Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

 

 

Makineritë mbyllëse të vasketave "X-line"

Të fuqishme. Të besueshme. Fleksibël. Siguria e së ardhmes.

 

Makineria mbyllëse e vasketave TX

Makineria mbyllëse e vasketave TX mbulon një spektër të gjerë përdorimesh paketimi për produktet ushqimore, i cili shtrihet që nga frutat dhe perimet te produktet e mishit, sallamit, peshkut, shpendëve dhe të qumështit, dhe deri te ushqimet e gatshme të të gjitha llojeve.

Konstruksioni i fortë dhe mekanik që kursen hapësirë dhe njësia inovative e kontrollit me menaxherin e fluksit dhe kontrollin me shumë sensorë bëjnë të mundur paketimin me fleksibilitetin më të lartë dhe me besueshmëri të vazhdueshme – edhe në rendiment maksimal dhe në funksionim të vazhdueshëm. Një garant tjetër për fleksibilitetin dhe cilësinë e paarritshme të paketimit janë "X-tools", koncepti largpamës për pajisjet e TX.

Për furnizimin e thjeshtë të produkteve të reja, të vasketave dhe të filmave mbështjellës, TX mund të lidhet online me sistemin "MULTIVAC Pack Pilot" dhe t'i rregullojë automatikisht parametrat e saj. Si rezultat, në përdorimet e reja është e mundur një nisje më e shpejtë e prodhimit. Për rritjen e efiçencës së makinerisë, TX ofron gjithashtu mundësinë që të lidhet online me "Smart Services" të MULTIVAC.

Ndërrim i shpejtë i produktit

Ndërrimet tipike dhe të shpeshta të produktit, filmit mbështjellës dhe të pajisjeve te makineritë mbyllëse të vasketave, tek TX kryhen me ndërprerjen më të shkurtër të mundur të prodhimit. Për ndërrimin e një pajisjeje "X-tool" përdoruesit i nevojiten më pak se pesë minuta. Disponueshmëria e shpejtë e TX mund të monitorohet gjithashtu edhe me teknologjinë RFID.

Ndërrim i shpejtë i pajisjeve

Çdo "X-tool" përmban të gjitha funksionet e nevojshme për procesin përkatës të paketimit. Për shembull, një pajisje për paketimin MAP përmban të gjithë komponentët e nevojshëm për shkëmbimin e atmosferës, dhe nga ana tjetër, një pajisje për MultiFresh™ përmban të gjithë komponentët për paketimin me fletë mbështjellëse me vakuum. Në këtë mënyrë përdoruesi mund të ndërrojë shpejt dhe në komoditet madhësitë e ndryshme të vasketave dhe qëllimet e ndryshme të përdorimit.

Ndërrim i shpejtë i filmit mbështjellës

Sistemi i transportimit i filmit mbështjellës tek TX 710 është projektuar për një ndërrim veçanërisht të shpejtë dhe të thjeshtë të filmit mbështjellës. Kjo mundëson ndërrimin e shpejtë të produktit dhe optimizon disponueshmërinë e makinerisë.

Mundësi zgjerimi me module

Në sajë të konstruksionit të saj modular, TX 710 mund të përshtatet në mënyrë fleksibël për përdorime dhe procese të reja prodhimi. Me çstivosësit, sistemet për furnizimin e produktit dhe për largimin e paketimit, printerët direktë mbi filmin mbështjellës, pajisjet e etiketimit etj., ne ofrojmë një portofol gjithëpërfshirës me opsione për pajisjen dhe kompletimin e makinerive.

Pack Pilot

Për furnizimin e thjeshtë të produkteve të reja, të vasketave dhe të filmave mbështjellës, TX 710 mund të pajisjet me akses në sistemin "MULTIVAC Pack Pilot" që bazohet te "Cloud". Duke futur disa dhëna kyçe për produktin dhe për paketimin, TX 710 i rregullon vetë parametrat e saj bazuar në njohuritë e ekspertëve. Kjo gjë kontribuon që në nisje për rezultate mjaft të mira në prodhim dhe në paketim.

Besueshmëria më e lartë

TX 710 shquhet për besueshmërinë më të lartë në funksionimin e vazhdueshëm dhe në rendimentin maksimal, ashtu si edhe në ndërrimin e shpeshtë të produktit dhe të pajisjeve. Procesi i paketimit që mbron produktin dhe fluksi uniform i produktit përbëjnë bazën për vazhdimësinë e rezultateve shumë të mira dhe të sigurta në paketim dhe prodhim.

