Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Makineritë ngjitëse automatike të vasketave me rendiment të lartë

Vlerësimet maksimale për rendimentin, efikasitetin, fleksibilitetin dhe sigurinë e procesit.

Makineritë tona automatike të mbylljes së vasketave të rendimentit të lartë ofrojnë vlerë të shtuar në çdo aspekt. Në sajë të dizajnit të tyre kompakt ato integrohen lehtë në linja dhe impresionojnë me maksimumin e tyre në performancë, efikasitet dhe sigurinë e procesit me konsumin e optimizuar të filmit mbështjellës. Sistemet moderne të ndërrimit të pajisjeve të punës mundësojnë konvertimin e lehtë dhe të shpejtë në formate të tjera paketimi - dhe kështu mundësojnë një fleksibilitet të lartë.

Si prodhues lider i makinerive automatike të mbylljes së vasketave, në qendër të vëmendjes ne kemi para së gjithash klientët tanë.  Çdo makineri projektohet në mënyrë individuale sipas kërkesave specifike lidhur me produktin dhe vasketën, dhe ajo integrohet në mënyrë perfekte në ambientet e reja ose ekzistuese të prodhimit.

Makineritë e mbylljes së vasketave MULTIVAC shquhen për rendimentin maksimal me konsum minimal të burimeve dhe për shfrytëzimin optimal të sipërfaqes në dispozicion në ambientin e prodhimit. Ato janë efikase, fleksibël, jetëgjata dhe veçanërisht ekonomike në lidhje me investimin dhe kostot e punës. Dizajni i tyre ergonomik ashtu si dhe sistemet e reja të ndërrimit të pajisjeve të punës garanton një konvertim të shpejtë në formate të tjera paketimi – dhe redukton në minimum kohën e ndalimit të punës së makinerive. Të gjitha modelet janë lehtësisht të integrueshme në linjat e automatizuara, ku hapësira e vogël që ato kërkojnë ka një ndikim veçanërisht pozitiv në këtë drejtim.

Makineritë automatike të mbylljes së vasketave të rendimentit të lartë nga MULTIVAC ofrojnë vlerë të shtuar në çdo aspekt. Në avantazhet e rëndësishme, përveç efiçencës dhe rendimentit maksimal, përfshihen në veçanti edhe procesi i paketimit që mbron produktin dhe siguria e lartë e procesit, të cilat arrihen nëpërmjet projektimit individual të çdo hapi pune për çdo lloj vaskete ose produkti. Sistemet inteligjente të pajisjeve të punës kujdesen për një konsum optimal të filmit mbështjellës dhe reduktojnë në minimum mbetjet e tepërta.

Modelet e ndryshme ndryshojnë në veçanti nga madhësitë e formateve dhe nga opsionet në dispozicion për pajisjet e tyre. Ashtu si çdo zgjidhje tjetër paketimi nga MULTIVAC, edhe makineritë e kësaj kategorie garantojnë përdorimin më të lehtë dhe efiçencën më të lartë.

Avantazhet në një vështrim të shpejtë

Përdorim i lehtë dhe i sigurt

  • Komandim me IPC me ndërfaqe përdoruesi grafike HMI 2.0
  • Mbështetje e komandimit për proceset e përgatitjes
  • Mundësi të shumëllojshme pajisjesh për ergonomi dhe siguri maksimale në përdorim
  • MULTIVAC Hygienic Design™

Konfigurim specifik sipas kërkesës së klientit

  • Përdorim me një gamë të gjerë materialesh paketimi, si p.sh. plastikë, alumin, materiale të shkumbëzuara ose materiale paketimi me bazë fibrash
  • Prodhim i paketimeve MAP dhe me fletë mbulesë e vakuum MultiFresh™
  • Mundësi të shumëllojshme pajisjesh lidhur me sistemet e mbylljes dhe të prerjes
  • Plotësim me një sistem MULTIVAC Tray Carrier (MTC) për vasketa që për shkak të formës, madhësisë apo të karakteristikave të veçanta të tyre nuk mund të paketohen me sistemet standarde

Përfitim ekonomik dhe efiçencë

  • Përdorim efikas i energjisë dhe materialeve të paketimit
  • Rendimenti më i lartë i prodhimit dhe cilësia më e lartë e paketimit
  • Konstruksion i fortë dhe jetëgjatë prej inoksi
  • Mundësi zgjerimi me module dhe mundësi plotësimi për funksione të reja

Shkarkimet

Automatic traysealers:
Food
9.19 MB PDF

Shkarkuar PDF

[Translate to Albanian:] Traysealer solutions for convenience products:
5.28 MB PDF

Shkarkuar PDF

G 700

Me G 700 ne ofrojmë një makineri fleksibël të mbylljes së vasketave, e cila është projektuar për sferën e ushqimeve të gatshme, ushqimeve të shpejta, perimeve dhe produkteve të freskëta që priten.

Mëso më shumë >

T 700

Me T 700, MULTIVAC ofron një makineri kompakte të mbylljes së vasketave me produktivitet të lartë, e cila në sajë të madhësive të ndryshme të pajisjeve të punës mund të projektohet në mënyrë perfekte për çdo lloj vaskete dhe produkti.

Mëso më shumë >

T 800

T 800 është një makineri për mbylljen e vasketave që konfigurohet individualisht dhe që ofron opsione të shumëllojshme pajisjesh, në veçanti në drejtim të sistemeve të furnizimit të vasketave dhe të produkteve.

Mëso më shumë >

T 850

T 850 disponon pajisjet më të mëdha të punës në portofolin e makinerive të mbylljes së vasketave MULTIVAC.

Mëso më shumë >

Raportet e përdoruesit dhe artikuj teknikë

MAP packs for high-quality poultry products

The Polish company SuperDrob S.A. packs fresh poultry products in vacuum and MAP packs on MULTIVAC thermoforming packaging machines and traysealers. The attractive design and extended shelf life of the new packs have seen the sales figures rise continuously.

Flexibility is the trump card

The Swiss Bell Group employs various packaging technologies to cater flexibly for the wishes of its market partners. In 2014 the company purchased a further traysealer from MULTIVAC.

Antipasti packed on a MULTIVAC Traysealer

Appetite for fresh antipasti

Situated in Andenne in Wallonia, the Belgian company IDPAK packs antipasti and other tasty starters for the domestic market.

Na kontakto

Dhënia e pëlqimit*

Makineritë ngjitëse të vasketave "X-line"

Të fuqishme. Të besueshme. Fleksibël. Siguria e së ardhmes.

Ndërtimi i qëndrueshëm i makinerisë i ndërthurur me komandimin inteligjent, i mundëson makinerisë ngjitëse të vasketave X-line rendiment, besueshmëri dhe fleksibilitet maksimal.

Linja të plota  gati për përdorim nga një furnizues i vetëm

Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.

Mëso më shumë >