MULTIVAC
Me zgjidhjet tona inovative për paketimin me formim termik, për paketimin në vasketa dhe qeska, me zgjidhjet e mbushjes automatike, si dhe me sistemet tona me konvejer dhe makineritë e paketimit në karton, MULTIVAC konsiderohet prej shumë dekadash ndër ofruesit më të suksesshëm në tregun global.
Portofoli ynë është aq i larmishëm, ashtu si teknologjitë dhe standardet, të cilin ne e kemi zhvilluar për fusha përdorimi dhe produkte nga më të ndryshmet. Ne fokusohemi gjithmonë në nevojat e klientëve tanë – dhe realizojmë zgjidhje, të cilat para së gjithash ofrojnë vlerë të shtuar. Kjo në drejtim të efiçencës së burimeve, të sigurisë së procesit dhe përdorimit, si dhe në drejtim në higjienës dhe mundësisë së përsëritjes së rezultateve.
Klientët në mbarë botën vlerësojnë fleksibilitetin e lartë dhe aftësinë e përshtatjes së koncepteve të makinerive tona, të cilat ne i arrijmë në sajë të konstruksionit modular dhe të integrimit inteligjent të funksioneve dhe të komponentëve shtesë. Falë kompetencës sonë të shquar për të gjithë procesin dhe për hapa të veçantë të procesit, si p.sh. formimi dhe prerja, ne mund të realizojmë me shumë sukses zgjidhje mjaft komplekse pa asnjë rrezik për klientët tanë.
Meqenëse çdo kompani ka qëllime dhe kërkesa specifike, ne i përshtatim makineritë dhe materialet e paketimit sipas nevojave specifike – dhe për rezultatin më të mirë në paketim marrim gjithmonë në konsideratë ndërthurjen midis materialeve, atmosferës, makinerisë dhe produktit.
Ne ju nxisim të rrisni mundësitë e riciklimit të paketimeve tuaja dhe të reduktoni konsumin e lëndëve plastike. Këshilluesit, ekspertët e materialeve paketuese dhe teknikët zbatues të MULTIVAC janë në dispozicionin tuaj në mbarë botën!
Portofoli i produkteve MULTIVAC përfshin teknologji të ndryshme paketimi, sisteme etiketimi dhe kontrolli të cilësisë si dhe zgjidhje të automatizuara. Gama e produkteve tona plotësohet nga komponentët e pvrdorur gjatë procesit të paketimit, në sektorin e ndarjes në porcione, të përpunimit dhe të teknologjisë së pjekjes. Falë kompetencës sonë për linjën e plotë, të gjitha modulet mund të integrohen në zgjidhje gjithpërfshirëse. Ato garantojnë siguri maksimale në përdorim dhe në procese dhe një efiçencë të lartë.