MULTIVAC
Paketimi MultiFresh™ përbëhet nga një shirit i poshtëm me formë të qëndrueshme dhe nga një fletë mbështjellëse e sipërme që mbështjell produktin pa tërheqje dhe e mbyll plotësisht në shiritin e poshtëm. Produkti fiksohet mirë mbi shiritin e poshtëm dhe mund të qëndrojë për shembull ose më këmbë, ose varur. Në këtë mënyrë, paketimi me cipë dhe vakuum parandalon rrjedhjen e lëngut nga produktet dhe ndihmon ndjeshëm në zgjatjen e jetëgjatësisë së tyre. Fletët e holla në trajtë cipe me transparencë të lartë i bëjnë produktet e paketuara më tërheqëse në pikat e shitjes.
Gama e fletëve mbështjellëse MultiFresh™ është unike në aspektin e gjerësisë dhe falë rezultateve perfekte në paketim, vendos standarde në treg. Ajo përfshin zgjidhje për gjithë përdorimet tipike dhe përmban edhe sisteme të përshtatura mbyllëse si cipë sipërfaqësore, cipë që griset si dhe mbyllje kundër fletëve të poshtme teke.
Gama e fletëve të sipërme MultiFresh™ përfshin fletë në trajtë cipe me trashësi të ndryshme dhe karakteristika teknike të ndryshme, si për shembull karakteristika mbrojtëse. Kështu ato janë të përshtatshme për paketimin e produkteve nga më të ndryshme (për nga forma, lartësia, konsistenca etj.) si dhe për mbylljen me shirita të poshtëm të ndryshëm. Në këtë mënyrë mund të paketohen produkte me zgjatim të madh ose produkte me pjesë me buzë të mprehta. Gama jonë e fletëve mbështjellëse përmban edhe fletë në trajtë cipe me një depërtueshmëri të lartë të oksigjenit, për të përmbushur kriteret e FDA-së për paketimin e peshkut të freskët.
Të gjitha fletët e sipërme MultiFresh™ stampohen individualisht me presion të vazhduar dhe me presion të përcaktuar.
80µ - 150µ
Fletë e posaçme me mbrojtje të lartë
dhe depërtueshmëri të lartë të oksigjenit (për paketimin e peshkut të freskët sipas rregulloreve të FDA-së)
kundër PE, APET ose PP
transparente
*Ka në dispozicion edhe cilësi të tjera, sipas kërkesës
Gama e fletëve të poshtme MultiFresh™ përfshin shiritat e poshtëm dhe vasketat prej materialesh të ndryshme, me ngjyra dhe trashësi të ndryshme si dhe me cilësi të ndryshme të cipës.
Të gjitha fletët mbështjellëse MultiFresh™ prodhohen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të materialeve paketuese që bien në kontakt me ushqimin. Prodhimi i produkteve të portofolit tonë realizohet në përputhje me standardet në fuqi si HACCP, BRC/IoP dhe rregulloret përkatëse të BE-së dhe FDA-së.
Packaging Solutions:
MultiFresh™
4.55 MB PDF
In China the current meat consumption of 62 kilograms per head annually is around two kilos higher than in Germany. Despite state-sponsored campaigns to reduce meat consumption, this trend is likely to continue due to rising incomes. Consumer behaviour, particularly among the urban population, also shows a growing…
MULTIVAC offers solutions from one source for producing vacuum skin packs - these include both the packaging machines and the films.
With its deep, clear and cold fjords, Norway is a paradise for salmon and salmon farms alike. Best conditions therefore for Seafood Farmers of Norway AS, which was founded in 1986, and its parent company the HOFSETH Group, which processes the freshly caught fish and exports most of it abroad. In order to increase the…
MultiFresh™ is a packaging concept for producing high-quality vacuum skin packs which meet the wide range of demands in the market, and which can be produced on both thermoforming packaging machines and traysealers. The diversity of the MultiFresh™ film range is unique in the market.
Për procesin e ambalazhimit me MultiFresh™ përdoren makineritë e paketimit të prodhuara posaçërisht dhe materialet inovative të ambalazhit MultiFresh™. Nga kombinimi perfekt i makinerive me materialin e ambalazhit krijohen paketime me cipë dhe vakuum të një cilësie dhe përsosmërie unike.