Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Materialet paketuese

Larmi e madhe – filma mbështjellës, vasketa, qeska, material me bazë letre.

Rezultati optimal i paketimit mbështetet kryesisht në teknologjinë e provuar të makinerisë dhe në përputhjen e përsosur të materialeve. Për zhvillimin dhe prodhimin e filmave mbështjellës, të vasketave dhe të qeskave të përshtatshme, si dhe për materialet me bazë letrën ne bashkëpunojmë ekskluzivisht me prodhuesit lider të tyre - dhe përveç kësaj marrim gjithashtu në konsideratë standardet më të larta ndërkombëtare në secilën fushë.

MULTIVAC ofron një spektët të gjerë materialesh paketues, të cilat përputhen në mënyrë të përsosur me sistemet tona të paketimit dhe garantojnë në këtë mënyrë rezultate optimale të paketimit. Portofoli ynë përfshin fletë mbështjellëse, vasketa dhe qeska, si dhe materiale me bazë fibrash letre. Për këtë arsye ne bashkëpunojmë vetëm me prodhuesit lider në këtë drejtim.

Të gjitha materialet paketues nga MULTIVAC prodhohen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të materialeve paketuese që bien në kontakt me ushqimin. Prodhimi i produkteve të portofolit tonë realizohet në përputhje me standardet në fuqi si HACCP, BRC/IoP dhe rregulloret përkatëse të BE-së dhe FDA-së.

Fletët mbështjellëse

Kompetenca jonë kryesore: Paketime me bazë fletësh mbështjellëse



Ne u ofrojmë klientëve tanë një ekspertizë dhe përvojë të thellë për përpunimin e fletëve për prodhimin e ambalazheve. Me portofolin e gjerë të produkteve tona mbulojmë kërkesat tuaja individuale dhe ju këshillojmë me kënaqësi lidhur me përpunimin optimal të materialeve përkatëse.

Fletë mbështjellëse për rezultate optimale të paketimit

Gama e fletëve tona mbështjellëse përmban vetëm materiale që testohen në mënyrë të hollësishme në qendrën tonë të demonstrimit dhe në ndërthurje me sistemet tona të paketimit, garantojnë rezultate optimale në paketim. Gama jonë përmban edhe fletë mbështjellëse të prodhuara në bashkëpunim me prodhues lider të fletëve mbështjellëse, veçanërisht për përpunimin me teknologjitë MULTIVAC. Me këto materiale mund të arrini rezultate optimale në paketim për sa i përket cilësisë dhe kosto-efektivitetit. Këtu futet ndër të tjera edhe gama e fletëve mbështjellëse MultiFresh™, e cila përfshin cilësi të ndryshme të fletëve mbështjellëse të sipërme dhe të poshtme për prodhimin e ambalazheve të paketimit me mbulesë dhe vakuum.

Cilësi maksimale dhe siguri në procese

Gama e fletëve tona mbështjellëse përmban vetëm materiale të prodhuesve lider, të cilat janë në përputhje me normat dhe direktivat në fuqi për industrinë e paketimit të ushqimeve.

Së bashku me partnerët tanë punojmë për të zhvilluar të tej gamën e fletëve mbështjellëse dhe kështu kontribuojmë për një përpunim optimal të këtyre materialeve në makineritë tona duke sjellë rezultate optimale në paketim.

Fletët mbështjellëse MultiFresh™

Paketimi MultiFresh™ përbëhet nga një shirit i poshtëm me formë të qëndrueshme dhe nga një fletë mbështjellëse e sipërme që mbështjell produktin pa tërheqje dhe e mbyll plotësisht në shiritin e poshtëm.

Fletët mbështjellëse Multi-Cook™

Fletët mbështjellëse MultiCook™ përpunohen në mënyrë të sigurt dhe me efiçencë të lartë në makineritë e prodhimit termik të ambalazheve MULTIVAC.

Fletët mbështjellëse FormShrink®

Për prodhimin e paketimeve FormShrink® MULTIVAC ofron një gamë të gjerë fletësh, të cilat janë projektuar në mënyrë të veçantë sipas kërkesave të sistemeve të paketimit FormShrink®.

Fletët për prodhimin e ambalazheve

Për prodhimin e paketimeve me vakuum, atyre MAP dhe ambalazheve të paketimit me mbulesë dhe vakuum, MULTIVAC ofron një gamë gjithpërfshirëse fletësh për prodhimin e ambalazheve, të cilat janë projektuar posaçërisht për produktet dhe karakteristikat e përpunimit që kërkojnë klientët tanë.

Fletët mbështjellëse kapak

Për prodhimin e paketimeve me vakuum ose atyre MAP, MULTIVAC ofron një gamë gjithpërfshirëse fletësh mbështjellëse kapak, të cilat janë projektuar posaçërisht për produktet dhe karakteristikat e përdorimit që kërkojnë klientët tanë.

Vasketat

Portofoli ynë i vasketave përmban vasketa të madhësive, formave, ngjyrave dhe materialeve të ndryshme. Ato mund të përdoren për përpunimin në procese nga më të ndryshmet, si p.sh. për paketimet MAP dhe/ose ambalazhet e paketimeve me mbulesë dhe vakuum.

Në mënyrë që t'u ofrojmë klientëve tanë cilësinë dhe fleksibilitetin më të lartë, punojmë me një rrjet të gjerë prodhuesish lider të vasketave me prodhim termik.

Qeskat (qeskat me vakuum dhe qeskat me tkurrje)

Për paketimin me dhoma dhe makineritë me dhomë me transportier ju ofrojmë një spektër të gjerë qeskash me vakuum dhe me tkurrje, në forma, përmasa dhe materiale nga më të ndryshmet. Edhe në këtë fushë bashkëpunojmë vetëm me prodhues lider, të cilët respektojnë gjithjë rregulloret dhe standardet përkatëse gjatë prodhimit të qeskave. Sipas dëshirës së klientit, ofrojmë edhe qeska me karakteristika teknike shtesë.

Materiale me bazë fibrash letre

Gama e PaperBoard nga MULTIVAC ofron zgjidhje të ndryshme për prodhimin e paketimeve prej materialesh të bazuara në fibrat e letrës.




Për prodhimin e materialeve me bazë fibrash letre, të cilat përpunohen në sistemet standarde MULTIVAC, bashkëpunojmë me partnerë strategjikë që janë lider në fushën e teknologjisë së sektorit të tyre.



Në sistemet MULTIVAC mund të realizohen si paketike MAP ashtu edhe paketime me cipë prej materialesh me bazë fibrash letre. Gama honë e PaperBoard përfshin gjithashtu materiale për përpunimin e makinerive të prodhimit termik të paketimeve si dhe materiale për përpunimin në makineri ngjitëse të vasketave. Për këtë, sistemet e paketimit mund të projektohen në mënyrë individuale sipas kërkesave të veçanta të rendimentit nga klienti.

 

Mëso më shumë >

Paketim i qëndrueshëm

Konsum i reduktuar i materialeve paketues. Riciklim i optimalizuar. Materiale paketues nga burime të rinovueshme.

Ne ju nxisim të rrisni mundësitë e riciklimit të paketimeve tuaja dhe të reduktoni konsumin e lëndëve plastike. Këshilluesit, ekspertët e materialeve paketuese dhe teknikët zbatues të MULTIVAC janë në dispozicionin tuaj në mbarë botën!