- Ndodhesh këtu:
- Faqja kryesore
- Zgjidhjet
- Sistemet për prodhimin e ambalazheve dhe paketimin
- Pajisjet tkurrëse dhe tharëse
MULTIVAC
MULTIVAC është një prodhues lider i zgjidhjeve të paketimit, me ekspertizë të shquar në përdorim. Portofoli ynë i plotë e i diferencuar plotëson çdo kërkesë për sa i përket konstruksionit, mënyrës së funksionimit, opsioneve të pajisjeve dhe diapazoneve të kapacitetit e performancës.
Pajisjet tkurrëse dhe tharëse MULTIVAC garantojnë një rezultat perfekt në tkurrje me input minimal të temperaturës dhe me konsumin e optimizuar të energjisë. Ato janë precize në kontroll dhe të lehta për t'u përdorur. Ato integrohen në mënyrë perfekte në ambientet e reja ose ekzistuese të prodhimit.
Parimet e ndryshme të funksionimit të pajisjeve tkurrëse MULTIVAC lejojnë përshtatjen optimale sipas kërkesave individuale në drejtim të kapacitetit dhe fluksit të prodhimit. Qoftë si depozitë tkurrëse apo si tunel, ato mund të kombinohen gjithashtu pa asnjë problem me makineritë e paketimit dhe me sistemet që vijnë pas tyre, si p.sh. pajisjet tharëse, për të krijuar linja të plota automatike.
Pajisjet tharëse MULTIVAC të pajisura me koka tharëse me performancë të lartë garantojnë që produkti i paketuar dhe vetë paketimi të mos i nënshtrohen nxehtësisë së panevojshme dhe që paketimet me tkurrje të jenë gjithashtu plotësisht të thata përpara përpunimit të mëtejshëm. Paketimet gjithashtu mund të etiketohen menjëherë ose të paketohen nëpër kuti kartoni.
SE 60 është një depozitë tkurrëse, e cila plotëson në mënyrë ideale makineritë me dhomë vakuumi me qëndrim të pavarur dhe ato me dy dhoma vakuumi MULTIVAC për sa i përket rendimentit, përdorimit dhe dizajnit.
Kapaciteti i depozitës tkurrëse SE 320 është projektuar sipas produktivitetit të makinerive me dhomë vakuumi me transportier dhe të makinerive për prodhimin termik të ambalazheve dhe paketimit.
Kapaciteti i depozitës tkurrëse SE 335 është projektuar për rendimentin maksimal të makinerive me dhomë vakuumi me transportier, për sa i përket performancës dhe madhësisë së paketimit.
SE 120 është një tunel kompakt me kalim tejpërtej dhe tkurr me rendiment të lartë prodhimin nga makineritë me dhomë vakuumi me transportier dhe makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit.
Tuneli tkurrës SE 135 është projektuar për rendimentin maksimal të makinerive me dhomë vakuumi me transportier, për sa i përket performancës dhe madhësisë së paketimit.
TE 120 është një tunel kompakt me kalim tejpërtej dhe than me rendiment të lartë prodhimin nga pajisjet tkurrëse SE 120 dhe SE 320.
Tuneli tharës TE 135 është projektuar për prodhimin e pajisjeve tkurrëse SE 135 dhe SE 335, për sa i përket rendimentit dhe madhësive të paketimit.
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.