MULTIVAC
Si prodhues lider të makinerive të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit, ne vendosim gjithmonë standarde të reja. Kudo nëpër botë.
Portofoli i makinerive të MULTIVAC është unik në treg – dhe ofron zgjidhjen më ekonomike për sa i përket madhësive, rendimentit dhe funksionaliteteve, për çdo kërkesë të mundshme. Makineritë tona kompakte të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit, ashtu si edhe makineritë tona të rendimentit të lartë dhe ato të gjeneratës së re "X-line" shquhen për efiçencën dhe besueshmërinë më të lartë, si dhe për jetëgjatësinë dhe aftësinë përshtatëse të madhe. Konstruksioni modular dhe kompleti i gjerë i ndërtimit mundësojnë projektimin individual të çdo makinerie, me rendimentin maksimal nga shfrytëzimi optimal i sipërfaqes në dispozicion.
Si ofrues i gjithanshëm i zgjidhjeve me kompetencë të lartë në aplikim, në fokusin tonë nuk janë vetëm kostot e investimit dhe shpenzimet operative të klientëve tanë, por para së gjithash rezultatet perfekte në paketim. Prandaj ne harmonizojmë vazhdimisht makineritë dhe materialet e paketimit, dhe kujdesemi gjithmonë për bashkëveprimin midis materialit të paketimit, atmosferës së paketimit, makinerisë dhe produktit.
Po ashtu, të personalizuara janë edhe konceptet tona të sigurisë dhe higjienës. Makineritë e prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit nga MULTIVAC ofrojnë në lidhje me sigurinë e procesit, gjurmueshmërinë dhe lehtësinë e përdorimit pikërisht ato standarde që janë të nevojshme për një ambient prodhimi. As më shumë dhe as më pak.
Rendimenti: ★★★✩✩
Sasi të vogla deri në mesatare
Thellësia maksimale e formimit: 130 mm
Gjatësitë e prerjes: < 500 mm
Gjerësitë e fletëve mbështjellëse: 250, 285, 320, 355, 420, 459 mm
Rendimenti: ★★★★★
Sasi shumë të mëdha, ndërrim i shpejtë i produktit
Thellësia maksimale e formimit: 230 mm
Gjatësitë e prerjes: < 1300 mm
Gjerësitë e fletëve mbështjellëse: 320, ,355, 420, 459, 560 mm
Rendimenti: ★★★★★ | Smart Services: ★★★★★
Sasi shumë të mëdha, ndërrim i shpejtë i produktit
Thellësia maksimale e formimit: 230 mm
Gjatësitë e prerjes: < 1300 mm
Gjerësitë e fletëve mbështjellëse: 320, ,355, 420, 459, 560 mm
Spektri i pajisjeve të makinerive të prodhimit termik të ambalazheve dhe paketimit MULTIVAC është lehtësisht i përshtatshëm sipas kërkesave të veçanta për produktet mjekësore sterile dhe ato farmaceutike. Ne ofrojmë makineri në të gjitha klasat e performancës, në përputhje me çdo vëllim prodhimi dhe me çdo standard higjiene të kërkuar.
Me X-line, MULTIVAC sjell një koncept të ri të prodhimit termik të ambalazheve. Përmes dixhitalizimit të plotë, një sistemi gjithëpërfshirës të sensorëve dhe lidhjes në rrjet me MULTIVAC Cloud, "X-line" krijon një dimension të ri lidhur me sigurinë e paketimit, cilësinë, rendimentim dhe sigurinë e së ardhmes.
Thermoforming packaging machines:
Food
8.70 MB PDF
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.