit. Kjo përfshin në mënyrë tipike dhe grafikat e sakta dhe të dhënat e sakta të printimit, një burim gabimi kritik në punën e përditshme të operatorit, të cilat mund të shkaktojnë kosto të larta ripërpunimi apo kthimesh.

Pasqyra e statusit të linjës

Pasqyra e statusit të linjës e MLC identifikon dhe lokalizon shpejt dhe në mënyrë të besueshme shkaqet e ndalimeve të paplanifikuara të linjës, të cilat shkaktohen për shembull, nga mungesa e materialit. Edhe shkaqet e tjera të mundshme të problemeve, si për shembull veprimi i qarqeve të mbrojtjes apo i sensorëve të kontrollit mund të lokalizohen në mënyrë efikase me pasqyrën e statusit të linjës.

Në sajë të MLC thjeshtohet dhe përshpejtohet në mënyrë ekstreme eliminimi i problemeve tipike në prodhim. Përveç shkurtimit të kohës për përdoruesin, optimizohet edhe disponueshmëria për punë e linjës dhe objektivi i prodhimit arrihet në mënyrë të besueshme. Nëpërmjet statistikave të diferencuara të makinerisë disponohet gjithashtu një bazë më e mirë të dhënash për analizat OEE.

 

Zbrazja e linjës

Me mbështetjen e MLC, një linjë mund të zbrazet në mënyrë të kontrolluar në çdo kohë dhe në çdo terminal përdorimi (HMI 3). Produktet dhe paketimet që ndodhen në linjë, nxirren jashtë nga linja në mënyrë të kontrolluar. Kështu çoni deri në fund hapat e procesit që nuk kanë përfunduar ende. Pas kësaj, modulet e linjës kalojnë automatikisht në statusin "complete" (përfunduar) dhe linja është gati për një ndërrim të produktit ose të recetës apo për përfundimin e turnit.

MULTIVAC Line Control e bën zbrazjen e linjës një proces të rregulluar dhe si rezultat veçanërisht të thjeshtë dhe të besueshëm. Përveç shkurtimit të kohës dhe të rrugëve të shkurtra të lëvizjes për përdoruesin, ky funksion i MLC mbështet gjithashtu në parapërgatitjen efikase për ndërrimin e produktit. Nëpërmjet statistikave të diferencuara të makinerisë krijohet edhe një bazë më e mirë të dhënash për analizat OEE.

MULTIVAC Line Control

  • Nisja/ndalimi i linjave
  • Administrimi i integruar i recetave
  • Komandimi i integruar i linjave
  • Ndërtimi modular mundësi aplikime shtesë specifike sipas klientit

Raportet e përdoruesit dhe artikuj teknikë

Automation solutions for the bakery product industry

The bread and bakery product industry finds itself in a far-reaching transition. Cost pressure, product diversity
in the market, altered consumer habits, and hygiene
regulations require companies not only to adapt their product range but also to optimise their production
processes. One important approach as…

Automation in meat processing offers a wide range of benefits

The food industry is booming. An ever increasing number of fresh and processed food products, snacks, ready meals, and convenience products have to be manufactured and packed. But it has become more difficult to find suitable or qualified staff. There is currently an acute lack of personnel in the meat processing…

RX 4.0 offers maximum process reliability

The medical products and pharmaceutical industries place very great demands on the precision and reproducibility of processes when packing sensitive products - not least because of the new MDR and UDI regulations. The declared aims of both sectors also include improvements in throughput times, production efficiency and…

Loading, removing and converging packs in the smallest space

With the H 052 robot from MULTIVAC, a 2-axis robot can be completely integrated into a thermoforming packaging machine for the first time. This means the space requirement can be reduced significantly. The handling module is capable of being matched flexibly to a wide range of products and finished packs with a weight…

 

Na kontakto