MULTIVAC
Për prodhimin e paketimeve FormShrink® MULTIVAC ofron një gamë të gjerë fletësh, të cilat janë projektuar në mënyrë të veçantë sipas kërkesave të sistemeve të paketimit FormShrink®. Nëpërmjet kombinimit unik të makinerive të prodhimit të ambalazhit, të materialeve të ambalazhit dhe të pajisjeve të tkurrjes prodhohen paketime me tkurrje të automatizuara, të sigurta dhe me rendimentin më të lartë me cilësinë dhe përsosmërinë më të mirë të mundshme.
Për të pasur një rezultat optimal në paketim, gama e fletëve të FormShrink® përfshin cilësi të ndryshme të fletëve të sipërme dhe të poshtme. Gama e fletëve është e përcaktuar sipas formave dhe lartësive të ndryshme të produkteve. Në këtë mënyrë mund të paketohen në mënyrë të sigurt dhe tërheqëse produktet veçanërisht të vogla ose të mëdha, si dhe produktet me pjesë me buzë të mprehta.
Fletë mbështjellëse FormShrink® janë edhe transparente, edhe me ngjyra të ndryshme dhe mund të stampohen si me presion të vazhduar ashtu edhe me presion të përcaktuar.
30µ - 130µ
me/pa mbrojtje të lartë
PE
transparente, e ngjyrosur
*Ka në dispozicion edhe cilësi të tjera, sipas kërkesës
Të gjitha fletët mbështjellëse MultiFresh™ prodhohen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të materialeve paketuese që bien në kontakt me ushqimin. Prodhimi i produkteve të portofolit tonë realizohet në përputhje me standardet në fuqi si HACCP, BRC/IoP dhe rregulloret përkatëse të BE-së dhe FDA-së.
Për procesin e ambalazhimit me FormShkrink përdoren makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimeve të prodhuara posaçërisht dhe materialet inovative të ambalazhit FormShrink. Nga kombinimi perfekt i makinerive me materialin e ambalazhit krijohen paketime me tkurrje të një cilësie dhe përsosmërie unike.