- Ndodhesh këtu:
- Faqja kryesore
- Zgjidhjet
- Sistemet për prodhimin e ambalazheve dhe paketimin
- Materialet paketuese
- Fletët mbështjellëse kapak
MULTIVAC
Për prodhimin e paketimeve me vakuum ose atyre MAP, MULTIVAC ofron një gamë gjithpërfshirëse fletësh mbështjellëse kapak, të cilat janë projektuar posaçërisht për produktet dhe karakteristikat e përdorimit që kërkojnë klientët tanë. Nëpërmjet kombinimit unik të makinerive të prodhimit të ambalazhit me materialet e ambalazhit prodhohen paketime të cilësisë dhe përsosmërisë më të mirë të mundshme, të automatizuara, të sigurta dhe me rendimentin më të lartë.
Për të arritur një rezultat optimal të paketimit, gama e fletëve mbështjellëse kapak, përmban materiale të cilësive, trashësive, ngjyrave të ndryshme si dhe me mbrojtje dhe karakteristika mbyllëse të ndryshme.
Përveç kësaj, në bashkëpunim me prodhuesit tanë me famë ndërkombëtare, me kërkesën e klientit, mund të shtojmë gjithë opsionet e rifiniturave standarde në shitje dhe stampime të cilësisë së lartë.
25µ - 150µ
me/pa mbrojtje të lartë
PE, PP, PET etj.
transparente, e ngjyrosur
*Ka në dispozicion edhe cilësi të tjera, sipas kërkesës
Të gjitha fletët mbështjellëse kapak prodhohen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të materialeve paketuese që bien në kontakt me ushqimin. Prodhimi i produkteve të portofolit tonë realizohet në përputhje me standardet në fuqi si HACCP, BRC/IoP dhe rregulloret përkatëse të BE-së dhe FDA-së.