Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Pajisjet me vakuum për tavolinë

Zgjidhje efikase për paketimin e produkteve të vogla në qeska.

Makineritë tona me vakuum, kompakte dhe përdorim fleksibël në tavolinë janë zgjidhja ideale për paketimin me fleksibilitet maksimal të produkteve të vogla në fusha të ndryshme. Teknologjia e provuar siguron një cilësi të lartë të tegelit të ngjitjes dhe maksimumin e mundshëm në sigurinë e paketimit. Të gjitha modelet mund të përdoren me siguri edhe nga staf pa përvojë dhe të pastrohen lehtë dhe në mënyrë të besueshme.

Historia e suksesit të MULTIVAC nisi me makinerinë e parë me dhomë vakuumi që Sepp Haggenmüller ndërtoi në vitin 1961. Sot, ne jemi një prodhues lider i makinerive me dhomë vakuumi, me ekspertizë të shquar në përdorim. Portofoli ynë i plotë e mjaft i diferencuar plotëson çdo kërkesë për sa i përket konstruksionit, mënyrës së funksionimit, opsioneve të pajisjeve dhe diapazoneve të kapacitetit e performancës.

Të gjitha makineritë bindin me performancën, jetëgjatësinë dhe efikasitetin ekonomik të tyre. Ato shquhen si për fleksibilitetin e lartë lidhur me produktet që paketohen, ashtu edhe për mundësinë e përdorimit në fusha nga më të ndryshmet. Gjithashtu, ato integrohen në mënyrë perfekte në ambientet e reja ose ekzistuese të prodhimit.

Makineritë MULTIVAC që përdoren mbi tavolinë janë zgjidhja ideale për paketimin efikas të produkteve të vogla. Për arsye të dimensioneve kompakte ato janë mjaft fleksibël në përdorim në fusha nga më të ndryshmet. Ato mund të përdoren lehtë e me siguri edhe nga personel i patrajnuar, si dhe të pastrohen shpejt dhe thjeshtë. Teknologjia jonë e provuar siguron një cilësi të lartë të tegelit të ngjitjes në të gjitha modelet dhe si rezultat kujdeset për maksimumin e mundshëm në sigurinë e paketimit.

Avantazhet në një vështrim të shpejtë

Përdorim i lehtë dhe i sigurt

  • Sistem komandimi elektronik dixhital që përdoret me intuitë
  • Shinat ngjitëse, pllakat e vendosjes dhe shtesat e pjerrëta çmontohen pa vegla pune
  • Dizajn higjienik dhe materiale të cilësisë së lartë për pastrimin më të thjeshtë
  • Të gjitha makineritë me dhomë mbajnë vulën e sigurisë "GS"

Cilësi e lartë paketimi

  • Përpunim i sigurt i materialeve të ndryshme të qeskave
  • Cilësi e lartë e tegelit të ngjitjes në sajë të sistemeve të provuara të ngjitjes MULTIVAC
  • Ngjitëse ndarëse me dy tegela si pajim standard
  • Mundësi plotësimi me pajisje gazi mbrojtës, si opsion

Përfitim ekonomik dhe efiçencë

  • Fleksibilitet dhe cilësi e lartë paketimi
  • Konstruksion i fortë dhe jetëgjatë
  • Përdorim efikas i energjisë dhe materialeve të paketimit

Shkarkimet

Chamber machines:
8.80 MB PDF

Shkarkuar PDF

BASELINE P Series:
Chamber Machines
4.70 MB PDF

Shkarkuar PDF

C 70

Me C 70 ne ofrojmë një model të nivelit bazë me kosto të arsyeshme me dimensione kompakte, i cili është i pajisur me njësi komandimi MC me sensor vakuumi.

Mësoni më shumë >

C 100

C 100 është modeli më kompakt i serisë "C", i cili mund të plotësohet me një pajisje të përpunimit me tym.

Mësoni më shumë >

C 200

Makineria me dhomë vakuumi për tavolinë C 200 shquhet për dhomën veçanërisht të bollshme dhe asaj i nevojitet shumë pak sipërfaqe për t'u vendosur.

Mësoni më shumë >

C 250

Makineria e pajisur me dy shina ngjitëse C 250 ofron fleksibilitet dhe rendiment të lartë, në veçanti gjatë paketimit të njëkohshëm të disa produkteve të vogla.

Mësoni më shumë >

BASELINE P 100

Me P 100 ne ofrojmë një model të nivelit bazë me kosto të arsyeshme me dimensione kompakte.

Mësoni më shumë >

BASELINE P 200

P 200 është modeli më kompakt i serisë "BASELINE", i cili mund të plotësohet me një pajisje të përpunimit me tym.

Mësoni më shumë >

BASELINE P 300

Makineria me dhomë vakuumi për tavolinë P 300 shquhet për dhomën veçanërisht të bollshme dhe asaj i nevojitet shumë pak sipërfaqe për t'u vendosur.

Mëso më shumë >

BASELINE P 360

Makineria e pajisur me dy shina ngjitëse P 360 ofron fleksibilitet dhe rendiment të lartë, në veçanti gjatë paketimit të njëkohshëm të disa produkteve të vogla.

Mësoni më shumë >

Në restorant

Gatim në një dimension të ri. 

Rritni cilësinë e gatimeve tuaja dhe optimizoni proceset tuaja të punës.

Lexo më tej 

Në dyqan mishi

Cilësia dhe shumëllojshmëria e produkteve janë çelësi i suksesit.

Joshni klientët tuaj me produktet e mishit të cilësisë së lartë në paketime tërheqëse me vakuum.

Lexo më tej

Në shërbimin e kateringut

Efikasitet në të gjithë linjën.

Thjeshtoni proceset e transportit dhe logjistikës në shërbimin e kateringut.

Lexo më tej

Për gjuetarët dhe peshkatarët

Mishi i egër i shijshëm dhe peshku i freskët i sapokapur meritojnë më të mirën e mundshme.

Ruani shijen e plotë të tyre dhe zgjatni afatin e ruajtjes dhe përdorimit.

Lexo më tej

Për shitësit e djathit

Djathi është një pjesë e stilit të jetesës.

Rritni jetëgjatësinë e përdorimit të djathërave tuaj dhe kujdesuni për një mbrojtje optimale të produktit.

Lexo më tej

Për shitësit e peshkut

Më e mira thjesht mjafton.

Kënaqni klientët tuaj me produkte të sapokapura në lumë dhe det.

Lexo më tej

Në shkollën profesionale

Mësimdhënie në nivelin më të lartë.

Përfitoni nga aftësitë e një prodhuesi makinerish me mjaft përvojë dhe nga produktet e tij të cilësisë më të lartë.

Lexo më tej

Na kontakto

Dhënia e pëlqimit*