MULTIVAC
Si prodhues lider i makinerive automatike të mbylljes së vasketave, në qendër të vëmendjes ne kemi para së gjithash klientët tanë. Çdo makineri projektohet në mënyrë individuale sipas kërkesave specifike lidhur me produktin dhe vasketën, dhe ajo integrohet në mënyrë perfekte në ambientet e reja ose ekzistuese të prodhimit.
Makineritë e mbylljes së vasketave MULTIVAC shquhen për rendimentin maksimal me konsum minimal të burimeve dhe për shfrytëzimin optimal të sipërfaqes në dispozicion në ambientin e prodhimit. Ato janë efikase, fleksibël, jetëgjata dhe veçanërisht ekonomike në lidhje me investimin dhe kostot e punës. Dizajni i tyre ergonomik ashtu si dhe sistemet e reja të ndërrimit të pajisjeve të punës garanton një konvertim të shpejtë në formate të tjera paketimi – dhe redukton në minimum kohën e ndalimit të punës së makinerive. Të gjitha modelet janë lehtësisht të integrueshme në linjat e automatizuara, ku hapësira e vogël që ato kërkojnë ka një ndikim veçanërisht pozitiv në këtë drejtim.
Makineritë automatike kompakte të mbylljes së vasketave MULTIVAC janë të përshtatshme për prodhimin e paketimeve tërheqëse MAP dhe të atyre me fletë mbulesë e vakuum, me një cilësi të lartë e të pandryshuar të paketimit. Sa i përket formës së paketimit dhe materialit ato nuk njohin kufij, sepse ato mund të punojnë me një shumëllojshmëri të madhe vasketash, si p.sh. vasketa plastike, alumini, kartoni, materiale të shkumbëzuara, dhe me fletë mbuluese nga më të ndryshmet apo me fletë të sipërme të stampuara në mënyrë të posaçme. Gjithashtu në paketim mund të integrohen ndihma të ndryshme për hapjen e paketimit.
Modelet e ndryshme ndryshojnë në veçanti nga madhësitë e formateve dhe nga opsionet në dispozicion për pajisjet e tyre. Ashtu si çdo zgjidhje tjetër paketimi nga MULTIVAC, edhe makineritë e kësaj kategorie garantojnë përdorimin më të lehtë dhe efiçencën më të lartë.
Automatic traysealers:
Food
9.40 MB PDF
T 300 është makineria më kompakte plotësisht automatike e mbylljes së vasketave nga MULTIVAC. Ajo është optimizuar për prodhim në sasi të vogla dhe për një ndërrim të shpejtë të produkteve. Në sajë të madhësive të ndryshme të pajisjeve të punës ajo mund të projektohet në mënyrë perfekte për çdo lloj vaskete dhe produkti.
T 305 është një makineri ngjitëse e vasketave plotësisht automatike, e cila është optimizuar për prodhim në sasi të vogla dhe mesatare, dhe për një ndërrim të shpejtë të produkteve. Mjetet e saj të punës mund të projektohet me 1 deri në 4 korsi dhe mund të përpunohen vasketa me lartësi deri në 110 mm. Me platformat e vendosjes me gjatësi të ndryshme, T 305 mund të përshtatet më së miri sipas ambientit tuaj individual të prodhimit.
T 600 është një makineri automatike kompakte e mbylljes së vasketave, e cila mund të integrohet në linjat e paketimit. Në sajë të madhësive të ndryshme të pajisjeve të punës dhe të ndërrimit të shpejtë të produktit, T 600 është zgjidhja optimale e paketimit për shumë përdorime standarde në intervalin e rendimentit mesatar.
Fresco Foods Inc. packs high-quality ready meals, made from fresh, locally produced products, in exclusive vacuum tray packs. The start-up business uses a MULTIVAC T 300 for its ready meals.
Lions Speciality Foods Ltd processes premium quality salmon, which is cold and hot smoked. The fresh products are packed professionally and attractively on MULTIVAC’s smallest fully automatic traysealer, the T 300.
Ceposa AG uses a T 600 for packing fresh antipasti.
Për procesin e ambalazhimit me MultiFresh™ përdoren makineritë e paketimit të prodhuara posaçërisht dhe materialet inovative të ambalazhit MultiFresh™. Nga kombinimi perfekt i makinerive me materialin e ambalazhit krijohen paketime me cipë dhe vakuum të një cilësie dhe përsosmërie unike.
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.