MULTIVAC
MULTIVAC ofron një portofol unik zgjidhjesh për prerjen në feta të sallamerisë dhe ndarjen në porcione të mishit të freskët.
Si lider në fushën e teknologjisë në sektorin e pajisjeve prerëse në porcione, makineritë MULTIVAC për ndarjen e mishit në porcione arrijnë përfitimin më të madh ekonomik, përmes ndarjes në porcione pa mbetje, reduktimit të humbjeve dhe ndërrimit më të shpejtë të produtkeve. Ato e përpunojnë mishin me rendimentin më të lartë si me ashtu edhe pa kocka. Makineritë MULTIVAC të ndarjes në porcione mund të knfigurohen në mënyrë perfekte për ushqimin që do të pritet dhe falë formave të tyre tredimensionale garantojnë rezultate optimale të prerjes dhe ndarjes në porcione.
Edhe në produktivitetin e tyre më të lartë, sistemet tona dallohen vazhdimisht për rezultate optimale të prerjes dhe racionimit brenda një diapazoni të gjerë temperaturash, me rendiment maksimal dhe humbje minimale. Ato përmbushin kriteret më të larta të higjienës, mund të përdoren në mënyrë intuitive dhe të sigurt, si dhe mund të konvertohen në mënyrë të thjeshtë dhe ergonomike. Dhe falë produktivitetit optimal dhe kostove të ulëta operative dhe energjetike, rrisin përfitimin ekonomik të procesit të prodhimit.
Kombinimi perfekt i teknologjisë më të mirë me kompetencën e shkëlqyer në përdorim dhe automatizim, mundëson zgjidhje gjithpërfshirëse me efikasitetin më të lartë të mundshëm.
Makineritë MULTIVAC për ndarjen në porcione të mishit vendosin standardet më të larta në aspektin e cilësisë, rendimentit dhe prodhimtarisë. Ato arrijnë një produktivitet maksimal përmes formësimit optimal dhe ndarjes në porcione pa mbetje. Humbja do të minimizohet falë saktësisë së lartë në peshim dhe prerjes perfekte.
Teknologjitë inovative për formësimin dhe ndarjen në porcione, nxitin një prodhimtari të shpejtë dhe mundësojnë një kontroll të temperaturës së produktit përmes një shtrese të hollë akulli. Kjo gjë kujdeset për kursime në energji gjatë parapërgatitjes së produkteve dhe për zvogëlimin e kapaciteteve të nevojshme të magazinimit. Rendimenti i lartë, disponueshmëria maksimale si dhe ndërrimi i shpejtë i produkteve i reduktojnë ndjeshëm kostot e përgjithshme.
Koncepti intuitiv i përdorimit bën të mundur lehtësi maksimale në proceset e përdorimit dhe të pastrimit dhe kontribuon në sigurinë e lartë të procesit. Konvertimi i produkteve të ndryshme bëhet shpejt dhe lehtë nga përdoruesi, vetëm me pak lëvizje dhe me ndihmën e softuerit.
Sistemet tona shumëfunksionale dhe me fleksibilitet të lartë mundësojnë stivosjen e fetave dhe ndarjeve, duke integruar në mënyrë perfekte zgjidhjet e automatizuara të paketimit.
Makineritë MULTIVAC të ndarjes së mishit në porcione konfigurohen në mënyrë individuale, për të përmbushur sa më mirë nevojat e klientëve.
Broschüre_TVI_Range_1218_E.pdf:
18.20 MB PDF
Sistemi kompakt i ndarjes në porcione GMS 520 singlecut ofron fleksibilitetin më të lartë në ndarjen me porcione të mishit pa kocka dhe atij me kocka në feta, kubikë dhe shirita.
GMS 1600 multicut është një sistem me efikasitet të lartë për ndarjen në porcione, që mund të konfigurohet me dy ndarje dhe mund të pajisjet me një fider plotësisht automatik.
Interview with Alois Allgaier, CEO of TVI Entwicklung und Produktion GmbH in Irschenberg
Precise weight control in the portioning and slicing of meat or sausage products is one of the standard requirements in industrialised processing of fresh food.
With its GMS 1600 twincut portioner, TVI will be presenting at Anuga FoodTec 2018 a universal high-performance portioning system, which is characterised by its very high level of portion quality, yield and flexibility. Even at high output, this efficient solution ensures the highest product quality is always achieved…
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.