MULTIVAC
Historia e suksesit të MULTIVAC nisi me makinerinë e parë me dhomë vakuumi që Sepp Haggenmüller ndërtoi në vitin 1961. Sot, ne jemi një prodhues lider i makinerive me dhomë vakuumi, me ekspertizë të shquar në përdorim. Portofoli ynë i plotë e mjaft i diferencuar plotëson çdo kërkesë për sa i përket konstruksionit, mënyrës së funksionimit, opsioneve të pajisjeve dhe diapazoneve të kapacitetit e performancës.
Të gjitha makineritë bindin me performancën, jetëgjatësinë dhe efikasitetin ekonomik të tyre. Ato shquhen si për fleksibilitetin e lartë lidhur me produktet që paketohen, ashtu edhe për mundësinë e përdorimit në fusha nga më të ndryshmet. Gjithashtu, ato integrohen në mënyrë perfekte në ambientet e reja ose ekzistuese të prodhimit.
Makineritë MULTIVAC që përdoren mbi tavolinë janë zgjidhja ideale për paketimin efikas të produkteve të vogla. Për arsye të dimensioneve kompakte ato janë mjaft fleksibël në përdorim në fusha nga më të ndryshmet. Ato mund të përdoren lehtë e me siguri edhe nga personel i patrajnuar, si dhe të pastrohen shpejt dhe thjeshtë. Teknologjia jonë e provuar siguron një cilësi të lartë të tegelit të ngjitjes në të gjitha modelet dhe si rezultat kujdeset për maksimumin e mundshëm në sigurinë e paketimit.
Chamber machines:
8.59 MB PDF
BASELINE P Series:
Chamber Machines
2.82 MB PDF
Me C 70 ne ofrojmë një model të nivelit bazë me kosto të arsyeshme me dimensione kompakte, i cili është i pajisur me njësi komandimi MC me sensor vakuumi.
C 100 është modeli më kompakt i serisë "C", i cili mund të plotësohet me një pajisje të përpunimit me tym.
Makineria me dhomë vakuumi për tavolinë C 200 shquhet për dhomën veçanërisht të bollshme dhe asaj i nevojitet shumë pak sipërfaqe për t'u vendosur.
Makineria e pajisur me dy shina ngjitëse C 250 ofron fleksibilitet dhe rendiment të lartë, në veçanti gjatë paketimit të njëkohshëm të disa produkteve të vogla.
Makineria me dhomë vakuumi BASELINE P 200 ka një dhomë vakuumi më të madhe se BASELINE P 100 dhe është e pajisur me një pompë më të fuqishme. Makineria disponohet me disa opsione pajisjesh.
Makineria me dhomë vakuumi BASELINE P 300 ka një dhomë mjaft të bollshme me dimensione 420 x 425 x 170 mm. Në këtë mënyrë, ajo ofron një rendiment paketimi më të lartë dhe është e përshtatshme për paketimin e produkteve të mëdha.
Gatim në një dimension të ri.
Rritni cilësinë e gatimeve tuaja dhe optimizoni proceset tuaja të punës.
Cilësia dhe shumëllojshmëria e produkteve janë çelësi i suksesit.
Joshni klientët tuaj me produktet e mishit të cilësisë së lartë në paketime tërheqëse me vakuum.
Efikasitet në të gjithë linjën.
Thjeshtoni proceset e transportit dhe logjistikës në shërbimin e kateringut.
Mishi i egër i shijshëm dhe peshku i freskët i sapokapur meritojnë më të mirën e mundshme.
Ruani shijen e plotë të tyre dhe zgjatni afatin e ruajtjes dhe përdorimit.
Djathi është një pjesë e stilit të jetesës.
Rritni jetëgjatësinë e përdorimit të djathërave tuaj dhe kujdesuni për një mbrojtje optimale të produktit.
Më e mira thjesht mjafton.
Kënaqni klientët tuaj me produkte të sapokapura në lumë dhe det.
Mësimdhënie në nivelin më të lartë.
Përfitoni nga aftësitë e një prodhuesi makinerish me mjaft përvojë dhe nga produktet e tij të cilësisë më të lartë.