Qarkullim optimal i produktit dhe procese të besueshme

Sistemi inovativ "Menaxheri i fluksit" komandon servomotorët e fuqishëm të makinerisë TX 710. Ai garanton që ciklet kohore të furnizimit të ambalazhit, të proceseve të paketimit dhe të largimit të paketimit të koordinohen në mënyrën më të mirë me njëri-tjetrin. Kjo gjë krijon një proces paketimi që mbron produktin dhe kujdeset për një qarkullim uniform të produkteve. Menaxheri i fluksit përshtat automatikisht fluksin e produktit në rast devijimesh nga vlerat e paracaktuara. Në të njëjtën kohë, kontrolli me shumë sensorë optimizon vlerat e procesit në drejtim të pajisjeve dhe kontribuon për besueshmërinë maksimale dhe cilësinë më të lartë të produktit.

Përpunim i besueshëm i vasketave dhe filmave mbështjellës nga më të ndryshmit

Sistemi i transportit për vasketat dhe filmin mbështjellës përpunon në mënyrë precize dhe të besueshme një spektër të larmishëm materialesh. Kjo përfshin ngjitjen e sigurt të vasketave të zakonshme në treg prej plastike të përbërë ose të thjeshtë, prej alumini, prej materialesh shkume, si dhe të atyre nga lëndë të para të brezit të ardhshëm, si p.sh. MULTIVAC PaperBoard ose PLA. Përveç kësaj përpunohen në mënyrë të besueshme edhe materialet fleksible, si p.sh. filmat mbështjellës jashtëzakonisht të hollë. Një transport veçanërisht preciz i filmit mbështjellës kontribuon gjithashtu për shfrytëzimin optimal të linjës së filmit mbështjellës.

Përdorim i sigurt

Njësia e kontrollit me prekje me ndërfaqen e përdoruesit HMI 3 kontribuon për një përdorim veçanërisht të lehtë dhe të sigurt dhe ajo mund përshtatet sipas çdo përdoruesi të veçantë. Ilustrimet dhe faqja e aksesit të shpejtë dhe e pasqyrës përmbledhëse (paneli) mbështetin përdoruesin në detyrat e tij. Kjo përfshin të drejtat e ndryshme të aksesit dhe gjuhët e përdorimit. Sinjalizimi i përdoruesit realizohet pa kontakt nëpërmjet kartave me çip RFID. Me ekranin e madh 18,5", terminali i përdorimit i afishon të gjitha informacionet e nevojshme në një pamje.

Rendiment dhe disponueshmëri maksimale

TX 710 ofron një performancë dhe disponueshmëri unike në llojin e saj. Kjo vjen si rezultat i bashkëveprimit optimal midis sistemit inovativ të kontrollit, sistemit gjithëpërfshirës të sensorëve dhe komponentëve të besueshëm.

Rendiment maksimal nga procese të sigurta

Lidhja unike nga Menaxheri i fluksit dhe Kontrolli me shumë sensorë garanton një rendiment maksimal dhe stabilitetin më të lartë të procesit në çdo cikël. Në paketimet që ngjiten pa shkëmbim të atmosferës, TX 710 mund të arrijë një rendiment deri në 25 cikle në minutë. Në paketimet me atmosferë të modifikuar, TX 710 impresionon me rendimentin e shkëlqyer prej 18 ciklesh në minutë. Në paketimet me fletë mbështjellëse me vakuum MultiFresh™, ndërtimi i menduar deri në detaj i makinerisë mundëson një rendiment prej 10 ciklesh në minutë, me një pamje të shkëlqyer të paketimit dhe të produktit.

Pastrim dhe mirëmbajtje e shpejtë

TX 710 është projektuar për të përmbushur kërkesat e higjienës në industrinë ushqimore. Në sajë të konstruksionit që ndihmon higjienën dhe të materialeve të cilësisë tepër të lartë garantohet një pastrim i sigurt dhe i shpejtë. Komponentët në brendësi të makinerisë janë gjithashtu të optimizuar në drejtim të higjienës, si për shembull sistemi i transportimit të vasketave, konvejerët shirit të çmontueshëm pa vegla, si dhe të gjitha pjesët pavarësisht formës së tyre. I gjithë procesi i paketimit në vasketa është i dukshëm përmes dyerve dhe mbulesave mbrojtëse me sipërfaqe të madhe dhe pjesa e brendshme është lehtësisht e arritshme për punimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes.

Siguria e së ardhmes

TX 710 është e pajisur në mënyrë perfekte për kërkesat e së ardhmes jo vetëm për arsye të modularitetit të saj. Njësia inovative e kontrollit, sistemi gjithëpërfshirës i sensorëve dhe teknologjia ndihmëse precize, pajisjet unike "X-tool" dhe lidhja opsionale në MULTIVAC Cloud garantojnë që TX 710 të jetë e përgatitur më së miri edhe për kërkesat e së ardhmes.

