- Ndodhesh këtu:
- Faqja kryesore
- Zgjidhjet
- Sistemet për prodhimin e ambalazheve dhe paketimin
- Makineritë me dhomë
- Makineri me dhoma vakuumi për produktet laboratorike dhe të kujdesit shëndetësor
MULTIVAC
MULTIVAC është një prodhues lider i zgjidhjeve të paketimit, me ekspertizë të shquar në përdorim. Portofoli ynë i plotë dhe i diferencuar plotëson çdo kërkesë për sa i përket konstruksionit, mënyrës së funksionimit, opsioneve të pajisjeve dhe diapazoneve të kapacitetit e performancës.
Makineritë MULTIVAC të serisë "TC" me dhomë vakuumi të pajtueshme me "dhomën e pastër", janë zhvilluar në mënyrë të posaçme për detyrat me kërkesa të larta të paketimit në industrinë e shkencave të jetës dhe kujdesit shëndetësor. Ato janë të përshtatshme për paketimin profesional GMP të produkteve nga të gjitha llojet në qeska të përgatitura më parë me materiale nga më të ndryshmet – edhe në lote të vogla produktesh. Pajisjet tona mund të pajisen në mënyrë të tillë që të paketojnë produkte në atmosferë të modifikuar dhe me kontroll të nivelit të mbetur të oksigjenit. Një pajisje ngjitëse me nxehje të vazhdueshme dhe me monitorim të temperaturës (TC) mbështet validimin e proceseve të paketimit. Njësia e tyre e komandimit është projektuar për sigurinë maksimale të procesit, mundësinë e matjeve dhe gjurmueshmërinë. Sistemet e integrueshme të kontrollit kujdesen gjithashtu për një nivel maksimal në sigurinë e përdorimit.
C 700 TC disponon vëllimin më të madh të shfrytëzueshëm të dhomës në serinë "TC". Për rrjedhojë, ajo mund të përdoret për paketimin efikas dhe me siguri procesi të produkteve me vëllim të madh.
Makineria me qëndrim të pavarur C 300 TC e pajisur me një njësi komandimi IPC shquhet për përdorimin veçanërisht të lehtë e të sigurt, si dhe për opsionet e shumëllojshme të pajisjes.
Falë dhomës së madhe të vakuumit, konfigurimeve të shumta të shinave ngjitëse dhe spektrit të gjerë të opsioneve të pajisjes, C 400 TC mund të konfigurohet në mënyrë perfekte me kërkesat tuaja individuale.
C 700 TC disponon vëllimin më të madh të shfrytëzueshëm të dhomës në serinë "TC". Për rrjedhojë, ajo mund të përdoret për paketimin efikas dhe me siguri procesi të produkteve me vëllim të madh.
Makineria me dhomë vakuumi AGV TC është e pajisur me dhomë vakuumi të pozicionuar vertikalisht. Ajo mundëson paketimin efikas të produkteve nga më të ndryshmet në qeska që qëndrojnë në këmbë.