Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit për produktet mjekësore dhe farmaceutike

Dizajn makinerish sipas kërkesave të industrisë farmaceutike. Siguri procesi dhe përshtatshmëri për dhomat e pastra.

Edhe për paketimin efikas, të përsëritshëm dhe me siguri procesi të produkteve delikate dhe komplekse, ashtu si dhe për materialet sterile mjekësore në paketimet me formim termik, MULTIVAC është partneri i duhur i zgjedhjes suaj. Makineritë tona të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit të zhvilluara posaçërisht për të përmbushur kërkesat e larta të kësaj fushe plotësojnë të gjitha standardet e higjienës dhe në sajë të konstruksionit modular mund të përshtaten individualisht sipas nevojës së klientit.

Si prodhuesi lider i makinerive të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit, MULTIVAC vendos gjithmonë standarde të reja.

Spektri i pajisjeve të makinerive të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit MULTIVAC është lehtësisht i përshtatshëm sipas kërkesave të veçanta për produktet mjekësore sterile dhe ato farmaceutike. Ne ofrojmë makineri në të gjitha klasat e performancës, në përputhje me çdo vëllim prodhimi dhe me çdo standard higjiene të kërkuar. Tashmë makineritë kompakte të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit nga MULTIVAC shquhen për përdorimin e lehtë dhe të sigurt, si dhe për fleksibilitetin dhe përfitimin e lartë ekonomik. Klientët tanë përfitojnë nga avantazhet e konsiderueshme të MULTIVAC, si në segmentin e pajisjeve bazë, ashtu dhe në sferën e rendimentit mesatar të prodhimit.

Makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit të rendimentit të lartë nga MULTIVAC mund të projektohen për realizimin e zgjidhjeve të veçanta specifike për klientin. Në këtë mënyrë ato mundësojnë një projektim individual sipas klientit - diçka unike në treg - në lidhje me materialin e paketimit, karakteristikat e paketimit, rendimentin, fleksibilitetin, automatizimin dhe integrimin në linja.

Avantazhet në një vështrim të shpejtë

Përdorim i lehtë dhe i sigurt

  • Komandim me IPC me ndërfaqe përdoruesi grafike HMI 2.0
  • Mundësi të shumëllojshme pajisjesh për ergonomi dhe siguri maksimale në përdorim

Konfigurim specifik sipas kërkesës së klientit

  • Përpunim i një spektri të gjerë materialesh paketimi
  • Prodhim i paketimeve me vakuum, si dhe i paketimeve MAP me nivel të kontrolluar oksigjeni
  • Prodhim i paketimeve me film mbështjellës të stampuar lart dhe poshtë
  • Mundësi të shumëllojshme pajisjesh lidhur me sistemet e formimit, ngjitjes dhe prerjes
  • Mundësi të shumëllojshme pajisjesh për paketimet me ndihmë për hapje dhe funksione të tjera shtesë
  • Integrim i sistemeve nga më të ndryshmet për ngarkimin, etiketimin, monitorimin dhe ndarjen individuale

    Përfitim ekonomik dhe efiçencë

    • Përdorim efikas i energjisë dhe materialeve të paketimit
    • Rendiment maksimal në prodhim dhe cilësinë e paketimit
    • Mundësi të shumta pajisjes për zvogëlimin e kohëve të qëndrimit pa punë
    • Konstruksion i fortë dhe jetëgjatë prej çeliku inoks
    • Mundësi zgjerimi me module, si dhe plotësime shtesë për funksione të reja

     

    Makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit për produktet mjekësore sterile

     

    Për të garantuar që produktet mjekësore sterile të paketohen me siguri në kushtet e një dhome të pastër, makineritë MULTIVAC mund të konfigurohen individualisht, në veçanti në drejtim të mundësisë së pastrimit, sigurisë së procesit, pajtueshmërisë me kushtet e dhomës së pastër dhe për komunikimin e të dhënave.

     

    Mundësia e pastrimit dhe siguria optimale e procesit

    • Mbulesa mbrojtëse të tejdukshme
    • Evitim i këndeve dhe i hapësirave boshe të fshehura
    • Kalim i kabllove dhe telave në kanale të mbyllura
    • Përmasa jashtëzakonisht të vogla të boshllëqeve

    Pajtueshmëria me kërkesat për dhomat e pastra

    • Module me nivel të ulët grimcash
    • Filtra me karbon aktiv
    • Kolektor për nxjerrjen e ajrit të përdorur
    • Qarkullim i mbyllur i ujit të ftohjes

    Komunikimi i të dhënave

    Falë opsioneve të ndryshme të pajisjeve, makineritë tona të prodhimit të ambalazheve dhe paketimit mund të integrohen në infrastrukturën e organizimit dhe përpunimit të të dhënave të një kompanie, si p.sh. sistemet MES, ERP apo për mbledhjen e të dhënave të prodhimit (BDE).

    • Ndërfaqe OPC
    • Klient VPN
    • Objekti 2 – sistem BDE

     

     

    Makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit për produktet delikate dhe komplekse

    Makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit MULTIVAC Clean Design™ ofrojnë avantazhe të konsiderueshme për paketimin e produkteve delikate farmaceutike dhe bioteknologjike. Ato arrijnë një efiçencë të lartë edhe në sasi të vogla dhe një siguri procesi në nivelin më të lartë të mundshëm, sepse ndër të tjera ato garantojnë një pastrim të plotë të linjës.

    Dizajn makinerish sipas kërkesave të industrisë farmaceutike

    Koncepti inovativ i makinerive bën të mundur një ndarje rigoroze të zonës së prodhimit dhe të zonës teknike të makinerisë. Rrethimet transparente me dyer me sipërfaqe të madhe sigurojnë mbrojtjen ndaj aksesit direkt dhe ndikimeve të mjedisit. Këto rrethime ofrojnë njëkohësisht edhe shikueshmëri dhe mundësi perfekte në pastrim.

    Fleksibilitet i lartë

    Makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit MULTIVAC Clean Design™ ofrojnë fleksibilitet të lartë për sa i përket materialeve të paketimit, madhësisë së formatit dhe thellësive të formimit. Ndërrimi i shpejtë dhe i thjeshtë i formatit mundëson konvertimin e makinerisë edhe për prodhim në sasi të vogla. Sistemi i paketimit është projektuar gjithashtu edhe për prodhimin e paketimeve me atmosferë të modifikuar (MAP).

    Konstruksion modular

    Konstruksioni modular i vazhdueshëm mundëson një fleksibilitet të lartë në drejtim të projektimit dhe mundësisë së zgjerimit të mëtejshëm të makinerisë. Ai lejon gjithashtu një integrim fleksibël të zgjidhjeve të automatizimit, identifikimit dhe inspektimit.

    Qëndrueshmëria

    Servo motorët me efiçencë energjie sigurojnë precizion të lartë në transportin e filmit mbështjellës dhe në mekanizmat e ngritjes. Një udhëzues me zinxhir në njërën anë (opsion) kujdeset për shfrytëzimin më të mirë të mundshëm të materialeve të paketimit.

    Raportet e përdoruesit dhe artikuj teknikë

    Testing in the cleanroom

    Machine acceptances and initial sample productions can be carried out at MULTIVAC under cleanroom conditions!

    Na kontakto

    Dhënia e pëlqimit*

    Linja të plota  gati për përdorim nga një furnizues i vetëm

    Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.

    Mëso më shumë >