MULTIVAC
Sistemet e transportierëve MULTIVAC kanë përdorim të gjithanshëm. Ata automatizojnë në mënyrë të sigurt, ekonomike dhe higjienike furnizimin e produkteve dhe të vasketave për në makineritë e paketimit, furnizimin e paketimeve për në modulet pasuese, si dhe largimin e kutive të kartonit.
Sistemet e transportierëve MULTIVAC shquhen për efiçencën e lartë, jetëgjatësinë dhe përfitimin ekonomik. Sistemi modular i grupeve të konstruksionit me gjeometri dhe gjatësi të shumëllojshme të transportierëve mundëson projektimin individual sipas kërkesave specifike. Sistemet e transportierëve MULTIVAC mund të integrohen pa asnjë problem në linjat e paketimit dhe në njësinë e kontrollit të tyre. Si zgjidhje e pavarur, ata punojnë në mënyrë të pandërprerë ose mund të komandohen me sensorë. Përdorimi i tyre është i thjeshtë, intuitiv dhe i sigurt. Pastrimi dhe mirëmbajtja realizohen shumë shpejt falë dizajnit ergonomik të tyre.
100µ - 350µ (fletë mbështjellëse fleksibël)
200µ - 1.100µ (fletë të forta)
me/pa mbrojtje të lartë
PE, PP, PET etj.
transparente, e ngjyrosur
*Ka në dispozicion edhe cilësi të tjera, sipas kërkesës
Të gjitha fletët mbështjellëse me prodhim termik prodhohen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të materialeve paketuese që bien në kontakt me ushqimin. Prodhimi i produkteve të portofolit tonë realizohet në përputhje me standardet në fuqi si HACCP, BRC/IoP dhe rregulloret përkatëse të BE-së dhe FDA-së.
Me X-line, MULTIVAC sjell një koncept të ri të prodhimit termik të ambalazheve. Përmes dixhitalizimit të plotë, një sistemi gjithëpërfshirës të sensorëve dhe lidhjes në rrjet me MULTIVAC Cloud, "X-line" krijon një dimension të ri lidhur me sigurinë e paketimit, cilësinë, rendimentim dhe sigurinë e së ardhmes.