- Ndodhesh këtu:
- Faqja kryesore
- Zgjidhjet
- Sistemet për prodhimin e ambalazheve dhe paketimin
- Makineritë ngjitëse të vasketave
- Makineritë ngjitëse të vasketave për produktet mjekësore dhe farmaceutike
MULTIVAC
Si prodhues lider i makinerive të mbylljes së vasketave, në qendër të vëmendjes ne kemi para së gjithash klientët tanë. Çdo makineri projektohet në mënyrë individuale sipas kërkesave specifike lidhur me produktin dhe vasketën, dhe ajo integrohet në mënyrë perfekte në ambientet e reja ose ekzistuese të prodhimit.
Makineritë e mbylljes së vasketave MULTIVAC shquhen për rendimentin maksimal me konsum minimal të burimeve dhe për shfrytëzimin optimal të sipërfaqes në dispozicion. Ato janë efikase, fleksibël, jetëgjata dhe veçanërisht ekonomike në lidhje me investimin dhe kostot e punës. Dizajni i tyre ergonomik ashtu si dhe sistemet e reja të ndërrimit të pajisjeve të punës garanton një konvertim të shpejtë në formate të tjera paketimi – dhe redukton në minimum kohën e ndalimit të punës së makinerive. Të gjitha modelet janë lehtësisht të integrueshme në linjat e automatizuara, ku hapësira e vogël që ato kërkojnë ka një ndikim veçanërisht pozitiv në këtë drejtim.
Makineritë e vasketave MULTIVAC në përputhje me praktikat e mira të prodhimit (GMP) janë zhvilluar posaçërisht për të përmbushur kërkesat e larta të industrisë së produkteve mjekësore dhe farmaceutike. Portofoli i diferencuar i këtyre makinerive është projektuar për paketimin pa mikrobe dhe grimca të produkteve mjekësore sterile, të atyre farmaceutike, diagnostikuese dhe të produkteve bioteknologjike. Njësia e komandimit të tyre garanton siguri maksimale të procesit dhe gjurmueshmërinë. Për këtë arsye, të gjitha modelet disponojnë një shkallë të plotë të sistemeve të kalibrueshme të sensorëve dhe që mbështetin validimin e proceseve të paketimit.
Ashtu si çdo zgjidhje tjetër paketimi nga MULTIVAC, edhe makineritë e kësaj kategorie garantojnë përdorimin më të lehtë dhe efiçencën më të lartë.
Makineria gjysmë-automatike mbyllëse e vasketave T 050
T 050 është projektuar për një sistem mjekësie, ku tabletat dhe ilaçet në formë pluhuri dhe të lëngshme mbyllen hermetikisht në shishe të vogla. T 050 përdoret në mënyrë tipike në farmaci, të cilat ofrojnë, për shembull, pajisje kujdesi dhe shërbime të kujdesit ambulator.
Fusha kryesore e përdorimit të makinerisë T 260 janë produktet delikate, të cilat paketohen në grupe në sasi të vogël. Për paketim në atmosferë të modifikuar dhe me kontroll të nivelit të mbetur
të oksigjenit, ajo mund të plotësohet me pajisje evakuimi dhe të largimit të ajrit. T 260 C është një variant pajisjeje edhe më kompakt i makinerisë T 260, i cili në mënyrë tipike përdoret për mbylljen e vasketave me copë filmi mbështjellës të përshkueshëm nga gazi.
Për përdorimin në prodhimin e sasive të vogla, në fushën e farmaceutikës shfrytëzohen sisteme mbajtëse të veçanta për transportimin e produkteve delikate. Me makineritë e vasketave T 300 dhe T 700, të cilat mund të pajisen me sistemin MULTIVAC Tray Carrier, MULTIVAC ofron dy zgjidhje të sigurta dhe ekonomike për paketimin me efikasitet në mënyrë të veçantë ose në pakot e kombinuara të shiringave të mbushura paraprakisht, të gjilpërave, ampulave, fletëve shoqëruese të ilaçeve apo të pjesëve të vogla.
Falë konstruksionit modular të tyre, këto makineri mund të projektohen më së miri për çdo kërkesë të veçantë, ku diapazoni i prodhimit shtrihet nga grupet me 1 copë e deri në sasitë e larta të prodhimit.