Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit "X-line" për industrinë ushqimore

Si prodhuesi lider i makinerive të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit, MULTIVAC vendos gjithmonë standarde të reja. Portofoli i makinerive tona është unik për sa i përket madhësive, rendimentit dhe funksionaliteteve që ato ofrojnë. 

Me gjeneratën e ardhshme të makinerive të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit, gjenerata X-line, MULTIVAC mbështet dixhitalizimin e proceseve të paketimit dhe zgjidhjet e industrisë 4.0 /IoT. 

Si rezultat i dixhitalizimit perfekt, sistemit gjithëpërfshirës të sensorëve dhe lidhjes në rrjet me MULTIVAC Cloud, "X-line" krijon një dimension të ri lidhur me sigurinë e paketimit, cilësinë dhe performancën.

X-line Thermoforming packaging machine RX 4.0

 

 

 

Siguri maksimale e produktit

 

 

Cilësi e vazhdueshme e paketimit

 

 

Rendimenti më i lartë

 

 

Siguria e së ardhmes

Kontrolli me shumë sensorë

"X-line" disponon një nivel sensorësh të paarritshëm deri më sot, nëpërmjet të cilëve kontrolli me shumë sensorë (Multi Sensor Control) regjistron të gjitha fazat përkatëse të procesit. Sistemi i sensorëve transmeton në qarqet e mbyllura të kontrollit vlerat e përhershme nga më të ndryshmet të proceseve, si p.sh. për format, largimin dhe ngjitjen. Edhe pajisjet për format dhe ngjitjen janë të integruara në kontrollin me sensor, nëpërmjet moduleve të sensorëve elektronikë. Të gjithë hapat e procesit kombinohen në mënyrë optimale, devijimet e kushtëzuara nga produkti dhe sistemi eliminohen automatikisht kur është e mundur, dhe cilësimet përkatëse të vendosura gabim nga përdoruesi identifikohen në mënyrë të pavarur dhe shfaqen. Për rrjedhojë, X-line punon gjithmonë në pikën optimale të funksionimit.

 MULTIVAC Pack Pilot

MULTIVAC Pack Pilot bën të mundur një modernizim optimal të makinerisë me anë të mbështetjes së sistemit të komandimit. Me zgjedhjen e karakteristikave të paketimit, të materialit të paketimit dhe të produktit, si dhe të të dhënave të pajisjeve, makineria i rregullon automatikisht vetë parametrat e saj në pikën optimale të funksionimit kur vendoset një recetë e re. Si rezultat makineria mund të përdoret edhe kur përdoruesi nuk ka njohuri të veçanta të saj. Pack Pilot ka akses në një bazë gjithëpërfshirëse të njohurive të ekspertëve, e cila përfiton nga të dhënat e proceseve të mbi 1000 zgjidhjeve të reja të paketimit për çdo vit. Kështu që X-line prodhon paketime me siguri maksimale paketimi, me cilësi të vazhdueshme dhe me rendimentin më të lartë, pa humbjet fillestare të nisjes së biznesit. 

 X-tools

Gjenerata e re e pajisjeve të makinerive "X-line", gjenerata "X-tools", garanton kostot më të ulëta të punës në treg. "X-tools" disponojnë risi të shumta në fushën e dizajnit, sensorëve dhe të lëvizjes. Ato mundësojnë kohë më të shkurtra largimi dhe kontribuojnë kështu në një rendiment më të lartë për cikël. Si opsion, "X-tools" mund të projektohen me një gjerësi shiriti me buzë të hollë. Si rezultat, mbetjet e filmit mbështjellës mund të reduktohen me deri në 30%. Të gjitha elementet e pajisjeve janë të koduara dhe identifikohen nga makineria e prodhimit termik të ambalazhit dhe paketimit. Në rastin e instalimit të saktë të një pajisjeje, makineria i rregullon vetë automatikisht parametrat dhe mundëson një komandim optimal të procesit. Si rezultat, rritet siguria e përdorimit, në veçanti në makineritë ku kryhen ndërrime të shpeshta të formatit.

 Ndërfaqja e përdoruesit HMI 3.0

X-line është e pajisur me një koncept inovativ përdorimi. Ndërfaqja e përdoruesit me prekje dhe e përdorshme në mënyrë intuitive HMI 3 ka një rezolucion të lartë dhe përkon me logjikën e përdorimit të pajisjeve të sotme celulare. Ajo bën të mundur procese më të thjeshta dhe më të sigurta përdorimi, dhe mund të konfigurohet në mënyrë individuale për çdo përdorues. Kjo përfshin të drejtat e ndryshme të aksesit dhe gjuhët e përdorimit. Sinjalizimi i përdoruesit realizohet pa kontakt nëpërmjet kartave me çip RFID. Të gjithë parametrat e rëndësishëm të makinerisë afishohen në një faqe të ekranit.

 

 

Siguri maksimale e produktit

 

 

Cilësi e vazhdueshme e paketimit

 

 

Rendimenti më i lartë

 

 

Siguria e së ardhmes

MULTIVAC X-line RX 4.0

 

Vlerësimet 

"X-line" është vlerësuar në panairin "Anuga FoodTec" me çmimin e artë në "International FoodTec Award 2018".

Na kontakto

Dhënia e pëlqimit*

Intervistë me Guido Spix, Drejtor Ekzekutiv dhe CTO i kompanisë MULTIVAC Sepp Haggenmüller SE & Co. KG

Avantazhet janë të dukshme: ndjekja në kohë reale e porosive, të dhënat e minutës së fundit, optimizimi i kohëve të prodhimit dhe së fundmi edhe respektimi i afateve të dorëzimit dhe mundësia për të reaguar shpejt sipas kërkesës së tregut."

"Me Smart Services ne ndërthurim së bashku paketa shërbimesh që kontribuojnë për optimizimin e mëtejshëm të proceseve të paketimit te klientët tanë dhe për t'i projektuar këto procese që të jenë më efikase."

> Lexo tani artikullin