Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Zgjidhje për proceset e prerjet

Prerje në feta dhe ndarje në porcione me rendiment maksima dhe humbje minimale

MULTIVAC ofron një portofol të plotë zgjidhjesh e përkatësisht zgjidhjen optimale për nevojat individuale në çdo kategori fuqie, për prerjen në feta të produkteve të sallamit, të proshutës dhe të djathit si dh për ndarjen në porcione të llojeve të ndryshme të mishit.

MULTIVAC ofron një portofol të plotë zgjidhjesh e përkatësisht zgjidhjen optimale për nevojat individuale në çdo kategori fuqie, për prerjen në feta të produkteve të sallamit, të proshutës dhe të djathit si dh për ndarjen në porcione të llojeve të ndryshme të mishit.

Si lider n fushën e teknologjisë në sektorin e pajisjeve prerëse në porcione dhe me pajisjet inovative prerëse në feta, dëshmojmë çdo ditë kompetencën tonë të lartë për secilin nga hapat e procesit. Zgjidhjet tona përshtaten në mënyrë të përsosur me ushqimin që do të pritet dhe falë ndryshueshmërisë që i karakterizon, mundësojnë një përpunim të besueshëm për një gamë të gjerë produktesh.

Teknologjitë e ndryshme dhe modulariteti i gamës gjithnjë në rritje të produkteve tona, mundësojnë përshtatjen elastike me format e ndryshme të produkteve dhe të prerjeve, si dhe me llojet e porcioneve dhe mënyrën e vendosjes. Edhe në kapacitetin e tyre maksimal, sistemet tona dallohen për rezultate optimale të prerjes dhe racionimit brenda një diapazoni të gjerë temperaturash, me rendiment maksimal dhe teprica minimale. Ato përmbushin standardet më të larta të higjienës, mund të përdoren në mënyrë intuitive dhe rrjedhimisht të sigurt, si dhe mund të konvertohen dhe modifikohen në mënyrë të thjeshtë, ergonomike dhe të shpejtë. Dhe falë kostove të ulëta operative dhe energjetike, rrisin përfitimin ekonomik gjatë procesit të prodhimit.

Falë ekspertizës soë të provuar për gjithë procesin, ne mund t'i lidhim në mënyrë optimale pajisjet prerëse në feta dhe makineritë për ndarjen e mishit në porcione MULTIVAC edhe me makineritë ngjitëse ekzistuese të vasketave dhe ato të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimeve ose t'i zgjerojmë ato me funksione shtesë për sfida të reja. Objektivi ynë është gjithmonë ai i realizimit të zgjidhjeve gjithpërfshirëse dhe me efikasitet të lartë, të cilat karakterizohen nga një ndërveprim unik midis ushqimit që do të pritet, sistemit prerës dhe procesit të ambalazhimit.

Shkarkimet

Brochure_Slicer_EN.pdf:
6.20 MB PDF

Shkarkuar PDF

Broschüre_TVI_Range_1218_E.pdf:
18.20 MB PDF

Shkarkuar PDF

Linja të plota  gati për përdorim nga një furnizues i vetëm

Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.

Mëso më shumë >