Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Djathi është një pjesë e stilit të jetesës.

Rritni jetëgjatësinë e përdorimit të djathërave tuaj dhe kujdesuni për një mbrojtje optimale të produktit.

Makineritë e paketimit me vakuum MULTIVAC janë një zgjidhje e thjeshtë dhe ekonomike për kërkesat e shumëllojshme në dyqanet moderne të djathit.

Makineritë profesionale të paketimit me vakuum nga MULTIVAC ju ndihmojnë të mbroni në mënyrë të sigurt produktet delikate gjatë transportit. Djathi mbrohet me efikasitet nga myku, bakteret dhe lagështia. Jetëgjatësia e tij e përdorimit rritet ndjeshëm dhe mund të mbështetet edhe maturimi i tij. Shija, struktura dhe pamja ruhen gjithashtu. Edhe në shitje ju përfitoni nga shumë avantazhe: sepse paketimet me vakuum mund të përdoren edhe si paketim për shitje dhe të reklamohen në mënyrë tërheqëse në banakun e dyqanit. Përveç kësaj, ato ju mundësojnë edhe shitjen online dhe plotësimin e kërkesave të konsumatorëve përmes trajtimit higjienik dhe të thjeshtë.

Djathi kërkon kushte ideale. Mbroni produktet tuaja gjatë magazinimit dhe transportit. Në mënyrë higjienike dhe të besueshme.

S'ka rëndësi nëse bëhet fjalë për djathë të plotë, copa djathi ose djathë në feta, si djathi për shkrirje – paketimet higjienike me vakuum mbrojnë produktet tuaja në mënyrë efikase nga ndikimet e mjedisit. Edhe kampionët e mbajtur mund të paketohen, të kategorizohen dhe të ruhen në mënyrë optimale. Teknologjia e zhvilluar nga vetë ne, "MULTIVAC soft evacuation" bën të mundur paketimin me vakuum edhe të djathit me vrima. Rimbushja me gaz parandalon deformimin dhe krijon kushtet ideale për të ruajtur në paketim rrotat ose copat e djathit. Nëpërmjet rimbushjes me gaz mund të parandalohet edhe copëtimi i djathit të lirshëm.

 

Konsumatorët dinë ta vlerësojnë afatin e gjatë të përdorimit. Kënaqni klientët tuaj nëpërmjet cilësisë dhe krijoni vlerë të shtuar.

Copat e djathit të paketuara me vakuum mund të ruhen më thjesht, në mënyrë higjienike dhe për kohë më të gjatë nga konsumatori fundor përpara se të konsumohet. Produktet nuk thahen. Freskia dhe pamja tërheqëse janë të garantuara. Paketimet me porcione mund të transportohen dhe të ngrihen lehtë – kjo bën të mundur shitjen në sasi të mëdha për konsumatorin, p.sh. në rastin e djathit nga kullotat alpine.

 

Fleksibiliteti rrit suksesin e shitjeve tuaja. Kështu që përdorni qeskat e vakuumit jo vetëm si mbrojtje për produktin, por edhe si paketim për reklamë dhe shitje.

Makineritë me dhomë vakuumi mundësojnë ndarjen paraprake komode në porcione të produkteve tuaja për banakun e shitjeve. Sepse klientët dinë ta vlerësojnë një prezantim tërheqës të produktit dhe djathërat e paketuar në mënyrë higjienike dhe me afat të gjatë përdorimi. Kështu ju mund të blini në sasi të vogla ose të mëdha djathin tuaj të preferuar në dyqanin e besuar ose si suvenir nga vendet e pushimeve.

Makineritë e paketimit me vakuum MULTIVAC janë përgjigjja e thjeshtë për kërkesat e shumëllojshme për paketimin e djathit.

MULTIVAC është prodhues lider i makinerive me dhomë vakuumi. Portofoli ynë i produkteve për dyqanet e djathit përmban makineri për kërkesa të shumëllojshme. Të gjitha makineritë për përdorim mbi tavolinë ose në formë të pavarur shquhen veçanërisht për përdorimin e tyre të thjeshtë dhe intuitiv. Besueshmëria, jetëgjatësia dhe servisi gjithëpërfshirës bëjnë që makineritë e paketimit me vakuum MULTIVAC të jenë një ndihmë perfekte në dyqanin tuaj të djathit.