MULTIVAC
Teknologjia më e avancuar me vlerë të shtuar.
Si prodhues lider i makinerive të mbylljes së vasketave, në qendër të vëmendjes ne kemi para së gjithash klientët tanë. Për sot, por edhe në të ardhmen. Portofoli i makinerive tona është gjithëpërfshirës dhe inovativ. Çdo makineri projektohet në mënyrë individuale sipas kërkesave specifike lidhur me produktin dhe vasketën, dhe ajo integrohet në mënyrë perfekte në ambientet e reja ose ekzistuese të prodhimit. Si zgjidhje e pavarur, por edhe si linjë prodhimi ambalazhi dhe paketimi plotësisht e automatizuar.
Të gjitha makineritë e mbylljes së vasketave MULTIVAC shquhen për rendiment maksimal me konsum minimal të burimeve dhe shfrytëzim optimal të sipërfaqes në dispozicion në ambientin e prodhimit. Ato janë efikase, fleksibël, jetëgjata dhe veçanërisht ekonomike në lidhje me investimin dhe kostot e punës. Përveç aspekteve ekonomike, ne kemi gjithashtu gjithmonë në plan të parë edhe sigurinë. Kështu, makineritë e vasketave MULTIVAC përputhen me konceptet nga më të ndryshmet për mbrojtjen e klientëve dhe ato komandohen në mënyrë të lehtë dhe të sigurt në sajë të konceptit të përdorimit intuitiv të tyre. Cilësia e lartë e pandryshuar e paketimit, saktësia në vazhdimësi dhe MULTIVAC Hygienic Design™ garantojnë nivelin maksimal në sigurinë e procesit. Sistemet inteligjente të pajisjeve të punës kujdesen për një konsum optimal të filmit mbështjellës dhe reduktojnë në minimum mbetjet e tepërta.
Si ofrues i zgjidhjeve të plota dhe me një kompetencë të shquar në materiale dhe aplikime, ne kujdesemi gjithashtu gjithmonë për një ndërlidhje perfekte midis materialit të paketimit, atmosferës, makinerisë dhe vetë produktit – dhe për rrjedhojë, makineritë, teknologjia dhe materialet e paketimit përputhen me njëra-tjetrën për arritjen e rezultatit më të mirë të mundshëm në paketim.
Output: ★★✩✩✩
Equipment options: ★★✩✩✩
Die size: ★★★✩✩
Output: ★★★★✩
Equipment options: ★★★★✩
Die size: ★★★✩✩
Output: ★★★★★
Equipment options: ★★★★★
Die size: ★★★★★
Smart Services: ★★★★★
Makineritë e vasketave MULTIVAC në përputhje me praktikat e mira të prodhimit (GMP) janë zhvilluar posaçërisht për të përmbushur kërkesat e larta të industrisë së produkteve mjekësore dhe farmaceutike. Portofoli i diferencuar i këtyre makinerive është projektuar për paketimin pa mikrobe dhe grimca të produkteve mjekësore sterile, të atyre farmaceutike, diagnostikuese dhe të produkteve bioteknologjike.
MULTIVAC offers a wide range of solutions for convenience products of all kinds: from typical ready-to-serve meals to menu components, snacks, vegetables, and fresh-cut products.
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.