MULTIVAC
'Si prodhuesi lider i makinerive të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit, MULTIVAC vendos gjithmonë standarde të reja në këtë treg. Portofoli i makinerive tona është unik për sa i përket madhësive, rendimentit dhe funksionaliteteve që ato ofrojnë.
Makineritë kompakte të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit nga MULTIVAC shquhen për përdorimin e lehtë dhe të sigurt, si dhe për fleksibilitetin dhe përfitimin e lartë ekonomik. Konstruksioni kompakt dhe modular, si dhe opsionet e pajisjeve specifike sipas modelit bëjnë të mundur një projektim sipas kërkesave të klientit. Në këtë mënyrë klientët tanë përfitojnë nga avantazhet e konsiderueshme të MULTIVAC në segmentin e pajisjeve bazë dhe në diapazonin e vëllimit mesatar të prodhimit.
R 081 është makineria më kompakte e nivelit bazë nga MULTIVAC. Ajo përpunon në mënyrë të besueshme film mbështjellës të butë dhe të fortë dhe karakterizohet nga një raport unik çmim/performancë. Me hapësirën e vogël prej 3 metra katrorë që ajo kërkon, makineria R 081 mund të përdoret edhe në ambientet më të vogla të prodhimit.
Si makineri e nivelit bazë, R 085 ofron një mundësi të gjerë konfigurimi në aplikimet standarde. Ajo përpunon film mbështjellës të butë dhe të fortë dhe kërkon shumë pak vend për t'u instaluar. E projektuar si "e-concept", makineria R 085 punon vetëm me energji elektrike dhe nuk ka nevojë për lidhje me ajër të ngjeshur dhe ujë të ftohtë. Për rrjedhojë, ajo është veçanërisht e lehtë për t'u përdorur në pozicione të ndryshme brenda ambientit të prodhimit.
R 105 është një makineri me konfigurim paraprak sipas nevojave për prodhimin termik të ambalazheve dhe paketim, për vëllime prodhimi mesatare. Ajo karakterizohet nga hapësira e vogël që kërkon dhe nga raporti tërheqës çmim/performancë. E ideuar si "e-concept", makineria R 105 punon vetëm me energji elektrike dhe nuk ka nevojë për lidhje me ajër të ngjeshur dhe ujë të ftohtë. Për rrjedhojë, ajo është veçanërisht e lehtë për t'u përdorur në pozicione të ndryshme brenda ambientit të prodhimit.
R 126 është një makineri me konfigurim paraprak sipas nevojave për prodhimin termik të ambalazheve dhe paketim, për vëllime prodhimi mesatare. Ajo ofron një mundësi të gjerë konfigurimi në aplikimet standarde dhe mundëson krijimin individual të një paketimi.
Me makinerinë R 145, ne ofrojmë një model që konfigurohet sipas dëshirës në segmentin e makinerive kompakte të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit. Nëpërmjet zgjerimit të spektrit të pajimit, R 145 bën të mundur një rendiment të lartë, ndërrim të shpejtë të formatit dhe krijimin individual të paketimit – deri te prodhimi efikas i paketimeve me kontur dhe ndarje në porcione.
R 105 MF është makineria e modelit bazë për prodhimin e paketimeve atraktive me fletë mbulesë dhe vakuum MultiFresh™, në hapësirën më të vogël. Afati maksimal i ruajtjes dhe prezantimi perfekt i produkteve janë ekonomikisht të realizueshme edhe në sasi të vogla.
R 175 MF është një sistem paketimi efikas për prodhimin e paketimeve atraktive me fletë mbulesë dhe vakuum MultiFresh™. Krahas mundësisë së gjerë të konfigurimit dhe rendimentit të lartë, R 175 MF realizon paketime me qëndrueshmëri të lartë të produktit. Në këtë mënyrë, me R 175 MF mund të paketohet një gamë e gjerë produktesh me qëndrueshmëri maksimale dhe prezantim perfekt të tyre.
R 155 është një makineri për prodhimin termik të ambalazheve dhe paketim, për prodhimin e paketimeve me tkurrje FormShrink, për vëllime prodhimi mesatare. Në ndërthurje me një pajisje automatike tkurrjeje mund të realizohen linja paketimi me tkurrje jashtëzakonisht kompakte. Paketimi tërheqës dhe higjienik me tkurrje është i mundur të realizohet me makinerinë R 155 edhe në ambientet më të vogla të prodhimit.
In 2014 the Société Interprofessionnelle des Bouchers et Charcutiers Abatteurs à Surgères - SIBCAS for short - replaced its chamber machine with a compact R 085 thermoforming packaging machine. The company was able to double its output, and it laid the foundation for further growth.
Chatha Foods Pvt. Ltd is one of the leading meat-processing companies in India. It is not only the appetising products and high level of quality awareness that are impressive, but also the meteoric rise of the company to top class status.
Last year MULTIVAC equipped each of the 43 retail outlets of the Swedish supermarket chain, Bergendahls/City Gross, with a
R 105 MF for packing fresh meat in vacuum skin packs. The compact thermoforming packaging machines support Bergendahls in optimising its internal logistics, and they make a significant…
Nice Garden Industrial Co. Ltd. has set itself the task of bringing high-quality and healthy products from the farm to the consumer's table. “Food derived from animal sources can in our view only be healthy for the consumer and suitable for consumption, if we pay the greatest attention to quality in the early stages of…
Për procesin e ambalazhimit me MultiFresh™ përdoren makineritë e paketimit të prodhuara posaçërisht dhe materialet inovative të ambalazhit MultiFresh™. Nga kombinimi perfekt i makinerive me materialin e ambalazhit krijohen paketime me cipë dhe vakuum të një cilësie dhe përsosmërie unike.
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.