Zgjidh rajonin
Europe
North & South America
Africa
The Middle East
Asia & Pacific

Makineritë me dhomë me transportier

Automatizim dhe efikasitet - paketim i sasive të mëdha në qeska.

Makineritë tona të ndryshme me dhomë me transportier të projektuara gjithashtu për jetëgjatësi të madhe impresionojnë me rendimentin e tyre të lartë në prodhim dhe me cilësinë e paketimit - edhe në kërkesat maksimale gjatë operimit të vazhdueshëm. Ato janë të përshtatshme më së miri për paketimin e automatizuar të sasive të mëdha në qeska. Procesi i ngarkimit është i ndarë nga procesi i paketimit si rezultat i konvejerit automatik të furnizimit.

Historia e suksesit të MULTIVAC nisi me makinerinë e parë me dhomë vakuumi që Sepp Haggenmüller ndërtoi në vitin 1961. Sot, ne jemi një prodhues lider i makinerive me dhomë vakuumi, me ekspertizë të shquar në përdorim. Portofoli ynë i plotë e mjaft i diferencuar plotëson çdo kërkesë për sa i përket konstruksionit, mënyrës së funksionimit, opsioneve të pajisjeve dhe diapazoneve të kapacitetit e performancës.

Makineritë me dhomë vakuumi me transportier MULTIVAC disponohen në klasa të ndryshme performance dhe falë spektrit gjithëpërfshirës të opsioneve të pajisjes mund të përshtaten më së miri sipas kërkesave tuaja specifike. Ato mrekullojnë me rendimentin e tyre të lartë në prodhim dhe me cilësinë e paketimit - edhe në kërkesat maksimale gjatë operimit të vazhdueshëm. Ato janë zgjidhja ideale për paketimin e automatizuar të sasive të mëdha në qeska. Procesi i ngarkimit është i ndarë nga procesi i paketimit si rezultat i konvejerit automatik të furnizimit.

Në kombinim me pajisjet tkurrëse dhe tharëse, ato mund të zgjerohen dhe të kthehen në linja të automatizuara paketimi me tkurrje.

Avantazhet në një vështrim të shpejtë

Përdorim i lehtë dhe i sigurt

  • Sistem komandimi elektronik dixhital që përdoret me intuitë
  • Shinat ngjitëse, shiritat e konvejerit, pllakat e mbushjes etj. çmontohen pa vegla pune
  • MULTIVAC Hygienic Design™ për pastrimin më të thjeshtë
  • Të gjitha makineritë me dhomë mbajnë vulën e sigurisë "GS"

Cilësi e lartë paketimi

  • Përpunim i sigurt i materialeve të ndryshme të qeskave
  • Cilësi e lartë e tegelit të ngjitjes në sajë të sistemeve të provuara të ngjitjes MULTIVAC
  • Mundësi plotësimi me pajisje gazi mbrojtës, si opsion
  • Pajim që zgjidhet individualisht me pompa vakuumi

Përfitim ekonomik dhe efiçencë

  • Fleksibilitet dhe cilësi e lartë paketimi
  • Konstruksion i fortë dhe jetëgjatë
  • Përdorim efikas i energjisë dhe materialeve të paketimit

Shkarkimet

Chamber machines:
8.80 MB PDF

Shkarkuar PDF

BASELINE P Series:
Chamber Machines
4.70 MB PDF

Shkarkuar PDF

B 210

B 210 është makineria e nivelit bazë për zgjidhjet e automatizuara të paketimit në qeska. Makineria fleksibël dhe me përdorim të gjithanshëm me dhomë vakuumi me transportier mund të pajiset edhe me një konvejer furnizimi të integruar.

Mësoni më shumë >

B 310

B 310 i ndërthur bashkë të gjitha avantazhet e teknologjisë MULTIVAC për makineritë me dhomë vakuumi me transportier në një koncept makinerish që kursejnë vend. Kështu që ajo mundëson paketimin efikas edhe në rrethana hapësire të kufizuara.

B 325

B 325 është një makineri me dhomë vakuumi me transportier jashtëzakonisht ekonomike. Ajo disponon një pajim bazë profesional, si dhe ka opsione të përzgjedhura pajisjesh.

Mësoni më shumë >

B 525

Makineria fleksibël me dhomë vakuumi me transportier B 525 dallohet për cilësinë e shkëlqyer të paketimit, përfitimin e madh ekonomik dhe gjurmë më të vogël. Përveç kësaj, ofron edhe një funksionim dhe pastrim veçanërisht të lehtë.

Mëso më shumë >

B 625

Makineria B 625 me dhomë vakuumi me transportier me performancë të lartë ka të njëjtat avantazhe si B 525, por një vëllim më të madh të shfrytëzueshëm të dhomës së vakuumit dhe rendiment maksimal paketimi.

Mëso më shumë >

Na kontakto

Dhënia e pëlqimit*