Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Pajisjet prerëse në feta

Rezultate optimale në prerje me rendiment të lartë në produktet që priten.

Efikasitet, përfitim ekonomik i lartë dhe rezultate të shkëlqyera në prerje falë teknologjive inovative – zgjidhjet e fuqishme nga MULTIVAC në segmentin e pajisjeve prerëse në feta konsiderohen të klasit më të lartë në shumë aspekte. Sistemet tona inovative të prerjes janë mbresëlënëse në veçanti në drejtim të rezultateve të shkëlqyera në prerje me rendiment maksimal, produktivitetit të përmirësuar dhe reduktimit të pjesëve të mbetura.

MULTIVAC ofron një portofol unik zgjidhjesh për prerjen në feta të sallamerisë dhe ndarjen në porcione të mishit të freskët.

Pajisjet prerëse në feta MULTIVAC dallohen për rezultatet optimale në prerje me rendiment të lartë, për montimin dhe konvertimin e shpejtë, si dhe për përdorimin veçanërisht ergonomik dhe të sigurt. Sistemi prerës MULTIVAC ofron një cilësi prerjeje të mahnitshme brenda një diapazoni të gjerë temperaturash. Përmirësimi i produktivitetit, saktësia e lartë në peshë, ndarja në porcione të barabarta dhe reduktimi i humbjeve janë avantazhe të tjera të teknologjive tona inovative.

Përveç respektimit të standardeve më të larta të higjienës, pajisjet prerëse në feta MULTIVAC dallohen edhe për produktivitetin më të lartë dhe një manovrim të lehtë si asnjëherë për përdoruesin. Ndërrimi i shpejtë i produktit dhe formatit mundëson maksimumin e mundshëm të fleksibilitetit. Përmes lidhjes unike e të besueshme dhe që kursen hapësirë, pajisjet prerëse në feta MULTIVAC kontribuojnë që proceset në fushën e prerjes në feta dhe të paketimit të shpejtohen.

Avantazhet në një vështrim të shpejtë

Cilësi prerjeje e mahnitshme

Përmes sistemit të saj inovator të prerjes dhe dizajnit të thikave prerëse, pajisja prerëse në feta MULTIVAC ofron një cilësi prerjeje të mahnitshme në temperaturat e ngrohta të produkteve dhe brenda një diapazoni më të madh temperaturash. "Prerja e butë" garanton që produkti të prihet i kontrolluar, drejt dhe me forcë minimale. Në këtë mënyrë, sallami, proshutat ose djathi priten në feta në mënyrë jashtëzakonisht të saktë dhe duke mbrojtur produktin. Produktet ruajnë pamjen, shijen dhe konsistencën.

Fleksibilitet i lartë

Pajisjet prerëse në feta MULTIVAC janë projektuar për 1 deri në 8 ndarje. Mbushja e përqendruar garanton pozicionimin e saktë të produkteve në boshtin prerës. Në këtë mënyrë mundësohen kombinime të ndryshme të mbushjes me shpejtësinë dhe cilësinë maksimale të prerjes.

Konvertim dhe pastrim i shpejtë

Pajisjet prerëse në feta MULTIVAC dallohen për fleksibilitet të lartë. Konvertimi për produkte dhe formate të ndryshme realizohet lehtë nga përdoruesi dhe vetëm me disa lëvizje. Ndërrimi i gjithë komponentëve të produktit realizohet në më pak se pesë minuta.

Reduktim i kostove të përgjithshme

Krahas ndërrimit të shpejtë të produkteve dhe disponueshmërisë maksimale, është edhe produktiviteti i lartë që ndikon ndjeshëm në reduktimin e kostove të përgjithshme. Teknologjitë inovative MULTIVAC për prerjen dhe furnizimin e produkteve bëjnë të mundur një kohë më të shpejtë prodhimi si dhe temperatura më të ngrohta të produktit.

Integrim efikas në linja

Me lidhjen unike në llojin e vet, të besueshme dhe me kursim hapësire të pajisjeve prerëse në feta me sistemet e paketimit, MULTIVAC ofron zgjidhje të ndryshme, për të përmbushur më së miri kërkesat individuale të klientëve. Qoftë rendimenti më i lartë, fleksibiliteti maksimal ose integrimi i pajisjeve ekzistuese – zgjidhjet tona totale të së ardhmes shquhen për efiçencën më të lartë, përdorimin më të thjeshtë dhe për higjienën maksimale.

S 800

S 800 ka një produktivitet të lartë, me deri 850 prerje në minutë dhe konfigurim me një ose me shumë ndarje. Ndërrimi i shpejtë i produktit dhe formatit mundëson maksimumin e mundshëm të fleksibilitetit.

Mëso më shumë >

S 1600

S 1600 ka të njëjtën gjurmë si S 800, por ka një rendiment deri në 1600 hapa në minutë.


Shkarkimet

Slicing and automated packaging:
From a single source
6.20 MB PDF

Shkarkuar PDF

Raportet e përdoruesit dhe artikuj teknikë

Perfect slicing results for fresh meat and processed products

Precise weight control in the portioning and slicing of meat or sausage products is one of the standard requirements in industrialised processing of fresh food.

Slices served fresh at the table

Economical and efficient solutions for the automated packaging of sliced products

“We want to create added value for our customers with our line expertise.”

Interview with Tom Stachel, Head of Slicer Business Unit

Na kontakto

Dhënia e pëlqimit*

Linja të plota  gati për përdorim nga një furnizues i vetëm

Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.

Mëso më shumë >