MULTIVAC
Fletët mbështjellëse MultiCook™ përpunohen në mënyrë të sigurt dhe me efiçencë të lartë në makineritë e prodhimit termik të ambalazheve MULTIVAC. Kështu, proceset e shkurtra të formësimit dhe mbylljes mundësojnë një rendiment më të lartë të ciklit. Gama e gjerë e përpunimit si dhe karakteristikat e saj të shkëlqyera mekanike dhe termike, e bëjnë përpunimin e MultiCookTM të thjeshtë dhe të sigurt.
Duke qenë se fletët mbështjellëse mund të përdoren në një diapazon temperaturash nga -60 deri +220 °C, ushqimet e paketuara mund të ruhen në ftohje ose në ngrirje të thellë dhe të përgatiten në furrë ose në mikrovalë.
Për më tepër, fletët mbështjellëse MultiCook™ kanë një rezistencë të lartë të mbylljes dhe ndihmojnë kështu ne një siguri optimale për përdoruesin. Rezistenca e lartë ndaj shpimit mundëson gjithashtu edhe paketimin e produkteve me majë të mprehtë.
42µ - 150µ
Mbrojtje mesatare
PET
transparente
*Ka në dispozicion edhe cilësi të tjera, sipas kërkesës
Fletë mbështjellëse MultiCook™ ndihmojnë në një riciklim më të mirë të sistemeve të paketimit, falë monostrukturës së tyre.
Të gjitha fletët mbështjellëse MultiCook™ prodhohen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të materialeve paketuese që bien në kontakt me ushqimin. Prodhimi i produkteve të portofolit tonë realizohet në përputhje me standardet në fuqi si HACCP, BRC/IoP dhe rregulloret përkatëse të BE-së dhe FDA-së.
Koncepti inovativ i paketimit MultiCook™ bën që përgatitja në shtëpi e gatimeve cilësore, të jetë e pastër dhe pa thërrime. Vlera e lartë e shtuar hap mundësi të reja tregu dhe marzhe më të larta fitimi.