MULTIVAC
Si prodhues lider i makinerive të mbylljes së vasketave, në qendër të vëmendjes ne kemi para së gjithash klientët tanë. Çdo makineri projektohet në mënyrë individuale sipas kërkesave specifike lidhur me produktin dhe vasketën.
Makineritë e mbylljes së vasketave MULTIVAC shquhen për rendimentin maksimal me konsum minimal të burimeve dhe për shfrytëzimin optimal të sipërfaqes në dispozicion në ambientin e prodhimit. Ato janë efikase, fleksibël, jetëgjata dhe veçanërisht ekonomike në lidhje me investimin dhe kostot e punës. Dizajni i tyre ergonomik garanton një konvertim të shpejtë në formate të tjera paketimi.
Makineritë gjysmë-automatike të mbylljes së vasketave MULTIVAC janë të përshtatshme për prodhimin e paketimeve MAP dhe të paketimeve me fletë mbulesë e vakuum, në sasi të vogla dhe mesatare. Ato janë fleksibël në përdorim, garantojnë një cilësi të përhershme të lartë të paketimit dhe ofrojnë një gamë të gjerë në drejtim të formave dhe materialeve të vasketave. Me efiçencë, siguri procesi dhe njëkohësisht duke u kujdesur për materialet, ato mbyllin kutitë prej plastike, alumini, materialesh të shkumbëzuara apo prej materialesh paketimi me bazë fibrash edhe me film mbulues të stampuar posaçërisht. Për hapjen e lehtë të paketimit mund të integrohen ndihma për hapjen nga më të ndryshmet.
Besueshmëria, jetëgjatësia dhe përdorimi i thjeshtë janë pika të tjera pozitive të modeleve kompakte MULTIVAC, të cilat mund të integrohen në mënyrë perfekte si pajisje tavoline ose si pajisje të pavarura në mjedisin e prodhimit.
Semi-automatic traysealers:
Food
7.41 MB PDF
T 105 nga MULTIVAC është një pajisje veçanërisht kompakte, e gjithanshme dhe me përdorim të lehtë mbi tavolinë. Ajo ju ofron të njëjtat procese paketimi nga të cilat karakterizohen edhe modelet tona të mëdha të pavarura: ngjitje, paketim me atmosferë të mbrojtur (MAP) dhe paketim me fletë mbulesë dhe vakuum – madje edhe me zgjatim të produktit.
T 200 është një pajisje e pavarur portative dhe ofron gjithçka që nevojitet për prodhimin fleksibël dhe ekonomik të paketimeve të cilësisë së lartë në vasketa.
Me makineritë gjysmë-automatike të mbylljes së vasketave si pajisje të pavarura ju paketoni ushqime të të gjitha llojeve në mënyrë të thjeshtë dhe atraktive. Konfigurimi i veglave të tyre është ruajtur qëllimisht multifunksional, në mënyrë që makineritë të përshtaten sa më lehtë sipas kërkesave tuaja dhe rendimentit që dëshironi.
Falë formatit të madh bazë të saj, makineria T 250 mundëson një produktivitet të lartë dhe ofron opsione shtesë për pajisjet, si për shembull, hapja dhe mbyllja automatike e sirtarit të vasketave.
Pajisja e pavarur T 255 u zhvillua për t'ju mundësuar prodhimin e sa më shumë llojeve të paketimit në vasketa në një makineri të vetme: ngjitje, vakuum i pjesshëm, fletë mbuluese, paketim me atmosferë të mbrojtur – edhe me zgjatim të produktit. Tavolina e saj ergonomike me rrotullim i shërben paketimit me rendiment të lartë dhe përdorim optimal të personelit. Sepse teksa në makineri është ende në proces cikli i paketimit, paketimet e përfunduara mund të hiqen dhe të ngarkohen vasketa të reja në anën e operatorit. Rritja e mëtejshme e efikasitetit në operim të vazhdueshëm mund të arrihen me anë të ngritësit automatik të vasketave që blihen si opsion.
Fresco Foods Inc. packs high-quality ready meals, made from fresh, locally produced products, in exclusive vacuum tray packs. The start-up business uses a MULTIVAC T 300 for its ready meals.
Ceposa AG uses a T 600 for packing fresh antipasti.
Lions Speciality Foods Ltd processes premium quality salmon, which is cold and hot smoked. The fresh products are packed professionally and attractively on MULTIVAC’s smallest fully automatic traysealer, the T 300.
Fresco Foods Inc. packs high-quality ready meals, made from fresh, locally produced products, in exclusive vacuum tray packs. The start-up business uses a MULTIVAC T 300 for its ready meals.
Ceposa AG uses a T 600 for packing fresh antipasti.
Lions Speciality Foods Ltd processes premium quality salmon, which is cold and hot smoked. The fresh products are packed professionally and attractively on MULTIVAC’s smallest fully automatic traysealer, the T 300.
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.