MULTIVAC Smart Services

TX 710 ka në dispozicion të saj Smart Services, të cilat mund të kontribuojnë ndjeshëm për rritjen e efiçencës dhe për rritjen e disponueshmërisë së makinerisë. Smart Services përfshijnë, ndër të tjera, analizat OEE, analizuesin e ngjarjeve të makinerisë, si dhe mirëmbajtjen parandaluese.

 

Analizat OEE paraqesin performancën, disponueshmërinë dhe cilësinë në cikël kohor. Tabloja e krijuar si rezultat i kësaj siguron transparencë dhe tregon fushat e mundshme të aktivitetit për optimizim.

 

Analizuesi i ngjarjeve të makinerisë vlerëson defektet, udhëzimet dhe mesazhet e gabimeve, në mënyrë që të identifikojë shkaqet për ndalimin e punës së makinerisë. Me këto informacione, arsyet më të shpeshta të ndalimit të punës mund të evitohen në mënyrë të qartë dhe ecuria e procesit të prodhimit të përmirësohet ndjeshëm.

 

Në fushën e mirëmbajtjes parandaluese dhe të mirëmbajtjes nga distanca, klientët e MULTIVAC mund të vendosin në çdo kohë për paketa të ndryshme opsionale shërbimi.

MULTIVAC Pack Pilot

Për furnizimin e thjeshtë të produkteve të reja, të vasketave dhe të filmave mbështjellës, TX 710 mund të pajisjet me akses në sistemin "MULTIVAC Pack Pilot" që bazohet te "Cloud". Duke futur disa dhëna kyçe për produktin dhe për paketimin, TX 710 i rregullon vetë parametrat e saj bazuar në njohuritë e ekspertëve. Kjo gjë kontribuon që në nisje për rezultate mjaft të mira në prodhim dhe në paketim.

 

 

Teknologjia TX

Kontrolli me shumë sensorë

TX 710 është e pajisur me një sistem gjithëpërfshirës sensorësh. Kontrolli me shumë sensorë regjistron në kohë reale vlerat përkatëse të procesit në drejtim të pajisjeve të makinerisë dhe i optimizon ato brenda kuadrit të mundësive fizike. Për rrjedhojë, TX 710 punon gjithmonë pothuajse në pikën optimale të funksionimit. Kjo gjë kontribuon në performancë dhe besueshmëri më të lartë dhe në cilësi maksimale të paketimit.

 

X-tools

"X-tools" janë një gjeneratë e re pajisjesh që janë zhvilluar për makineritë tona të mbylljes së vasketave të serisë "TX". Në sajë të sensorëve të integruar, pjesa e sipërme e pajisjes identifikohet automatikisht gjatë ndërrimit të pajisjes, dhe grupi i të dhënave i ruajtur në pajisje transferohet në njësinë e kontrollit. Kjo e bën veçanërisht të shpejtë dhe të sigurt ndërrimin e pajisjeve, edhe midis makinerive të ndryshme. Si opsion, nëpërmjet teknologjisë RFID mund të identifikohen pjesë të tjera pajisjesh, si dhe mbërthyesi. Falë numrit të reduktuar të komponentëve dhe të aksesueshmërisë së mirë në tubat e vakuumit dhe të gazit mbrojtës, "X-tools" janë të lehta për t'u mirëmbajtur dhe për t'u pastruar. Me forcën ekstremisht të lartë dhe të shpërndarë njëtrajtësisht të ngjitjes, ato kontribuojnë për një cilësi paketimi gjithmonë e më të lartë.

 

Menaxheri i fluksit: Qarkullim optimal i produkteve dhe procese të besueshme

Sistemi inovativ "Menaxheri i fluksit" komandon servomotorët e fuqishëm të makinerisë TX 710. Ai garanton që ciklet kohore të furnizimit të ambalazhit, të proceseve të paketimit dhe të largimit të paketimit të koordinohen në mënyrën më të mirë me njëri-tjetrin. Kjo gjë krijon një proces paketimi që mbron produktin dhe kujdeset për një qarkullim uniform të produkteve. Menaxheri i fluksit përshtat automatikisht fluksin e produktit në rast devijimesh nga vlerat e paracaktuara. Në të njëjtën kohë, kontrolli me shumë sensorë optimizon vlerat e procesit në drejtim të pajisjeve dhe kontribuon për besueshmërinë maksimale dhe cilësinë më të lartë të produktit.

Na kontakto

Dhënia e pëlqimit*

Paketim i qëndrueshëm

Paketimet MAP dhe ato me vakuum me lëndë të para të rinovueshme

Paketimi i qëndrueshëm MULTIVAC PaperBoard mundëson zgjidhje paketimi të riciklueshme me bazë fibrash letre. Për këtë përdoren makineri të prodhimit termik të ambalazheve dhe makineri ngjitëse të vasketave.