MULTIVAC
Me produktet dixhitale dhe shërbimet e MULTIVAC ne u ofrojmë klientëve tanë zgjidhje inovative për monitorimin, komandimin dhe optimizimin e prodhimit - edhe të lidhur në rrjet nga vende të ndryshme dhe në mënyrë paralele. Në mënyrë të thjeshtë, komode dhe "live". Për impiantet e reja, si dhe për modernizimin e makinerive tashmë ekzistuese.
Nga kjo klientët tanë përfitojnë njëlloj në të gjitha nivelet operative dhe strategjike, nga portali komod i klientëve te furnizimi transparent i pjesëve të këmbimit e deri te ndihma direkte online në rast defektesh - me produktet dhe shërbimet tona dixhitale ju garantoni operimin optimal të impiantit tuaj.
Me X-line, MULTIVAC sjell një koncept të ri të prodhimit termik të ambalazheve. Përmes dixhitalizimit të plotë, një sistemi gjithëpërfshirës të sensorëve dhe lidhjes në rrjet me MULTIVAC Cloud, "X-line" krijon një dimension të ri lidhur me sigurinë e paketimit, cilësinë, rendimentim dhe sigurinë e së ardhmes.
Smart_Services_EN.pdf:
3.17 MB PDF
Automation:
3.68 MB PDF
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.